Sadri Abazit i japin kurajë në Facebook

redaktor

“Përplasja” e ditës së enjte mes Sali Berishës dhe Sadri Abazit ka zbritur në Facebook. Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij akuzoi deputetët e majtë se ardhja në pushtet e tyre pati një qëllim të vetëm, të mbyllin dosjet e tyre. Nga vendi reagoi deputeti socialist Sadri Abazi dhe shpërthyen fyerjet kundrejt njëri-tjetrit. Në faqen e tij në rrjetin social, Abazi ka postuar videon nga seanca e Kuvendit, ku ai ka replikuar me deputetin Berisha dhe reagimet kanë qenë të shumta. Atë e urojnë dhe i japin kurajë që ai të vazhdojë me këtë ritëm. P.Cane i shkruan: “Bravo z. Sadri, mirë ia bëre atij plehrës, po ai njeri nuk ndryshon ai është shumë i lig, e gjithë poshtërsia është mbledhur tek ai njeri, ai njeri plumbin e ka pak. Duhet që ta demaskoni në çdo rast dhe injoroni gjithmonë”. Ka dhe nga ata që duan të marrin shembull të  tjerët nga reagimi i deputetit. Edmond F. komenton: “Përgezime Z Sadri! Ishalla marrin shembull dhe deputetët e tjerë dhe me kurajë t’ia tregojnë shqiptarëve se kush është Saliu

sadriu abazi

Share This Article
2 Comments
  • sadriu eshte deputet kurajoz,trim dhe punetor. me kujtohet se si i mbrojti kutite qe te mos manioulohen.saliut ja ka bere mire ,krimineli keshtu e do.

  • mjer ne te shkretit se ata bejn sikur zihen dhe jasht ndajn fitimet pergjysem se po te shikosh sadriu me salen u ba bos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *