Nga Xhevdet Shehu
Dje u nda nga jeta Sadije Agolli, gruaja e Dritëro Agollit, një nga shkrimtarët më emblematikë të Shqipërisë. Sot do t’i jepet lamtumira e fundit. I qoftë i lehtë dheu aty pranë Dritëroit të cilin e deshi si dritën e syve!
Ikja e Sadijes ishte e papritur dhe e parakohshme për shumë arsye. Jo vetëm se nuk e kishte kohën për të ikur nga kjo jetë, por kishte një vitalitet të paparë për të përjetësuar veprën e Dritëroit. E kush më mirë se ajo që i njihte çdo nerv dhe qelizë, shkrimtarit dhe bashkëshortit të saj të shquar, mund ta bënte këtë?
Shprehja brilante se pas një burri të shquar, ndodhet doemos një grua e shquar, në këtë rast ka një kuptim perfekt. I kam thënë këtë Dritëroit në sy të Sadies dhe ai ma ka miratuar këtë. Veprat e mëdha që ka shkruar Dritëroi gjatë më shumë se gjysmë shekulli dhe që hyjnë në fondin më të shquar të letrave shqipe, vërtet kanë emrin e Dritëroit, por ato kanë dhe një bashkautor: Sadijen. Ajo ka qenë për më shumë se gjysmë shekulli lexuesja e parë e gjithçkaje që shkruante Dritëroi, redaktorja e parë dhe kritikja e parë e tij. Këtë që po them unë e kam përjetuar dhe mund ta dëshmoj me fakte. Ia merrte copërat e letrave nga xhepat, ku Dritëroi shkruante shprehje të mençura, copëza dialogjesh, vjersha, subjekte tregimesh e romanesh dhe ia ruante me shumë kujdes. Sepse ajo e njihte më mirë se askush se cili ishte Dritëroi. E deshi pambarimisht, e vlerësoi dhe e adhuroi si askush tjetër në këtë botë! E nga kjo dashuri marramendëse, i shkoi dy vjet më pas atje pranë… Ndjente mungesën Dritëroi për të apo ajo ndjente mungesën e Dritëroit? Nuk e di. Fakt është që sot Sadija do të shkojë të prehet pranë Dritëroit.
U prehshin në paqe të dy këta njerëz të mirë!
Mund të shkruaj pambarimisht për Dritëroin dhe Sadijen. Sot është dita e Sadijes, e ndarjes fizikisht me këtë grua fisnike dhe të mençur, ndaj më duket sikur mëkatoj që flas më shumë për Dritëroin se për të. Ajo ishte një monument më vete. Por Sadija nuk do të më zemërohej për këtë mëkat. Sikurse dhe Artani dhe Elona, bijtë e mrekullueshëm të Sadijes dhe të Dritëroit…
Unë e kam njohur shoqen e madhe të jetës së Dritëroit, ndaj dhe kam pasur dhe kam një respekt të madh për Sadije Agollin. Bashkëshortësia e saj më Dritëroin ishte një amalgamë njerëzore e admirueshme në të gjitha aspektet. Sadija e donte marrëzisht bashkëshortin e saj të shquar sa kishte marrë të gjitha huqet e tij. Mbase edhe Dritëroi kishte marrë nga ajo. Po ju sjell një fakt domethënës: Në disa dedikime dhe letërkëmbime që ruaj prej çiftit Agolli unë nuk jam në gjendje ndonjëherë të kuptoj se cili është shkrimi i Dritëroit dhe cili i Sadijes. Ata shkruanin gati njëlloj, me të njëjtin stil komunikimi dhe intelekti, të ortografisë dhe të drejtshkrimit. Aq shumë ishin shkrirë me njëri-tjetrin. Një aliazh që nuk u ndryshk deri në fundin e jetës së tyre fizike. Edhe ky mendoj se është një element i dashurisë së tyre të madhe…
Prandaj i kam respektuar dhe dashur ata. Dhe do ti kujtoj përjetësisht me dashuri.
Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të Dritëroit, Sadija po punonte intensivisht për një libër me kujtime të miqve bashkëkohës të Dritëroit. Libri ishte drejt përfundimit. Mbi 90 për qind ishte dhe është i kryer, falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të Sadijes. Disa nga këto kujtime janë botuar në gazetën DITA.
