Sulmuesi elbasanas është në listën e përforcimeve të TSV 1860
Armando Sadiku është një nga kandidatët për sulmin e TSV Munih 1860, skuadra e ligës së dytë gjermane. “Luanët” bavarezë nuk janë duke bërë një sezon të mirë, dhe çalojnë sidomos në fazënm ofensive, ku kanë sulmin e katërt më të dobët në Bundesligën 2, me vetëm 19 gola të realizuar në 17 javë. Sa për krahasim, kryesuesja Herta e Berlinit ka shënuar 33 gola. Pikërisht, për mungesën e realizimit në vijën e parë, ku shkëlqen vetëm 31-vjeçari Benxhamin Lauth, autor i tetë golave, por tashmë i pezulluar për katër javë. Gazeta gjermane “Abenzeitung Munchen” ka hartuar një listë prej pesë kandidatësh të mundshëm, ku një prej tyre është sulmuesi elbasanas i Luganos, Armando Sadiku. Katër të tjerët janë Rob Friend i Eintrahtit të Frankfurtit (29 vjeç, kanadez); Olivier Osean, po i Eijntreahtit të Frankfurtit (31 vjeç, kanadez); Florian Niderlehner i Unterhachingut (22 vjeç) dhe Shtefan Leks i TSV Bubahut (21 vjeç).
Drejtori sportiv i TSV Munih 1860, Florian Hinterberger, tha për gazetën gjermane se, po pinon intesivisht për të sjellë një sulmues në Munih. Kjo do të ndodhë në merkaton dimërore. Presidenti Aleksandër Shmidt kërkon një “njeri me përvojë”, ndërkohë që “luanët” janë gati të paguajnë. Gazeta gjermane “Abendzeitung Munchen” i ka bërë dhe një profil të shkurtër Armando Sadikut dhe mundësisë së shqiptarit për të luajtur në Bundesligë. “Qysh në muajin shtator u përhapën zëra se (drejtori sportiv) Hinterberger dëshironte ta merrte lojtarin e kombëtares shqiptare. Edhe Borusia e Dortmundit e ka ndjekur Sadikun. 21-vjeçari i vlerësoi ‘Luanët’ atëherë si një ‘klub interesant’. Në sezonin aktual ai ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje. Sezonin e kaluar ai realizoi 19 herë në 27 ndeshje. Nëse 21-vjeçari do të ishte një përforcim i paramenduar, duket paksa e vështirë’. Gazeta u ka bërë gjithashtu një minianalizë katër kandidtaturave të tjera, por me ato që shkruhet Sadiku duket si më i vlerësuari. Tani mbetet për t’u parë nëse sulmuesi i Shqipërisë do të pranojë të shkojë te një skuadër pa shanse për t’u ngjitur një kategori më lart, në një kohë kur e kërkojnë skuadra të ligave të para në Gjermani e Itali.
Djale i talentuar qe meriton nje skuader me te mire se sa kategoria e dyte:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html