Saga e çuditshme e Zabatai Zevit

Ornela

Moikom Zeqo

Kush është Zabatai Zevi?

Çfarë dihet për Zapata Zevin?

Zabatai Zevi ka lindur në 1626 në Izmir, një nga qytetet më substanciale të Perandorisë Osmane.

Qe nga një familje e famshme hebraike.

Tradita familjare i kishte rrënjët në mugëtirat e muzgëta të riteve dhe të librave të shenjtë hebraikë.

Zabatai Zevi qe fëmija e një familjeje që mburrej me traditën e vet deri në fund dhe në mënyrë të paepur.

Kjo familje nuk bënte kompromise dhe ruante me fanatizëm identitetin e vet.

Kështu fëmija me emrin Zabatai thithi në tërë qenien e tij diturinë, mençurinë dhe proverbat hebraike, në një sensibilitet të hatashëm dhe me një inteligjencë të pazakontë.

Në qytetin e madh të Izmirit Zabatai u shqua si një njeri i studimeve të thella dhe të shumanshme.

Mjeshtër i diturisë, njohës i analizave të ndërlikuara të librave të vështirë dhe enigmatikë të “Talmudit”, Zabatai Zevi kishte dritën e gjeniut të letrave dhe të mendimit.

Gojëtaria e tij qe e papërballueshme.

Ai ndikonte mrekullisht tek dëgjuesit dhe tek mjedisësit.

Të gjithë mendinin se Zabatai Zevi ishte një njeri i një të ardhmeje që nuk egzistonte por që së shpejti do të vinte.

Zabatai e jetonte jetën përgjysëm, jetonte diçka nga e Tanishmja sepse donte të realizohej dhe të plotësohej tërësisht në të Ardhmen.

Tërë teologët, filozofët, historianët dhe poetët e Izmirit, shtangeshin dhe bëheshin ziliqarë të mëdhenj kur dëgjoin Zabatai Zevin.

Ai kishte lindur për tu bërë prijës jo vetëm i disa dhjetëra vjetëve por mbase edhe i shekujve.

Librat biblikë kanë një epiqendër: Idenë e Prijësit të Ardhshëm, të Shpëtimtarit që në gjuhën aramaike quhet Mesi.

Shumë vetë u quajtën se ishin mishërimi i Mesisë, me këtë titull u quajt Bar Koba, Juda Galile, Juda Makabe dhe vetëkuptohet Jezus Krishti.

Me sa duket në të gjitha kohërat e këtyre dymijë vjetëve të fundit të historisë vetëm Jezus Krishti ka të drejtën hyjnore dhe njerëzore për t’u quajtur nga të gjithë Mesi.

***

Në Izmir kishte një komunitet të madh dhe të pasur hebrenjsh. Të gjithë vuanin nën pushtetin kuranik të muslimanëve.

Por hebrenjtë nuk ranonin të konvertoheshin në fetë e tjera, përbuznin si të krishterët ashtu dhe muslimanët.

Zabatai Zevi kërkonte lirinë e hebrenjve.

Ai qe një teolog i lirisë.

Ai kuptoi se liria qe diçka më e madhe dhe më e plotfuqishme se sa doktrinat fetare të ndryshme por që megjithatë janë edhe të njëjta.

Kur Zabatai Zevi mbushi moshën 40 vjeç ai pati një ndriçim të brendshëm shpirtëror.

Ai ndjeu dhe kuptoi një mesazh dhe një vegim qiellor.

Kështu ai në vitin 1666 shpalli përpara gjithë botës, fiseve dhe popujve të Perandorisë Osmane se ai Zabatai Zevi, qe as më pak dhe as më shumë vetë rikarnacioni (mishërimi) i Mesisë në tokë.

Viti 1666 dhe profesia e lashtë e plotësuar ose e fallsifikuar

Pse Zabatai Zevi e shpalli veten Mesi në vitin 1666?

Në shumë libra të hebrenjve në periudhën e mesjetës, të astrologëve dhe të kabalistëve që bënin përllogaritje të pabesueshme dhe të ndërlikuara thuhej se mesia i vërtetë do të shfaqej në vitin 1666.

Në të vërtetë numri 1666 ishte numri i Bishës së Apokalipsit 666 plus njëmijë vjetët e mbretërimit të profetizuar të Satanait dhe kështu sipas hebrenjve pas njëmijë vjetëve do të vinte Shpëtimi dhe Shpëtimtari, pra do të triumfonte Mesia.

Hebrenjtë vuanin pareshtur shtypjen dhe persekutimin. Asnjë gjeneratë e hebrenjve nuk e kishte të lehtë, secila gjeneratë mendonte se vuante më shumë se gjeneratat e mëparshme.

Në Stambull dhe në qytetet e lindjes ndodhi një shtegtim, një eksod i madh i hebrenjve të ardhur nga Polonia dhe Ukraina, kozakët dhe tartarët në Rusi i shkatëronin dhe i vrisnin hebrenjtë.

Turmat e hebrenjve vinin dhe në Izmir.

Kishte një lëvizje të fuqishme proteste nga ana e hebrenjve.

Në vitin 1666 ndodhi dhe një eklips i hënës, parashikuar me hollësi të pabesueshme që dy shekuj më parë nga ana e astrologëve hebrenj, persë dhe arabë. Kjo gjë u komentua si muzgu dhe agonia e Perandorisë Osmane.

Ideja për shpëtimtarin qe e dyanshme. Hebrenjtë atë e quanin Mesi, kurse muslimanët shiitë e quanin Mehdi.

Kështu njëfarë djaloshi musliman i quajtur Muhrebi shpalli se kishte shpirtin e Mehdiut.

Këtë gjë e bëri nga minarja e lartë e xhamisë së sulltan Bajazitit. Turma e muslimanëve e besoi por xhelati i urdhëruar nga Porta e lartë ia preu kokën dhe ia nguli në një hu para xhamisë.

Një dervish nga Sakaria i quajtur Zylfikar e shpalli gjithashtu veten Mehdi por jeniçerët e bënë copë-copë.

Edhe një i quajtur Mehmet, biri i një shehu kurd u tha të gjithëve se ai ishte Mehdiu.

Dhe atë e masakruan.

Në këtë kohë pushtetin perandorak e zotëronin nëpunësit e lartë me origjinë shqiptare të familjes së Qyprillinjve.

Vezirët Qyprillinj u bënë aq të fuqishëm sa gati spostuan dhe lanë deri diku në hije edhe vetë Sullnanin e ri, ende djalosh të quajtur Mehmeti IV. Mehmeti IV u largua nga Stambolli dhe u shpërngul në Edrene.

Për 10 vjet rresht nuk shkeli në Stamboll.

Mehmeti IV u bë Sulltan në moshën 9 vjeçare.

Princi Mehmet u lemerit kur pa se si ia vranë dhe masakruan babanë jeniçerët, Sulltan Ibrahimin.

Megjithatë princi u bë në vend të babait kryefigura e Perandorisë. Për shumë vjet ai kishte pushtetin formal, sepse pushtetin e vërtetë e kishin Qyprillinjtë.

Sulltani i ri u dha mbas gjuetisë, njihte më mirë tekat e tigrave, drerëve, shqarthëve, serrave të egër se sa sekretet e Perandorisë.

Por Sulltani në sarajet e tij madhështore në Edrene kishte ftuar dhe një dijetar të famshëm, Abdiu, njeri me virtute, fetar dhe historian. Sulltani iu lut Abdiut të shkruante një kronikë historike.

Falë kësaj kronike historike madje dhe të disa shënimeve të bëra nga vetë Sulltani brezat e mëvonshëm do të kujtojnë diçka nga bëmat e vetë Zabatai Zevit.Dënimi dhe mallkimi i Zabatai Zevit

Kur Zabatai Zevi e shpalli veten Mesi i gjallëroi dhe frymëzoi turmat e hebrenjve.

Ata donin liri dhe fundin e vuajtjeve.

Ata u ngritën të trimëruar sepse sipas librave të tyre të shenjtë Mesia do t’u sillte lirinë.

Zabatai Zevi qe pasues dhe ithtar i Isak Lurit të famshëm.

Turmave iu a mbushi mendjen edhe Natani Gazës, një dijetar kabalistik i cili vërtetoi se pikërisht Zabatai Zevi qe Mesia.

Në sinagogat e hebrenjve të Italisë, Anglisë dhe Gjermanisë vinin lajme që nga Izmiri dhe Turqia dhe turmat e hebrenjve përshëndesnin me brohoritje kur përmendej emri i Zabatai Zevit.

Në të vërtetë zjarri i kryengritjes shpërtheu, ky zjarr u duk dhe në Stamboll ku shqiptarët Qyprillinj kishin rritur syçeltësinë e tyre për të mbrojtur Perandorinë.

Euforia dhe madhështia e Zabatai Zevit nuk kishte më kufi.

Atëherë ndodhi më e pabesueshmja. I vetëshpalluri Mesi, Zabatai Zevi guxoi t’i bënte një letër vetë sulltanit, Mehmeti IV duke i bërë thirrje që ta braktiste fenë e profetit Muhamet ta hidhte tej Kuranin, të përqafonte fenë e hebrenjve dhe t’i besonte vetëm librave të Talmudit.

Qyprillinjtë nuk nguruan më, të urdhëruar dhe nga vetë Sulltani Mehmeti IV ata e burgosën dhe mallkuan Zabatai Zevin.

Kjo burgiosje nuk i frukësoi ithtarët dhe kryengritësit.

Ata besonin se Zevi do t’i tubonte në Izrael dhe Palestinë gjithë hebrenjtë e botës për të krijuar shtetin e shkatërruar që në kohën e Perandorit romak, Titit dhe të disfatës së kryegritjes së një hebreu tjetër Bar Koba i cili gjithashtu qe shpallur Mesi.

Disa nga hebrenjtë besonin se Zabatai Zevi në bazë të profecisë do të mbahej i burgosur vetëm nëntë muaj dhe pas nëntë muajve do të shfaqej duke kalëruar me një luaneshë të tërbuar,  duke kamzhikuar me shtatë gjarpërinj me dorën e djathtë i shoqëruar nga kalorësit hebrenj përtej lumit Sabation që lidhej me emrin Zabatai.

Në të vërtetë Mesia i burgosur kishte shumë pak shpresë për të shpëtuar.

Kryengritësit, vëllezërit e tij hebrenj e ëndërronin shpëtimin e tij duke shpresuar tek forca hyjnore e Mesisë.

Si u bë Mesia hebre musliman?

 Disa rreshta të shkruar në “Kronikën botërore” të Abdiut na bëjnë të qartë se si Zabatai Zevi i burgosur dhe i poshtëruar u takua dhe përballoi zemërimin e Sulltanit.

Kronika thotë: “Sulltani urdhëroi ta zhvishnin Zapatain krejt lakuriq. Qe qesharake dhe e mjerë pamja e turpëruar e Zapatait, me duart para vetes për të mbuluar aletin e bërë synet dhe qeskat e varura nën të. Sulltani iu drejtua Myftiut të pallatit perandorak për të shprehur mendimin e tij për këtë profet të vetëshpallur.

Myftiu nuk i duronte shiitët dhe mistikët, ai kishte dënuar dhe filozofin teolog Karabashin si dhe poetin mistik Misriun e Bursës.

Myftiu e quajti Zabatai Zevin më të zi se Shejtanin.

Zabatai e ndjeu se do t’i pritej koka.

Atëherë ai u përkul dhe u zvogëlua.

Sulltani i tha se duhet ta provonte nëse qe i shenjtë, pra do ta qëllonte me shigjeta dhe nëse shigjetat ktheheshin mbapsht nga trupi i tij pa e prekur atëherë kjo do të provonte hyjnitetin e profetit.

Zabatai belbëzoi: “Jam veçse një rabin i shkretë”.

Sulltani qeshi.

Atëherë Zevi iu lut në gjunjë: “Mos më vrit për hatër të djalit që do të lindë sonte”.

Sulltani ngriti veshët.

Një nga gratë e Haremit lindi me të vërtetë djalë pas disa orësh. Sulltani Padishah tregoi mëshirë. “Nëse ti ke kërkuar me anë të një letre që unë Sulltani i botës të marr fenë tënde, tani jam unë që të them që nëse do të rrosh duhet që ti të marrësh fenë time”.

Kështu Mesia i hebrenjve, Zabatai Zevi e mohoi fenë e tij të lashtë dhe u konvertua në islamizëm duke u quajtur këtej e tutje si Mehmet Efendiu.

Internimi dhe vdekja e Zabatai Zevit në Ulqin

 Sulltani ia fali jetën hebreut të vetshpallur Mesi.

Ithtarët e Zevit nuk e besonin dot këtë gjë.

Turmat e kryengritësve hebrenj u çoroditën.

Por vezirët Qyprillinj e këshilluan Sulltanin që ta internonte Zevi,- e bërë tashmë Mehmet Efendi- në qytetin e largët kështjellor të Ulqinit. Sulltani e internoi vërtet në Ulqin por e caktoi si Dizdar pra ruajtësin e kështjellës në Ulqin.

Ky njeri i pikëlluar dhe i ndrydhur në vetvete u mbyll në një kullë të madhe brenda kështjellës që akoma dhe sot quhet Kulla e Balshajve.

Këtu kishte vdekur një nga princërit më të famshëm shqiptarë, Gjergj Balsha.

Kjo kullë madhështore kishte pranë dhe një kishë të quajtur Kisha e Shën Marisë me shumë elemente arkitektonike të stilit gotik.

Zabatai e ktheu këtë kishë në xhami, por megjithëse u bë mysliman praktikonte në fshehtësi ritin hebraik.

Zevi dilte shummë rrallë jashtë kështjellës, thuhet se ai vizitoi njëherë Manastirin Benediktin të Rotacit afër Tivarit dhe se pa edhe gërmadhat e shumë kisha të mëdha të qytetit mesjetar të Shasit pranë liqenit me të njëjtin emër, qytet që u shkatërrua në shekullin XIII nga sulmi i hordhive mongole.

Zabatai fliste gjashtë gjuhë të huaja veç gjuhës së tij amtare.

Thuhet se kur kishte shkuar në Shas kishte dëgjuar zëra të ndryshëm dhe kishte kuptuar gjithshka që flitej në to – ilirisht, greqisht, latinisht, sllavisht, mongolisht turqisht si dhe shqip.

Zabatai shkroi disa letra nga Ulqini siç është letra për Sara Elahun, më të renë nga tri gratë e veta që i la Izmir, një tjetër fragment letre i tij përshkruan tërmetin e tmerrshëm të Ulqinit etj.

Në disa fragmente shkrimesh ai përmend shqiptarët e Ulqinit, flet për tridhjete vajzat shqiptare që u hodhën nga muri i kalasë për të mos iu dorëzuar turqve si dhe përshkruan një lloj bari të veçantë që mbin në bedenat e kështjellës ulqinake.

Ylli i Davidit në kullën e Balshajve

 Në javën e parë të janarit  1998  autori i këtyre rreshtave vizitoi Ulqinin dhe pa me sytë e tij në katin e sipërm të Kullës së Balshajve altarin me simbole hebraike ku është falur Zabatai Zevi.

Është e pabesueshme por ylli i Davidit dukej qartë i skalitur në mermer në pjesën e brendshme të kullës.

Kjo qe një provë materiale për egzistencën e jetës që i mbeti Zevit si dizdar i kështjellës në Ulqin.

Në këtë kullë Zevi mbante dhe bibliotekën e tij, me shkrime dhe libra të Halevisë, Jozef Efraimit, Isak ben Salomit, të Ezra Maimonit etj. si dhe botimin e parë të doktrinës së kabalistëve “Zohal” të vitit 1559, librat e Gjon Bolicës dhe të Gjergj Bizantinit si dhe të Pir Didakut nga Raguza.

Në 1676 në moshën pesëdhjetëvjeçare Zevi vdes.

Vdekja e tij pati gjithashtu jehonë tek hebrenjtë.

Ndonëse një pjesë emadhe e tyre e quanin tashmë Zabatai Zevin si Mesi të Rremë prapëseprapë vdekja u komentua dhe u ringjall sërish emri dhe kujtimi i tij kryengritës.

Në atë kohë në Ulqin jetonte njëfarë Julio Eborenzisi, njëfarë mjeshtri për të ballsamosur kafshët, zogjtë dhe njerëzit.

Thuhet se Zevi para se të vdiste kishte kërkuar prej Julios që t’ia ballasamoste kufomën.

Gojëdhëna e Ulqinit thotë se në të vërtetë Zevin e ballsamosën, e futën në një varr dhe ndërtuan një tyrbe.

Tyrbja e Zevit dhe shqiptarët

 Në lagjen Meraja afër kroit të Ballos në Ulqin është një tyrbe që ruhet me fanatizëm të madh nga pjesëtarët e familjes shqiptare me mbiemrin Mani.

Unë shkova dhe e pashë shtëpinë e Manajve dhe u futa në tyrbe. Familja Mani e ruan si amanet të jashtëzakonshëm tyrben e cila nuk ka asnjë mbishkrim dhe asnjë shenjë identifikimi.

Për fat të keq muret e saj janë restauruar pas dëmit dhe çarjes së tyre nga tërmeti i vitit 1967 por varri me sarkofag prej druri ruhet mrekullisht dhe sot.

Është e rëndësishme të thuhet se ky varr i vjetër treshekullor është varri i një figure të përmasave botërore të një prej njerëzve më të rrallë në histori që e shpalli veten Mesi në shekullin XVII dhe u besua si i tillë për shumë kohë.

Zevi ka hyrë në historinë e doktrinave fetare si një reformator i guximshëm i “Talmudit” të hebrenjve.

Përtej rrafshit fetar dhe doktrinor ka qenë shumë e rëndësishme që ai si pakkush njerëz i frymëzoi hebrenjtë pa atdhe për të besuar tek liria dhe tek krijimi në të ardhmen i shtetit më vete të Izraelit.

Dhe i hequr gjoja i konvertuar në musliman me emrin Mehmet Efendiu prapë se prapë ai nuk pushoi së treguari rrezikshmërinë e tij ndaj pushtetit perandorak osman dhe qe deri në fund një simbol rebelimi dhe rrezikshmërie për osmanët.

Zabatai Zevi lidhet me shqiptarët me shumë pikëpamje.

Nëse nëpunësit e lartë shqiptarë Qyprillinj e persekutuan, shqiptarët e thjeshtë të Ulqinit e adhuruan.

Janë shqiptarët ata që e ruajtën me besë për tre shekuj varrin dhe tyrben e Zabatai Zevit.

Ajo orë që kalova në shtëpinë e familjes shqiptare Mani dhe brenda tyrbes për mua do të mbetet e paharruar dhe tejet simbolike.

Varri i Zevit në Ulqin është një metaforë histprike e çuditshme dhe një motiv për të shkruar libra të pafund me këtë subjekt.

 

Share This Article
5 Comments
  • SHPETIMI, TOLERANCA DHE NDIHMA E NDËRJEDHTE MES HEBRENJVE DHE PERANDORISË OSMANE, PAS EKSPULSIONIT NGA GJITHA SHTETET EUROPIANE, NË VEÇANTI NGA SPANJA DHE FRANCA

    Komunitetet hebreje që u shpërndanë në Anatoli, Rusi, Europë e veçanërisht në Spanjë gjatë emigrimit të hershëm, pësuan masakra gjatë shekujve dhe u detyruan të ndërrojne edhe fenë. Hebrenjtë që jetuan pa qënë të shqetësuar nën administratën islamike në Spanjë, emigruan me përhapjen e krishtërimit. Mijëra hebrenj që vareshin nga Bizanti, u nisën drejt Rusisë dhe rajonit të Kievit, per shkak të agresioneve që ushtroheshin mbi ta. Por fale tolerancës dhe hapjes së shtetit selxhuk (1077-1246) vendosur në Konia para Osmanëve, hebrenjtë bizantin shkuan në drejtim të shtetit te ri turk dhe dhanë mbështetjen e tyre në nivel ekonomik. (1).
    Me pas, përhapja e shtetit turko-osman në Anatolinë perëndimore, Europën qëndrore dhe Anatolinë lindore do përmirësonte ndjeshëm jetën e hebrenjve të Lindjes së Mesme dhe Europës. Të lirë e duke mos patur kurrë më presione e masakra, ato do të bënin vend në Perandorinë Osmane. Hebrenjtë e Bursës do të mbeshtesin Orhanin, të birin e Osmanit në pushtimin e qytetit me 1324. Si shpërblim si dhe për ti dhënë qytetit një gjallëri të re, Orhani sjedh nga Siria dhe Edirne hebrenj, specialistë të financave, e po ashtu dhe mjeshtra artizanë. Favorizon rihapjen e Sinagogës Etz ha-Hayim (2). Hebrenjtë mund të ushtronin gjitha llojet e zanateve nën administratën osmane, gjë e cila ishte e pamundur në administratën bizantine. Arrijnë të fitojnë të drejten e blerjes së pronave, në qytet dhe në fshat. Bursa, e populluar më shumë me hebrenj që flisnin greqisht, pret në gjirin e saj edhe Seferadët e ardhur nga Spanja e Portugalia si dhe të Ashkenazëve nga Franca.
    Komuniteti i varfër hebre qe ndihmoi turqit në marrjen e Edirnes (3), u instalua aty duke zëvendësuar komunitetin e krishterë të cilet u larguan. Per të rigjallëruar jetën ekonomike, qyteti u popullua me hebrenj të Bosnje-Hercegovines, si dhe me shumë refugjatë ashkenaz të Polonise dhe Rusisë të cilët u pajisën me autorizime për tu instaluar aty. Për sa i përket Stambollit, Sulltan Mehmeti i II, pushtues i qytetit ndërton Pallatin Topkapi e pastaj, përgjatë mbretërimit të sulltanatit të tij (1451-1481), 180 xhami, 24 shkolla, 32 hamame, 12 qendra negociatash dhe pazare të mëdha do të hapeshin. Sistemi i vjetër administrativ i Stambollit u organizua rreth shkollave dhe xhamive kryesore. Ai përbëhet nga 12 qendra administrative (nahije), të cilat po ashtu ishin të ndara në lagje. Por duhej ringritur ky qytet i varfëruar nga kryqëzatat që grabitën veprat e saj të artit dhe bibliotekat. Pas marrjes së Stambollit ajo llogariste jo më shumë se 50 mijë banorë. Për të rigjallëruar këtë qytet, krijojnë mundësine e ardhjes së turkmenëve e po ashtu të tregtarëve e artizanëve hebrenj, nga gjitha anët e Anatolisë. Gjithashtu të krishterëve të Edirnes dhe Bursës që ishin larguar më parë, si shkak i frikës së luftimeve, u ftuan të rikthehen në shtepitë e tyre dhe ju rikthyen dyqanet e bizneset e mëparshme. Kështu që më 1478 shifra e popullsisë u rrit në 120 mijë banorë (4).
    Kompetencat financiare të hebrenjve të sapoardhur, tepër superiore nga ato të krishterëve otomanë të instaluar përsëri në qytet, favorizuan vendosjen e bazave komerciale midis Europës dhe Stambollit. Në Perandori, mes minoriteteve jo myslimane, Mehmeti II ka më shumë besim në “milet” (5) (popullsinë) hebreje të vetadministruar nga shefat e tyre, se sa të krishterëve të mbështetur nga Europa, duke ju siguruar përparësi të tilla financiare e kulturore, e cila bën që komuniteti hebre të zhvillohej më shpejt se gjithë të tjerët. Gjithashtu ai i akordon reduktime të rëndësishme në taksa hebrejve që jetonin në Galata, Balat, Hasköy dhe Bahçekapý duke u dhënë autorizimin për ndërtimin e sinagogave të reja.(6)
    Kjo politikë e Sulltanit do ketë pasoja në dy nivele. Në një anë popujt e vendeve të pushtuara, dikur të shfrytëzuar dhe shtypur nga qeveritarët europianë, përfitojnë një liri dhe tolerancë në fushat financiare, kulturore dhe fetare, që bëhet një mbështetje e ndërsjedhtë me ngadhnjimtarët e rinj. Nga ana tjetër, fakti që rabini ashkenaz Isaac Serfati flet pozitivisht për Turqinë në letrat drejtuar miqve te tij hebre të shtypur në Gjermani dhe Europën qëndrore, favorizon një valë emigracioni të rëndësishëm të hebrejve ashkenaz të Europës qëndrore drejt Vodnikut, Plovdivit, Sofias, Selanikut dhe Edirnesë.
    Nën Bajazidin e II, hebrenjtë e Spanjës ndjekin rrugën e paraardhësve të tyre, duke emigruar drejt Perandorisë Osmane.
    Po ju paraqesim raportimin e një hebreu ne azil;
    “Sulltan Bajazidi ka ndjekur rrugën e paraardhësve të vet, i ka bërë mirë bijve të Abrahamit duke mos i kthyer mbrapsht. Në të kundërt, të dëbuar nga Spanja, memoria e Judës do ishte zhdukur. Sulltan Bajazidi, padishahu turk, i informuar mbi veprimet e Mbretit të Spanjës kundrejt habrejve dhe duke konstatuar që këto të fundit kërkonin strehë, urdhëron nënshtetasit e tij ti mirëpresin”. (7)

    Gjatë një deklarate Sulltan Bajazidi u thotë të pranishmëve ” Ju thoni që Mbreti i Spanjës Ferdinandi është inteligjent por dëbon hebrejtë duke e varfëruar vendin e tij e pasuruar tonin?”(8).
    Më pas, me anë të një dekreti, urdhëron funksionarët e tij të lehtësojnë hyrjen e hebrejve të Spanjës dhe çdo sjedhje e pahijshme kundër këtyre emigrantëve do të dënohet.
    Hebrenjtë vazhdojnë të vijnë në Turqi edhe pas pushtimeve të tjera të sulltanëve të mëvonshëm.

    Kushtet e nënshtetasve jomysliman ne shtetin osman.

    Duke e ditur se osmanët preferonin të arrinin sa më thellë drejt perëndimit dhe luftojnë kundër vendeve të krishtera të Europës, ishte më se normale që të ndiheshin më të përafërt me hebrenjtë, krahasuar me minoritetet e tjetra jomyslimane. Toleranca, shpirti i lirisë, administrata e mirë organizuar, shpjegon përse Perandoria Osmane ka mbrojtur gjatë 6 shekujve strukturën e saj shumëkombëshe. Nëse pranojmë mesin e shekullit te 18 dhe shekullin e 19, periudhë gjatë së cilës Europa zhvidhon revolucionin industrial, duke dominuar në gjitha pikpamjet, Perandoria Osmane gjithnjë ka patur një standart jetese shumë më të mirë.
    Perandoria Osmane shumëkombëshe quan “milet” komunitetet jomyslimane të territorit të saj. Këto komunitete që nuk kishin arritur kurrë te fitonin statusin zyrtar pranë religjoneve të tjera, bëhen të lira të praktikojnë të tyren.
    Perandoria e mirë qeverisur sipas ligjeve Islame, u siguron “mileteve” të krishtera që bëjnë pjesë aty, një autonomi jo vetëm fetare por edhe administrative. Të krishterët dhe hebrenjtë ndjekin rregullat e tyre fetare, martesore dhe edukative. Për më tepër përfitojnë taksa në ndihmë të komuniteteve të tyre. (9)
    Islami, për shkak të sistemit te Ummas (Ymetit) nuk bën dallim, në të mirë kjo edhe për të krishterët të cilët nuk do u shkaktohet asnjë sulm apo presion në Perandori, edhe pse Islami është dominues. Në vitin 1385 Patriarku Ortodoks në letrën drejtuar Papës flet për lirinë totale të Kishës nën sulltanatin e Muratit. (10)
    Mehmet “Pushtuesi” pasi mori Stambollin më 1453, do të lironte menjëherë priftin George Scholarios, i cili ishte burgosur në burgjet bizantine,dhe pasi ja mbushi mendjen të pranojë fronin Patriarkan, pas diskutimit me të mbi garancitë në favor të komunitetit ortodoks. George Scholarios ishte burgosur për shkak të kundërshtimit të tij të Unionit të Kishave në Koncilin e Firences.
    Ne fillim të vitit 1454 George Scholarios, nën emrin patriarkal Genadios, u emërua Patriark i gjithë nënshtetasve ortodoks te perandorisë. Ai mban pushtetin fetar, juridik dhe financiar. Shkollat vareshin prej tij. Është i vetmi autoritet i autorizuar për censurën (11).
    Vetëm gjatë kësaj periudhe jo myslimanët nuk kishin të drejtë të mbanin funksione të larta shtetërore, e nuk kryenin shërbimin ushtarak në këmbim të një takse të veçantë për këtë rast. Por një shekull më pas, kjo situatë ndryshon në favor të popullsive të krishtera. Ndërkohë që myslimanët bënin luftra, të krishterët investonin në tregti e pasuroheshin. Nën Mahmudin II (1808-1839), barazia e përgjithshme mes myslimanëve e jomyslimanëve do kthehet në preokupimin zyrtar të shtetit. Ajo do të zyrtarizohet vetëm ne periudhën e Tanzimatit (12) në vitet 1839-1876, kohëra të reformave motivuar nga dëshira për tu kthyer nga perëndimi. Më 3 nëntor 1839 i ashtuquajturi “Khatti Sherif” (dekret perandorak) i Gülhanesë (13), lexuar para gjithë pashallarëve osmanë dhe diplomatëve të huaj, garanton jetën, lirinë dhe pasuritë e gjithë nënshtetasve otomanë. Më 1856 “Khati Hümâyûn do të konfirmojë me rigorozitet nenet e tij. Tashmë të gjithë kishin të drejta të barabarta në nivel administrativ, shkollim, fiskal e ushtarak (14). Në dhjetor 1876 kushtetuta e parë osmane do të aprovohet, e ndër të tjera funksionet e padishahut do të listohen. Çdo nënshtetas, cilidoqoftë besimi i tij fetar do të konsiderohet Osman. Liceu i Gallatasarait, themeluar me urdhër të Sulltanit më 1867, do të përbëhej nga nxënës mysliman e të krishterë.
    Mustafa Reshîd Pasha, Mehmed Emîn Ali Pasha, Mehmed Fuad Pasha dhe Mid’hat Pasha, ishin katër burrat e famshëm, hartues të reformës, duke preçizuar se bashkimi osman duhej bërë jashtë qështjeve fetare (15).Por ndjenjat nacionaliste të rritura pas revolucionit francez dhe aspiratat e shteteve të mëdha imperialiste perëndimore në lidhje me minoritetet osmane, ishin një pengesë për këtë ide bashkimi.
    Hierarkia fetare e të krishterëve nuk do e aprovonte këtë barazi. Kjo është mbi të gjitha e vërtetë për hierarkinë ortodokse greke. Sa i përket Khati-Hümâyûn është lexuar publikisht, iu komunikua patriarkut ortodoks, i cili do të deklaronte më pas “Shpresoj të mos vihet në zbatim ky dekret”. Udhëheqësit e krishterë dhe ato nacionalistë, janë edhe ato po ashtu të turbulluar nga idea e kësaj barazie (16).
    Akademikët bien dakort në idenë se kjo tolerancë osmane ka dy prejardhje. Në një krah, turqit si myslimanë që janë, pranojnë një besim tjetër monoteist që mbështetet në një Libër të Shenjtë, prandaj mendojnë që të krishterët dhe hebrenjtë, i përkasin të njëjtit religjon monoteis, e mund tu thonë të krishterëve “Besimi yt është i themeluar në besimin në një Zot dhe i imi po ashtu” (17). Në anën tjetër populli anatolian është një perzierje shumëkombëshe e kjo do të luaj një rol shumë të rëndësishëm.Por duke filluar nga shekulli i 16 shumë akte intolerance do të shfaqeshin në Perandori, e hebrenjtë do të përballen me sulme fetare të kryera nga të krishteret, të cilët nuk duronin dot zhvillimin e tyre ekonomik.Po ashtu në Amasia në vitin 1530, pas afirmimit të një murgu se një djalë i krishterë është vrare dhe gjaku i tij është përdorur për rite fetare hebreje gjatë Pashkëve të këtyre të fundit, popullatat armene, do të manifestonin për disa ditë me rradhë, manifestime të cilat do të përshkallëzoheshin me sulme ndaj lagjeve hebreje deri në masakra ndaj tyre (18).Veprime të njëjta kundër hebrenjve u kryen edhe nga grekët. Vetëm fermani i Sulltanit do arrijë të shuajë këto mosmarrveshje. Në vitet 1840 hebrenjtë që shkonin në Rod për tregtinë e sfungjerit do përballen përsëri me akuza te rreme, prandaj Sulltan Mexhidi urdhêron me ferman që këto shpifje te mos merreshin per bazë. Të njëjtat akuza disa kohë më vonë do ngriheshin nga grekët roums të zonës Kuzgunçuk të Stambollit, të cilët do të detyrojnë Sulltan Abdul Azizin të rikonfirmojë dekretin e paraardhësit të tij (20).

    Situata social-ekonomike e hebrenjve në Perandori.