Një ditë para se Sadijes t’i binte hemorragjia e rëndë cerebrale që i mori jetën, unë kam pasur një bashkëbisedim të gjatë me Sadijen për fatin e këtij libri dhe për autorë të veçantë që duhej të përfshiheshin në këtë libër. Ishte një bashkëbisedim prekës. Nuk do ta harroj kurrë atë bashkëbisedim. Ajo që më bënte përshtypje në të gjitha bashkëbisedimet e shpeshta që kam pasur me Sadijen (sepse Dritëroi nuk mbante telefon celular) sa herë doja të komunikoja me Dritëroin do të flisja me doemos me Sadijen. Ato që më thoshte Sadija përputheshin tërësisht me ato që më thoshte Dritëroi. Janë histori letrare, politike e shoqërore këto të cilat i ruaj si brilante në kujtesën time. Fotografitë që kam me shkrimtarin dhe poetin e shquar janë dëshmi autentike për këto që po them.
Por sot është dita e Sadijes. Dita e ndarjes fizike me të.
Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të Dritëroit, Sadija e përkujtoi shokun e një jete për më shumë se gjysmë shekulli, duke botuar letërkëmbimin e tyre shumëvjeçar. E ka titulluar “Dashuri në moshën e Krishtit”, duke iu referuar moshës së Dritëroit, kur ata u njohën. Në këtë përmbledhje janë përfshirë letrat që Sadija dhe Dritëroi i kanë dërguar njëri-tjetrit në vitet e para të njohjes, por edhe më vonë për të kujtuar kohë të vjetra apo për t’i thënë njëri-tjetrit gjëra që nuk i thoshin dot me fjalë.
Libri është i pajisur me një parathënie të shkruar nga vetë Sadije Agolli, përmes së cilës ajo ndan me lexuesin dhimbjen, mungesën, një vit të gjatë dhe të vështirë pa njeriun e dashur. Ajo rrëfen copëza nga përditshmëria e tyre së bashku, por edhe kujtime të hershme… Janë momente të bukura dhe të vështira, të cilat jo rrallëherë, Dritëroi i kthente në vargje.
Tashmë që Sadija iku nga kjo botë, e kuptoj se çfarë thesaresh kemi humbur. Vetë Dritëroi më pat thënë dikur se “Eh, ç’mund të shkruaj unë për kujtimet e kësaj jete. Por unë jam shpirtdhimbsur. Më dhimbsen edhe kundërshtarët dhe nuk më pëlqen t’i shoh se si vuajnë nga mëkatet që kanë bërë. Por, jam edhe ipamëshirshëm. Do t’i lë kujtimet e mija nën jastëk e le të botohen pas vdekjes sime. Sadija do të merret me to…”
Unë nuk e di fatin e kujtimeve të Dritëroit. E kisha lënë të bisedoja me Sadijen këtë në një kohë të volitshme, pa menduar kurrë se ajo do të ikte kaq papritmas… Ndjej keqardhje të thellë dhe shumë i penduar që nuk nxitova t’ia merrja ca kujtime Sadijes…
****
Botuar sot në Dita

Shkrimi me i bukur per ndarjen nga jeta te Sadije Agollit.,Te lumte pena Xhevdet!
Ka qene si nje Sofia Andrejevna ne miniature.Por ndryshe nga Tolstoi,Driteroi nuk u besdis kurre nga kujdesi i tepruar i saj.
ah, ah ah, te dy ‘komisarët’ e dritës , po vajtojnë sot,
vu lotët komisarët, vu lotët dhe unë, su përmbajta dot,
kujtimet nën jastëk,ç’bëri Sadija me to,i nxori apo jo ??
se për kto anonimet poshtë jastëkut s’të falni juve…
ah, si nuk nxitove mar Xhevo, si na le kështu injorant pa të poshtmen e jastëkut…
po mos u helmo kaq shumë, as për Sadijen, as për jastëkun, ju shokët e idealit, në një vend do mblidheni të gjithë, në ferrin që gjithë jetën gatuat,
atje bëni mbledhje sa të duaç, me dhe pa jastëk
Black Sorra e keni nxirrè shumè pak, duke patur parasyshè skèterèn qè flè nè shpirtin tènd ! Nè ferr kur tè shkosh vendi yt do tè jetè njè vènd afèr Saliut ! Have a nice trip !
