Pas 15 vitesh martesë, me dy fëmijë të ardhur në jetë, lidhja e tyre shkërmoqet. Nuk duam të hyjmë në jetën e askujt, por kur bëhet fjalë për djalin e ish-kryeministrit dhe një prej politikanëve më protagonistë në këto 24 vite gjërat ndryshojnë. Aq më tepër që Sali Berisha ka pasur gjithmonë fiksim që kundërshtarët e tij politikë t’i shajë nga gratë, prindërit dhe familja. Djali i tij, Shkëlzen Berisha u martua më një grua që i ati nuk e pranoi si fillim, por i biri nuk e pyeti shumë dhe në atë kohë bëri atë që deshi. Pas 15 vitesh Zeni dhe Sadija nuk janë më bashkë. Ajo jeton në Suedi, së bashku me fëmijët e saj, ndërsa ai në Tiranë, ku bashkëjeton me Armina Mevlanin dhe prej disa ditësh lidhja e tyre nuk është më e fshehtë, pasi që të dy e kanë dalë publikisht, edhe me foto madje. Të interesuar se cili do të ishte reagimi i ish-bashkëshortes së tij pas ndarjes dhe zhvillimeve të fundit të jetës së babait të fëmijëve të saj, “Dita” mori një përgjigje të prerë nga gruaja e divorcuar, znj.Sadije Berisha.
“Tashmë, unë nuk jam një person shumë interesant për publikun, pasi nuk jam më e martuar me një person të rëndësishëm dhe për më tepër nuk jetoj më në Shqipëri. Ju keni dikë më interesante dhe të gatshëm që të jetë publik për të intervistuar tani. Unë nuk kam asnjë dëshirë për të qenë publike në këtë pikë. Dhe nuk kam asgjë interesante për të promovuar”- shpjegohet Sadija në mesazhin dërguar Ditës.
Me diplomaci dhe kujdes për të mos përmendur emra, ajo vazhdon duke argumentuar se
“Jam e sigurt se ju dhe publiku dini të paktën një prej arsyeve të divorcit tonë, por unë dhe fëmijët jemi të lumtur dhe e kemi hedhur pas krahëve këtë gjë. Publiku nuk ka interes për jetën time të zakonshme, por të lumtur do të thoja”- pohon Sadija nga Suedia e largët.


Shtypi duhet te japi informacione per gjerat kardinale duke i sherbyer e ndihmuar qytetarin e jo te beje shmangjen e vemendjes se tij me idiotesira nga me te pa rendesishmet e me vulgaret .Komercialja ne sensin me vulgar te saj meret me ngjyrat e brekeve te individeve te pa rendesishem…