    Hebrenjtë futën në Perandori pasurinë dhe dijet e tyre, pasi ishin tepër të kërkuar e të vlerësuar nga udhëheqësit osmanë si mjeke, financier, artistë, keshilltarë politik e në diplomaci.
    Në fillimet e Perandorisë, mes mjekëve më të famshëm mund të citojmë Is’hak Pashain, mjekun përsonal të Muratit të II, venecjanin Ya’kub Efendi, mjek i Mehmed Pushtuesit, dhe familjen Amon, një nga familjet më influente të Stambollit të shekullit të 16. Ndër ta Moshe Amon do të bëhet mjeku personal i Sulejmanit të Madhërishëm. I biri i Jozef Amonit do të zërë një vënd të rëndësishëm pranë Selimit të II, madje ai do hiqet nga gjitha taksat për shërbimet e kryera ndaj Sulltanit dhe familjes së tij. Të tjerë hebrenj të shkollës së mjekësisë spanjolle e portugeze do të përhapnin zbulimet më të fundit mjekësore në gjithë Perandorinë, duke bërë të mundur që në fund të shekullit të 16, osmanët të tejkalonin nivelin europian në anatomi e kirurgji. Pjesa më e madhe e tregtarëve hebrenj të Spanjës e Portugalisë, do të sidhnin gjitha kapitalet e tyre në Perandori. Marranët, që janë të një dinamike të nivelit europian, do të devlopojnë aktivitetet bankare osmane, duke rritur ndjeshëm kapitalet, thithjen e të tjerave, dhe sigurimin e zhvillimit të tregtisë. Në pak kohë ata do të bëhen specialistë të sistemit ekonomik e financar osman. Mes këtyre bankave përmendet Don Joseph, e cila nëpërmjet mbështetjes së saj financiare, i ben të mundur Sulltan Selimit të II, të ulet në fron.
    Ky i fundit e emëron Duk të Naksosit dhe e dekreton të vetmin përgjegjës të ishullit për shitjen e verës dhe dyllit të bletëve, si dhe të mbledhjes së taksave. Më vonë Don Joseph bëhet përfaqësuesi i Sulltan Selimit në Europë dhe ndihmon po ashtu në zhvillimin e marrdhënjeve mes Perandorisë dhe Polonisë. Ai luan po ashtu një rol ndërmjetësues mes Sulltanit dhe Mbretit të Francës Charles IX. Ashkenazi Salomon ben Nathan do jetë këshilltari i Selimit të II dhe pasardhësit të tij Muradit të III. Në vitin 1574 ai organizon marrëveshjen e paqes mes venecianëve dhe osmanëve e do qëndrojë për një kohë të gjatë ambasador osman në Venecia. Në qytetet e mëdha osmane, artistët hebrenj mund të ushtrojnë gjithë talentin e tyre pa ndalim fetar e traditabe të tjera. Ata punojnë po ashtu edhe në poçeri, këpucari, hekur punues, arkitekturë, fabrikimin e mjeteve të udhëtimit, ndërtimin e rrugëve, velat e anijeve, etj. Fal mundit të hebrenjve të ardhur nga Toledo dhe Segovia, Selanku do të bëhet qendra e pëlhurave të lindjes.
    Për më tepër në artin e veshjes ata zhvillojnë prodhimin e mëndafshit dhe fabrikimit të qilimave. Nën drejtimin e hebrenjve tregtia e jashtme osmane rritet në mënyrë të konsiderueshme pas shekullit të 16. Perandoria Osmane e përhapur në tre kontinente përbën hapesirën thelbësore për tregtinë. Hebrenjtë, fal dhe njohjeve të tyre të gjuhëve dhe sistemit bankar europian, pa llogaritur dhe kontaktet me “vëllazërite” e tyre, prezantohen në majat e tregtisë europiane duke ditur saktësisht çfarë produkti kërkohet në treg dhe në cilin vend. Po ashtu pa rrezikuar shumë ata mund të punojnë në eksport-import.
    Tashmë si nënshtetas osmanë ata arrijnë të shesin produktet osmane nga Danubi në Hungari, Austri, Poloni, Francë, Angli, e madje edhe në Spanjë, aty ku dikur i kishin dëbuar. Në vazhdim të vendimit zyrtar për të mbajtur hebrenjtë larg tregtisë ndërkombetare pas futjes së prodhimeve osmane në Venecia dhe shteteve të tjera të Italisë, Sulltanët osmanë do të bojkotonin brigjet italiane. Të zotët po ashtu për tregtinë e brëndshme, hebrenjtë krijojnë sisteme bankare në Maqedoni, Thrake, Anatoli dhe në provincat arabe si dhe fusin në gjitha qëndrat, deri më të voglat, plantacionet e sheqerit dhe kafesë, si dhe veshjet dhe produktet e modës së kohës.
    Hebrenjtë bëhen pronarë tokash në Perandorin Osmane pikërisht në periudhën kur ligjet ua ndalonin të huajve. Pronarët hebrenj të “tima-rit” (21), progresojne në kopshtari e vitikulturë. Duke u marre me qera edhe tokat e myslimanë-ve, ata kultivojnë po ashtu edhe drithëra.
    Në jetën politike dhe sociale hebrenjtë gjënden krejtësisht të lidhur me Perandorinë Osmane. Andej nga fundi i shekullit të 16, jeta e tyre kulturore e shkëlqyer fillon të qëndrojë në amulli e bashkëngjitur me prapavijën e Perandorisë Osmane.
    Kjo e fundit ka origjina të ndryshme. Në fakt, sipas disa autorëve, suksesi i Perandorisë Osmane vjen nga sistemi politik dhe organizimi administrativ, e po ashtu nga sistemi i “devshirmes” (22) futur ne administratë, si në atë civile e po ashtu edhe në atë ushtarake. Pra Sulejmani, rreth mesit të sulltanatit të tij, u heq pergjegjësve osmane drejtimin e dervishmes dhe dërgon në Anatoli elitën turke. Atëherë administrata do degradonte, pasi do fillonin rryshfetet dhe sjedhjet e pandershme të motivuara nga etja për pasuri, intrigat e Pallatit ku qellimi ishte te zëvendësohen udhëheqësit e fuqishëm të grupit të devshirmesë me admini-strues të paaftë e me horizont të kufizuar (23). Disa studiues e lidhin këtë tkurrje edhe me vështirësitë ekonomike të brëndshme e të jashtme të Perandorisë Osmane. Sipas tyre evolucioni i manifestuar jashtë Perandorisë është një nga arsyet më të mëdha. Fillimi i përdorimit të rrugëve detare drejt Indisë, do të reduktonte vlerën e tregtisë lindore që kalonte nëpër rrugët tokësore osmane, sa që do çonte në rënjen e të ardhurave. Në Europë niveli i jetesës do të përmirësohet fal kolonizimeve, ndërkohë që Osmanët nuk tregojnë asnjë intereres për këtë botë të re qe po lind. Perëndimorët duke kaluar në strukturën e shtetit Komb, duke përfituar nga konçesionet e dhëna për herë të parë në vitin 1535, për të orientuar tregtinë botërore përsëri drejt Perandorisë Osmane, fillojnë të përzihen në punët e saj të brëndshme. Europa në rrugën e industrializimit, kalon në prodhimin masiv, e detyruar të kerkoje koloni të reja, të cilat janë burime të lëndëve të para dhe tregje për shitjen e produkteve të veta (24). Duke e shikuar Perandorinë Osmane si tregun e vet të ardhshëm, europianët kerkojnë aleatë, e pa dyshim që do ishin, popullsitë e krishtera të Perandorisë ato që do bëheshin. Europianët antisemitë fillojnë të largojnë pak nga pak hebrenjtë nga tregtia europiane.
    Evolucioni do bëhej kundër rrymës. Rrëmuja do mbretëronte në perandori e cila, nga një sistem me administratë qëndrore, fillon të shkoje drejt një sistemi feudal. Banda të formuara nga hajdutë dhe të krishterë (25), të konsideruar si plaçkitës dhe cuba, do të nilin në vënd numëro jetën tregtare. Objekte antike te Anatolisë do vidhen dhe shiten për muzetë europiane. Rrugët përkeqësohen pa ndalim. Osmanët, të aftë për të reaguar perballë deflacionit, janë të turbulluar para inflacionit e nuk bëjnë gjë tjetër veç uljes së vlerës së arit dhe argjendit. Pas një djegieje të madhe të Stambollit me 20 maj 1606 pjesa më e madhe e hebrenjve, pasi marrin lajmin e djegies se tregut të bakërxhinjve hebre të Bahçekapý, emigrojnë drejt Hasköy. Pas djegies së pazarit të madh më 1618, pjesa më e madhe e hebrenjve që banonin në këtë lagje nisen drejt Ortaköy në brigjet e Bosforit. Ortaköy më pas do të bëhej një qendër e rëndësishme hebreje dhe një sinagogë e madhe do të ndërtohej aty. Për sa i përket djegies së Galatas, ajo do detyronte hebrenjtë të emigronin drejt Kadiköy dhe Üsküdar, në brishet përballë Bosforit. Stambollasit përjetojnë ditë shumë të vështira, si shkak i 26 djegieve të mëdha që shkatërrojnë qytetin nga viti 1608 deri më 1698.
    Në Izmir tregtia fillon të tkurret. Janë mbi të gjithe grekët Roums që kanë në dorë tregtinë me mbështetjen e europianëve. Udhëheqësit e krishterë, perforcojnë pushtetin e tyre në Ukrainë dhe Hungari, duke ua ndaluar këto tregje të frytshme tregtarëve të Perandorisë. Prezenca e hebrenjve osmanë në tregun ndërkombetar tkurret. Administruesit e dervishmes, diplomatët europianë dhe tregtarët bashkohen per të bërë të mundur largimin e hebrenjve me pozita të larta në pallat, për ti zëvëndësuar me grekët roum dhe Armenianët, ku në shumicën e rasteve i bënin të ditur Sulltanit se nuk donin të punonin me perkthyesit dhe funksionarët hebrenj.
    Dështimet e Perandorisë do linin rrugën e hapur për presione të mëdha ndaj hebrenjve osmanë. Në fillim me pushtimin e Hungarisë nga Austria e pastaj, pas çdo dështimi, çdo herë që një territor osman kalon në duart e europianëve, këto të fundit të ndihmuar nga të krishterët vendas, sulmojnë popullsitë hebreje e myslimane duke ua konfiskuar edhe pasuritë. Për sa i përket të krishterëve të Perandorisë, në veçanti armenëve, Bullgarëve dhe grekëve roums, ata do ndjekin të njëjtën rrugë duke sulmuar hebrenjtë për qështje fetare.
