Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku i ka surprizuar të gjithë me super golin e realizuar sot nga një distancë prej 40 metrash në sfidën ndaj Bazelit, e cila përfundoi në shifra të barabarta 1-1.
Ai tregoi klasin e tij, duke lëshuar një të djathtë të kalibruar dhe topin e dërgoi në trekëndësh. Portieri mik ngeli thjesht si spektator i çudisë së ‘bomberit’ të kombëtares.
Ndërkohë në organikën e skuadrës së Bazelit ishte edhe Taulant Xhaka. Ky i fundit ka treguar habi duke vënë duart në kokë për perlën e sulmuesit shqiptar. Të dy shqiptarët nuk shpëtuan pa u ndëshkuar në këtë përballje me karton të verdhë.
v.l/ Dita

Une mendoj se gjuatja qe nga 72.31 metra.
Te duhet meter i ri!
Jo 40m, duket aty ke 26m…por megjithate kryegol.
Gjithmon goli i bukur asht at’here kur edhe hedhja e portierit asht po e bukur.E kjo duhet te quhet komplet bukuri fantastike e persosun e golit.Me shume te drejte krenohet lojtari Sadiku e meriton dhe e perqafon me shume krenari dhe traineri.
Une i kam ba gol protjerit te NSHRAK -ut(kampionati i ndermarrjeve) Shkoder ish dikur portier i vllazenise (Cen Veja)nga 40 m distnace.Nuk ishte gol i bukur sepse portjeri qendroj ne vend u hodh po topi kaloj posht kembeve te tija sikur ishte duke ndenjur kembe kryq(turqisht) dhe i hapi rrugen topit.Dhe u cudita si kaloi topi ne rrjete.