Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sadiku, çmimi 5 milionë euro
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Sadiku, çmimi 5 milionë euro
Sport

Sadiku, çmimi 5 milionë euro

anazapta
Published December 27, 2012
Share
SHARE

Klubi i Luganos i vë një çmim sa dyfishi i klauzolës për prishjen e kontratës

 

Nga 700 mijë franga zvicerane, në 5 milionë euro, ky është ndryshimi i çmimit të Armando Sadikut që nga transferimi te Lugano, vetëm katër muaj më parë. Ose të paktën ky është pretendimi që ka klubi i ligës së dytë zvicerane për të shitur sulmuesin më të mirë të kampionatit. Lugani e bleu në fund të gushtit sulmuesin e kombëtares shqiptare nga Lokarno, për 700 mijë franga, por paraqitja e elbasanasit ka bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra të tjera, kryesisht nga jashtë Zvicrës dhe pothuajse të gjitha në ligat e para. Pretenduesit më të mëdhenj për sulmuesin kuqezi janë nga Italia, ndërsa më pas vjen Gjermania. Nisur nga ky fakt, Lugano i ka varur lojtarit të vet më të çmuar një “etiketë” me çmimin 5 milionë euro, duke e bërë atë futbollistin më të shtrenjtë shqiptar, pas Lorik Canës. Çmimi i vënë nga Lugano e tejkalon edhe klauzolën e largimit të parashikuar në kontratë në momentin e transferimit nga Lokarno. Vetë Sadiku ka bërë të ditur më parë se klauzola është në vlerën tre milion franga, rreth 2.5 milionë euro, madje lojtari mendonte se klubi mund të ulej edhe më tepër nëse dikush do ta merrte që në janar elbasanasin. Deri tani ka ndodhur e kundërta, pasi zviceranët e kanë dyfishuar shifrën e largimit, megjithatë vështirë se dikush do t’ua plotësonte të gjitha dëshirat. Shifra të tilla do të ishte i gatshëm të paguante pa mëdyshje vetëm ndonjë klub nga Anglia, ku një futbollist shqiptar e ka thuajse të pamundur të sigurojë lejen e punës. Ndaj është normale të mendohet se në rast se ndonjë klub do të ulet në tryezën e bisedimeve me Luganon për Sadikun, me siguri që zviceranët do të bëjnë ulje. Aktualisht, Sadiku kërkohet nga disa skuadra të Serisë A, si Fiorentina, Torino, Siena e Katania, ndërkohë që nga Gjermania i interesuari i vërtetë ka mbetur Mynih 1860, pas përfoljes për interesim edhe nga Borusia Dortmund në tetor.

 

Shifrat e Sadikut

 

700 mijë

Franga zvicerane ishte shifra që pagoi Lugano për blerjen e sulmuesit nga Lokarno.

 

3 milionë

Franga (rreth 2.5 mln euro) është klauzola e largimit në kontratën e nënshkruar me Luganon.

 

5 milionë

Euro është çmimi që klubi zviceran ka vënë për shitjen e sulmuesit në merkaton e janarit.

 

11

Gola ka shënuar Sadiku, duke qenë shënuesi më i mirë i ligës së dytë zvicerane

anazapta December 27, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?