    Gjatë kësaj periudhe anarkie drejtuesit e komuniteteve bashkohen. Psh, Joseph Escapa, Rabini i Madh i Izmirit, duke parë shtimin e emigrantëve të Selanikut, krijon një udhëheqje të unifikuar. Ky organizëm do funksionojë njëlloj që nga shekulli i 17 deri në të 20-in. Ajo llogarit dy asamble, asamblenë fetare (Ben Din) të formuar nga 5 Rabinë, nën presidencën e Rabinit të Madh, që kishte si detyrë edukimin fetar, si dhe një asamble tjetër në fillim me 12 rabinë e më vonë me 7, të cilët ishin përgjegjës për qështjet financiare
    Në shekullin e 17, hebrenjtë e Izmirit, duke dëshiruar të mbrojnë pasuritë e tyre, do të mblidhen në lagjen Mezarlýkbaþý dhe në rrugën Havra, për të krijuar një qendër të madhe tregtare. Armenianët tashmë janë instaluar në lagjen Basmahane, ndërsa turqit, në atë të Namazgâh, Keçeciler, Baþturak dhe Ikiçeþmelik. Lagjet e tyre ishin shumë të populluara, e kështu hebrenjtë më të pasur do instalohen më vonë në Alsancak dhe Karataþ, pikërisht aty ku gjendet edhe varreza hebreje. Edhe pse të ndodhur përballë vështirësishë të tilla, hebrenjtë zhvillojnë kulturën e tyre në Izmir. Fal punës së Rabinit të Madh Haim Beneviste shkolla të shumta dhe objekte kulti do të ndërtoheshin.
    Për herë të parë nje shtypshkronjë hebraike do të themelohet në vitin 1658 nga Abraham Ben Gabay e libri Escapa i Rosh Joseph do të botohej i pari. Për arsye të situatës anarkike, marrdhënjet e habrenjve osmanë me botën e jashtme do shkëputeshin. Ata po ashtu si osmanët, nuk do te mund të ndiqnin Europën në shekullin e saj te ndriçimit “Lumiere”. Komuniteti hebre osman gjithë energjinë e vet do e hargjonte në çështjet fetare. Zohari i kabalistëve do zinte vëndin e Talmudit.
    Judaizmi osman do të rizgjohet me lëvizjet reformatore osmane. Mahmudi i II do të eleminonte përgjithmonë më 1826 institucionin e Jeniçerëve, të kompozuar kryesisht nga të krishterë mercenare, duke u dhënë një vend të ri mileteve hebreje të Perandorisë Osmane. Menjëherë pasi Rabini i Madh Abraham ha-Levi merr përsipër funksionet e tij në majen e shtetit osman fal Sulltan Mahmudit, hebrenjtë e Stambollit do të mbushin rrugët duke festuar për të përshëndetur vendimin e Sulltanit. Ata presin që tashmë Rabini i Madh të emërohej në funksionet më të larta. Si funksionar osman ai ishte përzgjedhur për mbledhjen e taksave të komunitetit të tij. Ai ka madje forcën të burgosë secilin që nuk paguan taksat. Përfaqësues i komunitetit të tij pranë qeverisë, ai transmeton problemet në qeveri dhe po ashtu sigurohet përsonalisht që dekretet perandorake të jenë përçuar mirë në komunitetin e tij. Lider i komunitetit hebre, ai është përgjegjës për hapjen e shkollave, spitaleve, jetimoreve etj. Ky gjithashtu emëron edhe administratorët që varen nga drejtuesit e sinagogave. Ai drejton po ashtu edhe sistemin juridik hebre. Ai ka fuqinë të aplikojë dënime të rënda deri në ekspulsion nga komuniteti atë që thyen ligjet. Drejtuesit osmanë, me anë të “beratit” (26), rrisin fuqinë e Rabinit të Madh të Stambollit dhe i sigurojnë pavarësi nga rabinët e tjerë, të cilët mund të emërohen vetëm me aprovimin e tij. Madje ai ka fuqinë të burgosë nëpërmjet forcave të rregullit të gjithë rabinët që veprojnë kundër ligjeve
    Meqë kjo ishte përmendur më parë, mes viteve 1838-1856 Hatt-i Hümayun dekreton barazi për të gjithë shtetasit e Perandorisë Osmane. Ai siguron besimin e popullit osman që e quan tashmë “Raya”. Taksa kryesore e kërkuar më parë jomyslimanëve do të shndërrohet në vitin 1855 në taksë e kërkuar në këmbim të mos kryerjes së shërbimit ushtarak. Në vitin 1910 Rabini i Madh Haim Nahum Efendi, duke dashur të tregojë lidhjet e përzemërta të miletit hebre me atdheun osman, bën presion dhe e ndalon këtë taksë. Po ashtu, edhe pse kishte kundërshtimin e Patriarkut të Krishterë, popullsitë jomyslimane do thirren në shërbimin e detyruar ushtarak (27).
    Komuniteti hebre, duke përfituar më pak nga zhvillimi se komunitetet e krishtera, qëndron indeferente ndaj modernizimit osman. Vetëm hebrenjtë egjyptianë mbështesin reformat sepse e kuptuan rëndësinë e këtyre transformimeve, pasi kishin pësuar kohë më parë transformimet nga Valiu (28) osman Mehmet Ali Pasha. Rabini i Madh i Stambollit, nuk do e mbështeste nga frika se fuqia zyrtare që i ishte dhënë do lëkundej. Dallimet, në fushën edukative, psh, duhen hequr për faktin se do barazoje të gjithë shtetasit. Të krishterët, që fal kapitullimeve, janë gjykuar nga gjykatat e tyre fetare nuk janë aq të kënaqur të kalojnë në juridiksionin laik të barabartë me osmanët mysliman. Duke mos dashur që femijet e tyre të ndiqnin studimet në shkollat e reja laike, pjesa më e madhe e jomyslimanëve do qëndrojnë të lidhur me udhëheqësit e tyre fetar. Ndërkohë që armenianët dhe roumët grekë integrojnë shkollat militare, hebrenjtë e Perandorisë, deri në shekullin e 20, do qëndrojnë te vonuar në fushën e mjekësisë në raport me komunitetet e tjera.
    Ndërkohë më 1839, edhe pse është një situatë e tillë, Sulltani dekreton një ferman i cili i lejon komuniteteve hebreje dhe karaite të ndërtojnë një spital në Karabaþ, pranë Balatit. Një tjetër spital u ndërtua në Izmir nga një tregtar i pasur hebre, Nesim Lévi Bayraklý. Spitali i Stambollit u hap më 1897 në një terren të dhuruar nga vetë Sulltani. Lordi Lord Rothschild,, fal ndërhyrjes së një funksionari të quajtur Albert Cohn, do të arrijë të sigurojë me 1854 lejen për ndërtimin e një shkolle laike. Por projekti do realizohej vetëm pas luftës së Krimesë. Mësimet nisin më 1860 pas emërimit të rabinëve. Aleanca Universale Izraelite e krijuar më 1860 nga komuniteti hebre i Europës, mbështet këtë orientim duke themeluar shkolla në Edirne, deri në Haifa e Basra. Më 1906 fal profesorit Boris Shatz një shkollë artesh do të hapet në Jeruzalem. Në vitin 1907 përsëri në Jeruzalem, planifikohet zhvillimi i një projekti për një universitet hebraik, menjëherë pas blerjes së një terreni në malin Scopus. Shkollat e minoriteteve, të gjitha të lidhura me Ministrinë e Edukimit Osman, mbesin të lira të përdorin sistemet e tyre edukative. Mësues e profesorë osman, të paguar nga shteti, janë emëruar në këto shkolla. Këto përmirësime bëjnë të mundur përfundimin e rezistencës në mesin e hebrenjve konservatorë dhe studentët hebrenj mbushin shkollat teknike osmane, shkollat e mjekësisë dhe Universitetin e Stambollit. Mjekët hebre rifitojnë në Perandori reputacionin e mëparshëm dhe integrohen në shkollat e Perandorisë në mesin e mësuesve myslimane dhe të krishterë.
    Në periudhën e VeziriAzam Ali dhe Fu’Âd Pasha komiteti hebre krijon një këshill që lejon të konsultojë Sulltanin dhe lehtësoje po ashtu aplikimin e reformave. Yakir Geron, Rabini i Edirnes i tërhequr më shumë se të tjerët nga reformat, është emëruar pranë Kâymakâm (Kajmekamit) (29) të Stambollit. Me mbështetjen e Geronit komuniteti hebre osman riorganizohet më 1865. Rabini Geron, fal tentativave të tij të arrira për modernizim, do të përfitoje një dhuratë prej 72 mijë Kurus dhe siguron një të ardhur mujore prej pesëmijë kurus.
    Gjithashtu është dekoruar me Medaljen e Nderit të Urdhrit të Mexhides. Organizimi i ri përbëhej tashmë prej katër asambleshë, asambleja e përgjithshme, asambleja laike, asambleja fetare dhe Rabinati i Madh, qendra e të cilit do transferohej në Cibali në Beyoðlu më 1876. Akoma sot e kësaj dite vazhdon aktivitetin e tij. Rabini i Madh është pranuar si përgjegjësi administrativ i miletit hebre në gjithë Perandorinë. Është po ashtu shefi shpirtëror i hebrenjve të Stambollit. Judaizmi osman në vazhdim të reformave të fundit është grumbulluar rreth 9 rajoneve rabatike, Stamboll, Bursa, Bagdad, Edirne, Izmir, Selanik, Kajro, Aleksandri dhe Jeruzalem. Të gjitha kanë të njejtat fuqi me atë të Stambollit. Andej nga fundi i shekullit të 19, rabinate të reja do të krijoheshin edhe në Sofje, Sarajeve, Mosul, Tripoli, Bejrut dhe Alep.
