Kjo mund te quhet nje sage bashkohore ballkanike. Ja si eshte historia e sagës. Aty nga viti 1985 një komision i OKB-së caktoi standardizimin e emertimeve ne dokumentet nderkombetare per shume nga shtetet e ketij rruzulli. Me pak fjale, u morën vesh ekspertët, që grekët p,sh. t’a shkruajnë ne dokumentet nderkombetare emertimin e qytetit te Vlorës si “Vlore” dhe jo “Avlona” siç e shkruajne në librat e tyre. Ne te njejten menyre shqiptarët p.sh, duhet që në dokumentet ndërkombetare t’a shkruajne emertimin e Greqise si “Greece” dhe jo “Greqi” siç e shkruajme ne librat tane. Tani shume femije te emigranteve Shqiptare kane lindur ne Greqi – nje shtet qe i bazuar tek e “drejta e gjakut” nuk i shkruan këta femije as ne Gjendjen Civile greke. (kjo gje ka ngjallur nje debat te zjarrte ne Greqi ketu e disa vite dhe nga perfundimi i debatit do duket nëse Greqia do jete nje shtet qe, ne perceptimin e nenshtetesise, do i ngjaje Frances dhe Gjermanise apo Burundit dhe Katarit). Nejse.
Keta femije te lindur ne Greqi nxjerrin çertifikata lindje dhe pasaporta në Shqipëri në mënyrë që të nxjerrin lejen e qendrimit në Greqi. Për ta këto janë dokumente ndërkombetare, përderisa i paraqiten një shteti tjetër. Gjë që sjell që emertimet greke duhet te shkruhen ne keto dokumente sipas marreveshjeve nderkombetare. Ose te pakten te shkruhen dy emertime: ai shqiptar dhe ai nderkombetar qe kerkon Greqia.
Dy shtete logjike do e kishin zgjidhur kete problem brenda javes, nëse deshirojne. Por ja qe nuk dëshirojnë. Megjithe lutjet e emigranteve shqiptarë ndaj qeverise shqiptare qe te zgjidhet ky problem, asnje rezultat. Duket qe qeveria shqiptare është e zene me gatimin patriotik të ndonjë turte të madhe në qendër të Tiranës.
Dhe tani le te kalojme ne anen tjeter. Meqenese ne keto dokumente nuk shkruhen emertimet nderkombetare, shteti grek papritur e pakujtuar pas kaq vitesh kujtohet për emertimet dhe vendos t’u anulloje lejen e qendrimit ketyre femijve dhe madje edhe familjeve te tyre. Nje shtet qe ka perceptimin me minimal te te drejtave te njeriut do duhej, nëse pala tjeter tregohet e shurdher dhe arrogante, t’a padise ate ne OKB për mosrespektim te marreveshjeve nderkombetare.
Por ja qe nuk e bën dhe hakërrehet ndaj qytetarëve shqiptarë emigrantë në Shqipëri, te cilet nderkohe jane taksapagues grekë.
Kjo eshte pra Saga e re Ballkanike. Qeveritaret e Republikes Shqiptare të Bananisë dhe ata te Republikes Diskriminuese të Greqise luajne kumar mbi kurrizin e emigranteve. Të dy sillen ne kete rast si “shtete rrugaçe” – tipari kryesor i “shteteve rrugace” eshte qe bejne ç’eshte e mundur t’a bejne jeten e qytetareve te tyre sa me te veshtire. Sepse ne kete menyre, sa me e veshtire eshte jeta e qytetareve, aq me te kollajshem behen korrupsioni, nacionalizmi, nepotizmi dhe populizmi.
*Gazmend Kapllani eshte shkrimtar dhe gazetar. Aktualisht eshte Fellow i Radcliff Institute ne Universitetin e Harvardit: http://www.radcliffe.harvard.edu
Kisha kohe pa lexuar nje artikull te Gazmend Kapllanit.Gezohem qe e ruan klasin,bile qe ketu e shpalos ne nivel me te larte.Faleminderit zoti Kapllani qe trajtoni nje problem ,aq te thjeshte per tu zgjidhur nga shtete jo-rrugace.
Pa fjale! Me mire nuk do mund te shkruante njeri.
Behet fjale tamam per nje politike, kushti i vetem i te ciles eshte te veshtiresoje jeten e njerezve.