Swan, o Sorrë,
E ke treguar vehten që je ordinere, thjeshte njeri lig.
O Xhevdet …..Oh medet
Mos u a ver veshin, jane ata te luftes se Kllasave, te kujtohet ?
Ne mejtuam qe i shojtem, por nuk qenkan shojtur ore jo.
Jane akoma gjalle
Duhet të kishit shuar gjithë Shqipërinë…do kishit bërë më mirë…se si tha Churchill….komunizmi të keqen me te madhe e ka që njerzit dalin të çmendur prej tij….
Si nje shoqeri kalbesirash e trasheguar nga nje marezi e denancuar dhe e peshtire pa meshire ,si jashte dhe brenda I ka ngelur te shkruaj dhe te kujtoje vetem sinbolet
e kasaj kalbesire te madhe ,si nostalxhi dhe vlere qe e percakton sakte ,, kush eshte kjo shoqeri e trasheguar …
Ke të drejtë, këto akoma spiunët qajnë ..
Sadija na la!
Tue lexue sot portalet se si e kjashin me lot largimin nga rradhet e Partise te shoqes Sadije Agolli, mu kujtue :
Ne vitet ‘80-të Sadije Agolli qillon në trenin Shkoder-Tirane dhe në vagonin e saj ishte nji grup nxanesish nga nje shkolle e Korçes qe kishin shkue per eskursion në Shkoder.
Nxanesit rrugës në tren këndojne kange korçare e knaqen gjatë udhetimit. Sadija u flet miqesisht, ua merr te dhanat, kush ishin e nga cila shkolle vinin. Të nesermen shoqja Sadije e ngre si problem ne Komitetin Qendror te PPSH-së sjelljen e nxenesve sepse “Nxënësit në tren nuk kënduan kenge per Partine dhe Shokun Enver si dhe per socializmin qe ndertohej me sukses.”. Shoqja Sadije per kete gja shkruan edhe artikull te gazeta “Mesuesi” ku kritikon me partishmeri te larte mesuesit mikroborgjeze.
Si rezultat i vigjilences se Shoqes Sadije mesuesit direkt hiqen nga puna, shkarkohen dhe i dergojne per riedukim ne bazë si punetore krahu në bujqesine socialiste.
Po ti vicidolistja cne u ndodhe ne Trenin me Korcare..
Ne vitet 80 kendonim ca na donte qefi dhe nuk na thosh njeri plac..
Vazhdoni ngeleni ne stadin e gjysmakut primitiv, as kafshe e as njeri..
Nderime dhe respekt pa fund per Sadijen, kete Grua të shquar!
Zakonisht thone se prapa nje Burri te suksesshëm qendron nje Grua e forte.
Po ,Sadija ishte nje Njeri i dashur dhe i thjeshte gjer në madhështi!
Kam patur rastin te njihja Sadijen qe Student.
Ajo punonte redaktore te gazeta “Mësuesi”….
Që ne vitin e pare student per Gjuhë-letersi ,per hoby, por dhe për arsye ekonomike , qe te lehtesoja prinderit e mi te varfër, shkruaja me honorare ne shumë gazeta qendrore.Sadija mbulonte sektorin e Artit dhe Letërsise dhe me ngarkonte si bashkpuntor i jashtem te beja recensjone librash te rinj, kritike letrare per aktivitete si teater, filma, botime te reja dhe aktivitete te tjera te fushes se artit, …Gazeta i paguante si honorare dhe Sadija me ndihmonte duke redaktuar shkrimet.Nje ndihme e madhe per nje debutues te ri…Sikur e kam para syve Sadjen e dashur e të thjeshte…
Prapa kesaj Gruaje te madhe me dukej se shikoja bashkshortin e saj te shquar, Dritëroin, shpirtin artistik te Popullit shqiptar, Enciklopedin e tij letrare.
Iku shpejt nga jeta Sadija tek Driteroi i saj i dashur.
Ata kishin lindur për njeri-tjetrin…
Të qofte i lehte dheu i Memedheut ton te shtrenjte, SADIJE AGOLLI…!
Pergezime Xhevdet për ketë shkrim realist , te shkruar me dashuri.
Shife shife Net bulmezi ?
Paska qene i taves.
Po’ pse moj e Kozmait ?
Edhe kete te fundit komuniste e bere ?
Ptu, rrace e poshter.
O Sallake,
Qënke dhe racist, mor ti lerofsba te gjitha vrimat e Kokes ndersa ate Sumën tende te qelbur kam nje Hu gardhi me gërvexha,
se të qënka hapur shumë Suma.
Dy komunista me pak dy qene me pak
Sadija na la!
Tue lexue sot portalet se si e kjashin me lot largimin nga rradhet e Partise te shoqes Sadije Agolli, mu kujtue :
Ne vitet ‘80-të Sadije Agolli qillon në trenin Shkoder-Tirane dhe në vagonin e saj ishte nji grup nxanesish nga nje shkolle e Korçes qe kishin shkue per eskursion në Shkoder.
Nxanesit rrugës në tren këndojne kange korçare e knaqen gjatë udhetimit. Sadija u flet miqesisht, ua merr te dhanat, kush ishin e nga cila shkolle vinin. Të nesermen shoqja Sadije e ngre si problem ne Komitetin Qendror te PPSH-së sjelljen e nxenesve sepse “Nxënësit në tren nuk kënduan kenge per Partine dhe Shokun Enver si dhe per socializmin qe ndertohej me sukses.”. Shoqja Sadije per kete gja shkruan edhe artikull te gazeta “Mesuesi” ku kritikon me partishmeri te larte mesuesit mikroborgjeze.
Si rezultat i vigjilences se Shoqes Sadije mesuesit direkt hiqen nga puna, shkarkohen dhe i dergojne per riedukim ne bazë si punetore krahu në bujqesine socialiste.
Të lumtë goja….Pakësohet poshtersia
Komunistët shqiptarë dhe krejt KOMUNISTËT e botës jua qifshin robtë e shpijave juve antikomunistëve shqipfolës të pas 1990-ës !!!
Marks !
Kam idene se te mungon dicka, por nuk po’ e gjej dot se cfare! Mbase edukata, por prap nuk jam i sigurte.
Shkrimi jot eshte intetesante por me interesante eshte i yti nickname.
Duhet të kishit shuar gjithë Shqipërinë…do kishit bërë më mirë…se si tha Churchill….komunizmi të keqen me te madhe e ka që njerzit dalin të çmendur prej tij….
Sadija qe e burgosi Driteron ne palatin e tij e qe nuk hapte d’été per miqte qe Dritero donte po vêtem per miqte e Partise..sadija qe gjuente cilin shkrimtar t’a merr burr sipas pozites ne Parti . Arriviste déri ne fund.
D’hystérique qe dall pak neper bote ,jashte Tiranes e miqte e Sadijes thonte Agolli dilue.
Qyqa nuk flet as shqip moj gra..
Shko moj mbytu halemadhe..
Lahet shpirti juaj, shpirtqena
RROFSHIN E FITOFSHIN ( dhe kanë për tjetuar dhe kanë për t’fituar) PËRJETË TË JETËVE KOMUNISTËT SHQIPTAR që kanë qenë KOMUNISTË TË VËRTETË edhe deri në vitin 1990 dhe që vazhdojnë të jenë KOMUNISTË TË VËRTETË edhe pas vitit 1990 sepse, vetëm ATA janë NJERËZ dhe SHQIPTARË të vërtetë !
VDEKJE TË PËRHERSHME të gjithë shqipfolësëve ANTIKOMUNISTË të prej pas vitit 1990 e më pas, VDEKJE !!!
S’ka me keq se te pergojosh te ndarin nga jeta njerzore.vec;
– jo NJEREZIt e bejne kete..
***.
Sadia Agolli shkoi atje ku i dhimte shpirti .Driteroi i duhej asaj sa ajo AIJ ….
Keq ne vej ne kete menyre te pa pritur.
I perjeshem kujtimi saj.Kurajo femijeve dhe dashamiresve.