    Në mesin e shekullit të 19 shoqëria hebreje osmane është e ndarë në dy pjesë nën influencën e Europës, tradicionalistët dhe modernistët. Madje në vitin 1865 për shkak të një keqkuptimi që lindi nga një mosmarrveshje financiare për një ceremoni varrimi, një grup i drejtuar nga Daniel Fernandez dhe Emmanuel Pinhas Veneziani, të formuar kryesisht nga italianë dhe austriakë, shkëputen nga Fronti Hebre dhe krijojnë “Komunitetin e të Huajve” që do të kthehet më vonë në “Komunitetin e Hebrenjve Italianë” (30) Ndërkohë që më parë ishin të miradaptuar në kulturën sefarade, Ashkenazët të cilëve masakrat në Gjermani dhe Rusi i patën detyruar të emigronin drejt Perandorisë Osmane dhe rrotull saj më 1850, do të shkëputen nga Rabini i Madh dhe do të mblidhen nën një drejtim tjetër të ndryshëm. Hebrenjtë ashkenaz osman, preferojne te flasin gjuhen e tyre yiddish. Ashkenazët kanë tre vende kulti, sinagogat “Budin” (31) dhe “Alman” në Balat, Gjermani dhe sinagoga “Terziler” (rrobaqepësit) në Yüksek Kaldýrým (32). Ndryshime në mesin e ashkenazëve do të dalin në pah. Si fillim kultura, mes hebrenjve gjerman e austriak që kanë një edukim të lartë dhe emigrantëve rus, të varfër. Por kjo nuk mbetet me kaq. Traditat fetare dhe zakonet e komunitetit karait që nuk njohin autoritetin e Rabinit të Madh, janë shumë diferente. Karaitet jetojnë në lagjet e varfra Galata, Hasköy dhe Kaðýthane. Ata privilegjojnë tribunalet myslimane për të zgjidhur problemet juridike dhe pranojnë të drejtën islame. Vetëm në çastin e fundit i bëjnë thirrje rabinatit. Evolucioni i ri i hebrenjve osmanë shqetëson të krishterët e Perandorisë. Kapitalistët hebrenj mbështesin Perandorinë në kohën kur gjendja e saj përkeqësohet pas luftes së Krimesë. Nën Abdul Hamidin (1879-1909), dalë nga amullia ekonomike e shekullit te 17 e 18, ata fitojnë një vend të rëndësishëm në jetën kulturore e ekonomike osmane dhe mbajnë poste të rëndësishme në Fakultetin e Mjekësisë së Stambollit. (33). Të krishterët i rishikojne përsëri hebrenjtë si konkurrentët e tyre të mëdhenj. Tregtarët grekë roums dhe armenian, të mbështetur nga europianët, kërkojnë të ndalin këtë marrsh të ri të hebrenjve. Në kohën e tij, Selimi i III, tenton të ndalojë evolucionin e të krishterëve që përfitojnë nga kapitullimet, të cilët të liruar nga ligjet osmane u lejonin të vepronin në mënyrë të pavarur në ambasadat dhe shoqëritë e huaja. Por për shkak të presioneve të forta të misioneve të huaja, Selimi do të lërë të krishterët të lirë të marrin beratin e tyre si mjet këmbimi. Kur Mahmudi i II, përballë kësaj situate, inkurajon myslimanët të merren me tregti. Por rezistenca e europianëve dhe kultura myslimane janë pengesa. Të krishterët nuk e pranojnë idenë e barazisë së gjithë nënshtetasve jomuslimane të Perandorisë, pasi ata preferojnë mbrojtjen e huaj apo kalimin nën sundimin e të huajve. Kështu mendojnë se do të mposhtin nënshtetasit hebre e myslimanë. Ndërkohë hebrenjtë osman ia dalin mbanë fal kapitalit të hebrenjve europianë. Në kohën e Þefatni Zvi (1676) hebrenjtë dönme (të konvertuar në mysliman) të Selanikut do marrin pjesë në këtë evolucion.
    Gjthashtu shtypi hebre do marrë zhvillim, e dy të tretat e gazetave hebreje të botuara, gjenden ne qytete si Selaniku, Stambolli, Sofia dhe Izmiri. Pjesa tjetër lexohej në Egjipit, Palestinë dhe Rumani. Gazeta e parë hebreje e rëndësishme del në Stamboll me emrin Gazeta Hebreje (1841-1860). Më pas do dalë një gazetë në gjuhën spanjolle, La Luz de Israel (Drita e Izraelit). Kjo gazetë i kushton një hapësirë të gjërë luftës se Krimesë. Më pas del El Manadero (Burimi) që botohet nen influencën e misionarëve skocezë. El Jurnal Israelit (1860-1871) e Ezekial Gabay, në fillim e përjavshme e më pas tre herë në javë. El Nacional (1871-1890) del fal Moïse Dalmedico. Sipas disa studiuesve, edicioni i parë hebre del në territorin osman me emrin La Buena Esperanza (Shpresa e Mire) në vitin 1842 në Izmir. Ajo do realizohej nga Rafael Uziel Pinserle. (34).
    Në vitin 1871 gazeta El Tyempo e themeluar nga Isak H.Karmona është edituar nga David Fresco deri më 1930. Gazeta El Telegraf e kthyer më vonë El Nasyonal del në 1872 fal Marco Mayorkas. Botuesit e La Patria (1908-1909) janë David Elnekave dhe Viktor Lévi.Ky i fundit do të botojë edhe La Boz mes viteve 1908-1910. Përveç këtyre gazetave në frëngjisht dhe turqisht, dalin edhe revistat El Sol, El Rayo, El Amigo de la Famia, El Instruktor, El Cudio (1909-1922), Ha menora (1923-1938), La Boz de Türkiye (1939-1949). (35).
    Paralelisht me këtë jetë të shkëlqyer, turqit dhe hebrenjtë e territoreve te humbura osmane, perballojnë sulme të krishterëve aleate të vendeve të huaja. Për më shumë, në Perandori, duke filluar nga vitet 1870 militantët greko roums dhe armenian sulmojnë hebrenjtë për çështje fetare.sidomos në territoret arabe, sipas tyre të ndihmuar nga ambasadat europiane. Disa shpifje të përhapura në mesin e të krishterëve apo në artikujt dashakeqës të gazetave janë burimi i këtyre akteve. Persa i perket masakrave te myslimanëve të mbetur ne Europen Lindore dhe Ballkan, myslimanët do të mbeshteten nga hebrenjtë. Grekët roums dhe armenët nuk dëshironin që sinagoga të ndërtoheshin në Perandori. Ne vitin 1899 grekët roums tentojnë të ndalojnë ndërtimin e një sinagoge në Haydarpaþa të Stambollit. Ndërkohë, Sulltan Abdul-Hamidi dërgon ushtarakë të kazermês së Selimijes dhe sinagoga do të hapej. Maqedonia do të kthehet në një ferr per turqit dhe hebrenjtë, si shkak i veprimtarisë së bandave serbe dhe greko roumse e bullgare të organizuara nga perëndimi. Hebrenjtë u largohen masakrave në Europë duke u strehuar në Selanik. Popullsia hebreje e Selanikut llogaritet 28 mijë vetë në vitin 1876 dhe shkon deri në 90 mijë në vitin 1908. Kjo shifër përbën gjysmën e popullsisë së qytetit. Më vonë, pas sulmeve të grekëve roums lokalë, hebrenjtë detyrohen të emigrojnë në Izmir. Pavarsisht nga presionet e hebrenjve europianë dhe fermaneve perandorake, sulmet vazhdojne rregullisht deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Hebrenjtë dhe popullatat myslimane kane vuajtur në veçanti gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Hebrenjtë që largoheshin, zëvendësoheshin menjëherë me grekët roums të ardhur nga Perandoria Osmane. Pas luftës, hebrenjtë që u larguan nuk kishin më autorizim të ktheheshin, prandaj emigronin drejt Amerikës (36). Pavarësisht ngjarjeve, hebrenjtë osman vazhdojnë të përparojnë në epokën e Sulltan Abdul Hamidit. Moshé Lévi, Rabini i Madh Kâymakâm, mban gjithnjë privilegjin të takojë përsonalisht Sulltanin. Hebrenjtë e huaj dhe osmanë, jo vetëm që japin leksione në Fakultetin e Gjuhësisë, Juridikut dhe Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, por edhe në shkollat ushtarake dhe profesionale të Perandorisë. Pjesa me e madhe e qështjeve konsullore në vendet e Mesdheut janë kryer nga hebrenjtë osmanë. Ata që u pasuruan filluan të linin lagjet e varfra të Stambollit për tu instaluar në Beyoðlu, Moda dhe Kadiköy. Në vitin 1893 në një shkrim zyrtar të Aleancës Universale Hebreje gjejmë të shkruar këto fjalë;
    “Jashtë Turqisë ka shumë pak shtete ku hebrenjtë mund të bëjnë një jetë të shkolluar e civilizuar. Sulltani dhe Porta Sublime (e Lartë) është sjedhur me mirësi e liberalizëm kundrejt Jahudive. Në çdo rast Sulltani Abdul Hamid ka mbrojtur nënshtetasit hebrenj dhe është sjedhur në mënyrë bujare kundrejt tyre”.
    Në këtë epokë, hebrenjtë europianë mundohen përsëri të sigurojnë nga Perandoria autorizimin e instalimit të hebrenjve në Palestinë. Është një qështje e ndjeshme për osmanët. Ata pranojnë që hebrenjtë të instalohen në çdo rajon jashtë Palestinës, pasi u frikoheshin problemeve etnike që mund të lindnin në Perandori. Sulltan Abdul Hamidi nuk jep asnjë shenjë miratimi në çastin e takimit me Théodore Herzl, themeluesin e sionizmit (37). Ky i fundit ishte shumë i shqetësuar për faktin se Rabini i Madh Kâymakâm Moshé Lévi ka pranuar që hebrenjtë, për ti shpëtuar masakrave ruse, të instalohen në Anatolinë lindore. Po ashtu u diskutua edhe për një ndihmë për të zgjidhur problemet financiare të Perandorisë. Abdul Hamidi do i thotë Herzlit, se hebrenjtë përfaqësojnë grupin më të denjë jomusliman të Perandorisë Osmane (38). Rabini i Madh nga ana e tij, kishte frikë se krijimi i një shteti hebre do vinte në rrezik pushtetin e tij përsonal. Në të vërtetë, meqënëse qështja e sionizmit, me lëvizjen kombëtare hebreje, sidhet rreth instalimit në Jeruzalem, e filluar pas vitit 1877, me ardhjen e emigrantëve ashkenaz të Europës përpara seferadëve, ku ashkenazët qëndrojnë nën influencën e lëvizjeve të ideve nacionaliste që zhvillohen në Europe. Myslimanët arab të Palestinës dhe të krishterët dëshirojnë që ky emigrim të ndalojë sa më parë dhe bëjnë presion mbi Sulltanin. Shtimi i hebrenjve në Jeruzalem e në gjithë Palestinën nuk i shkon përshtat Rusisë që mbron ortodoksët që nga lufta e Krimesë, prandaj do i bënte presion të vazhdueshëm Abdul Hamidit. Për sa i përket Francës dhe Anglisë, ata frikohen nga ulja e influencës së tyre përballë Rusisë e Gjermanisë, pasi një numër i madh emigrantësh hebrenj rus e gjermanë instalohen në këtë rajon. Abdul Hamidi në këtë kontekst, para vitit 1892, dekreton ligje që ulin hovin e emigrimit të hebrenjve në Palestinë, e pas vitit 1892, shpall një tjetër dekret që u ndalon atyre të bëhen pronarë tokash. Por realiteti do ishte krejt ndryshe. Drejtuesit lokal në këmbim të parave, vazhdojnë të pranojnë emigrantë e madje u shesin edhe toka. Po ashtu deri në vitin 1904, 30 mijë emigrantë të rinj do të instalohen. Mes tyre do jenë disa mijëra punonjës socialistë hebrenj të udhehequr nga Ben Gurion. Fal këtij të fundit, iniciator i lëvizjes së punëtorëve izraelitë, Kibutz dhe Moshav (fshatra të kolektivizuara e kooperativa socialiste) do të krijohen në këtë rajon. Hebrenjtë që emigrojnë do të instalohen më së shumti në Haifa dhe Tel-Aviv.
    Hebrenjtë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe lufta për liri.

