Sadije Agolli: Kur u martova me Dritëroin

DITA Online

 

“E shtunë, vesha fustanin e bardhë; Kisha zgjedhje edhe kostumin kombëtar, por ishte mjaft i ngarkuar dhe rëndonte shumë. Unë isha 54 kg dhe benevrekët më rrinin të mëdha.

Ai ishte një kostum popullor i trashëguar, që kalonte nga një nuse te tjetra. Më përgatitën dy gra, duke më lyer fytyrën me sarikan.

Por ajo ishte tepër e fortë për lëkurën time të bardhë, me cipë të lëmuar e tejet të bardhë, lëmuar vetëm me ujin e ftohtë të çezmës. Kështu lëkura u acarua dhe u skuq vende-vende dhe vetëm me fasho prej lecke të lagura me ujë të ftohtë u kthye në gjendjen e mëparshme.

Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë, vilë e bukur dykatëshe, me shumë lule, me dy selvi të larta, me një portë të madhe e të rëndë druri.

Ishin ftuar tërë të afërmit; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë, 5 djem e 5 vajza, që mbarova shkollën e lartë.

Dritëroi erdhi në dasmë me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli, Njazimi.

Dritëroi ishte shumë i gëzuar, pak i trullosur e i ndrojtur, ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi, pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar.

*Pjesë nga ditari i Sadijes, 4 korrik 1965.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Te pacim dhe pleqeri te mbare,me pasardhesit ne krah e nderuara Sadie Agolli, qe na sjell ato momente gezimi,jo vetem per Ju.Une kam patur fatin, pos te tjerave per simpatine dhe njohien e Dritero Agollit shkrimar), njohienqe ne vitet 1955-58,ushtar ne reparitn 9951(Vainit) TajarAgolli, oficer i nderuar e respektuar , miqesi ruajtur ne vite,.pos faktit une nje jete MESUES pas ushterie, krijimet e te madhit Dritero Agolli patur dobesi.Kjo dhe per faktin,Driteroi pire rakine dhe henger darke,me Xhevahir Spahiun ne krah,Vizituar Frasherin Naimjan sa, tek Daja im,Luftetar i shekullit,ne Mican te Dangellise Naimjane,ato vite ata shkuar.Po nuk do harroj,dhe shishen e rakise,shpene si dhurate nga Ai,(dajo Vasua,ne ate shtepi,ku ju i dhate lamtumiren e fundit). Me keqardhie une tej ne emigracion perlotur.
    I perjetshem kujtimi i Tij Kryevepra POEIKE lene sa ate poezine e tij -DEVOL-DEVOL..une dobesi..
    Nga tej oqeani e kujtojme dhe respektojme
    Dh.Xhoga(Guri Naimit D
    qe dhe i ndieri Agolli, ma ,pagezoi,)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *