Janë ditët e fundit të merkatos dhe për Armando Sadikun transferimi në një tjetër skuadër, më cilësore se Lugano, është tashmë një garë kundër kohës. Futbollisti i kombëtares shqiptare, një prej emrave më të lakuar këtë verë në tregun e shitblerjeve të kuqezinjve, sic raportojnë dhe mediat zvicerane, është pranë një kalimi në kampionatin italian, dhe më ekzaktësisht te skuadra e Xhenoas, e cila që prej një muaji ka shfaqur interes për sulmuesin. E përditshmja zvicerane “Blick bën të ditur”, se e ardhmja e sulmuesit të Luganos duhet të zgjidhet brenda këtyre ditëve dhe marrëveshja ka shumë gjasa të arrihet pikërisht me italianët, raporton Sport News.
Sadiku, që ishte golashënuesi kryesor i skuadrës së tij sezonin e fundit, ka mundur të realizojë vitin e kaluar 19 gola në 27 ndeshje, duke qënë dhe “Këpuca e Artë” e divizionit të dytë helmet. Megjithatë, për shërbimet e Sadikut nuk ka shfaqur interes vetëm klubi i Serisë A, Xhenoa, por gjithashtu një sinjal ka dërguar dhe gjigandi i futbollit vendas, Bazel, që e shikon Sadikun si një investim të mirë për sulmin. Ndërsa ka zëra gjithashtu se dhe disa ekipe të Premier Ligës kanë trokitur në dyert e Luganos për Sadikun, por në fund ajo që do të bëjë diferencës do të jetë oferta financiare dhe njëkohsisht dëshira e presidentit të klubit zviceran, Anxhelo Renxeti.
