Klubi gjerman interesohet për sulmuesin, në janar duket i sigurt largimi nga Lugano
Armando Sadiku vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur për merkaton e janarit, jo thjesht duke llogaritur vetëm futbollistët shqiptarë. Emri i tij po përmendet përherë e më tepër i shoqëruar me klube të ndryshëm futbolli. Së fundi, emri i ri në listën e të interesuarve për sulmuesin e Shqipërisë është Kaizerslautern në Gjermani. Siti zviceran fussball.ch ka bërë të ditur se skuadra gjermane dëshiron shqiptarin, ashtu si dhe Servete i Gjenevës, ndërkohë qëm më parë ka njoftuar për interesimin e dy italianeve të tjera, Lacio e Peskara.
Kaizerslautern aktualisht gjendet në ligën e dytë gjermane, por është ndër favoritët për t’u rikthyer në Bundesliga 1, çka do ta bënte një destinacion të pranueshëm për Sadikun. Në të kundërt, Servete aktualisht është në ligën e parë zvicerane, por në vendin e fundit dhe duket i pashpresë për t’i shpëtuar rënies. Edhe në rast se ia arrin, disa ditë më parë, për gazetën “Dita”, Sadiku u shpreh se dëshiron të largohet nga Zvicra dhe është e natyrshme, duke parë që ka oferta nga klube mjaft prestigjioze, në Gjermani, Itali dhe Angli. Me kaq shumë oferta, tashmë duket i sigurt largimi i Sadikut nga Lugano, për të cilin ka shënuar dhjetë gola.
10
Gola ka shënuar Sadiku me Luganon në kampionat, duke qenë shënuesi më i mirë i ligës së dytë zvicerane
8
Skuadra janë përmendur deri tani si të interesuara për Sadikun: Dortmund, Kaizerslautern, Mynih 1860, West Ham, Fiorentina, Lacio, Katania, Peskara, Servet