Guri Naimit D.
Komunistet e Dites po fshijne qurret per Sadien. Ngushellime shoke. Partia do nderhyje qe shpirti i sadijes te mos internohet ne ferr.
Nuk ke dale akoma nga Spaci ti?
Pseudonimi shoku Pikatorja. Spacin nuk e kam njohur, sepse nuk i perket moshes time. Por di qe ish diktatura burgoste aty njerez te pafajshem, thjesht sepse ishin te mendimit ndryshe nga hipokritet dhe masat e dhunuara nen rregjimin Komunist, te cilat kullosnin te “lumtura” buken e misrit, nen udheheqjen e Partise.
Ti di nje mut, qe ti biem shkurt, askujt nuk ja ndjen per qurravitjet e tua qe kujton se populli ua ka borxh.nje e me dy ti shfryni si ato kuisjet e minjve te carkut.
Ka edhe te tjera gra anonime qe jane shume me me vlera se Shoqja Sadije po shoqes po I ngrini lapidar, se pari si komuniste e percelluar per Partine dhe nje burre po AQ komunist me pare she shkrimtar
Sadije Agollit !Perse me kaq nxitim per tek Driteroi?Perse nuk i the edhe ti vdekjes ;.”.Prit dhe pak..” apo nuk durove dot disa prej ketyre larte,qe mezi paskan pritur qe te vdisje edhe ti?
Ngushellime familjareve!
te gjithe adhuruesit e driteroit, jane me nostalgji “komuniste” . qe ne vitet 70 zbulova se s’kishte asnje komunist . mos genjeni veten kote . ky popull nuk di c’eshte altruizmi dhe “shoku” DRITERO e vertetoi duke shenderruar partine komuniste (fallso) ne parti socialiste (borgjeze) me e djathte se e djathta . ps. qe te tregojme pak respekt per te majten e sotme, duhet te futen edhe njehere ne burg “ish te perndjekurit” dhe te varen ne litar “ish pronaret”
Mjerisht në Shqiprri po kristalizohet nje brez injorantësh. Shume prej tyre as e kane idene se demokracia eshte bashkjetese idesh shpesh edhe te kunderta!
Janë ca egoiste te qelbur qe nuk e duane mendimin ndryshe.
Sikur njerzit te mendonin te gjithe njelloj, do ish mjerimi madh, thote gjenia e Anshtainit,
Po hajde mbushu mendjen ca zorraxhinjve.
Nuk i mban kot vetem Amerika 20 perqind te te gjithe te burgosurve te Planetit.
Shoku Vjosa. Me vjen per te qeshur kur ti flet per mendimin ndryshe. Ne kohen e Sadies, dhe po te te degjonte Sadia ate mendimin ndryshe, ti do ishe Armik i popullit e do kalbeshe ne burgjet e drejtesise Komuniste, per agjitacion e propagande. Sa shpejt harron njeriu.
Zoti Gani,
Ne se e meriton te them “zoti”…
Nuk e di sa e ke njohur Sadije Agollin, por me aq sa e kam njohur une,
nuk i ka ardhur gje e keqe kurrkujt nga Sadija, nje shpirt njeriu,
Rob Zoti,
sic thone shkodranet,
nje SHEMBULL I VIRTUTIT NJERZOR…
Ajo cfare mungonte tek Driteroi ,
e plotesionte Sadija
Dhe ajo cfare mungonte tek Sadija,
e plotesonte Driteroi.
Gabimet e regjimit mos ja ngjit as Sadijes as Driteroit.
Deri ne 1970-en, ai regjim beri me te miren per Shqiperine e prapambetur analfabete dhe turkoshake.
Regjimet vene e vijne. Nuk eshte me pak te meta regjimi i sotem.
Kaq di te them une.
Rregjimi nuk i beri me magji gabimet dhe diktaturen, por kishte mbeshtetjen dhe zellin hipokrit te atyre qe i sherbyen dhe e mbeshteten, duke bere krime kunder njerezimit dhe shkaterruar familje e jete njerezish. Diktatura nuk do te ishte e mundur pa ta.
Korigjim:
Lexo ” Genti”, ne vend te “Gani”.