    Hebrenjtë kanë një mardhënje të mirë me qeverinë “Bashkim e Përparim” që vjen në fuqi mbasi hodhi nga pushteti Abdul Hamidin në vitin 1908. Kara Efendi (Carassin) në Selanik kishte mbështetur dhe akorduar azil liderve të “Bashkim e Përparim”. Reformat e marra nga Unionistët do të përfitojnë mbështetjen e hebrenjve osmanë. Unionistët përtej reformave laike, kërkojnë të formojnë një borgjezi turke dhe ndaluar kapitullimet. Ndalimet u dhurojnë një avantazh të ri hebrenjve përballë tregtarëve greko-roums dhe armenianëve që i janë bashkangjitur tregtarëve europianë. Komuniteti hebre osman i drejtuar nga Rabini i Madh Haim Nahum mbështet me forcë mundimin e luftrave të osmanëve. Të krishterët osmanë, që deklaroheshin neutralë, mbështesin në të vërtetë forcat perëndimore. Për këtë arsye, ata instalohen në territore të tjera të Perandorisë, e si shkak i kësaj, hebrenjtë që kishin qëndruar besnikë, për herë të parë nuk do kishin konkurrentë. Gjatë luftës, do jetë lagjia hebreje e Balatit të Stambollit që do siguronte mbrojtjen, dhe do të konservonte deri në vitin 1930 pasurinë e grumbulluar për këtë situatë. Hebrenjtë ndihmojnë ushtrinë osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ashtu siç bënë gjatë Luftave Ballkanike. Bankierët hebrenj i sigurojnë Perandorisë mjete financiare për të përballuar shpenzimet e luftës jashtë dhe brënda Europës. Përsa u përket fermerëve hebrenj, ata marrin përsipër furnizimin me materiale, ushqime dhe veshjet e nevojshme për ushtrinë. Nëse ushqimi ndonjëherë do të mungonte, do të ishin shoqatat humanitare hebreje qe do ndihmonin familjet e ushtarakëve osmanë.
    Nëse Zimerman, ministri i jashtëm gjerman, me origjine hebreje, do të programonte, nëpërmjet influencës së lobit sionist të Berlinit, themelimin në Palestinë të një shteti hebre të lidhur me Perandorinë Gjermane, Haim Nahum bashkë me hebrenjtë osmanë do ta kundërshtonin. Përsa i përket anglezëve, sipas mendimit të Vladimir Jabotière, ata parashikonin të krijonin një regjiment hebre që do luftonte në Gelinotte dhe më pas në Palestinë. Në një kohë të shkurtër, në mars të vitit 1915, anglezët do e krijonin në Galipoli (39)
    një divizion kalorësie kundër turqve. Në përputhje me politikën e anglezëve që nënkuptonte përdorimin e minoriteteve, hebrenjte angleze, ata do bënin pjesë në trupën e parë hebreje gjatë sulmit ndaj Palestinës, udhëhequr nga gjenerali Allenby më 1917. Plani anglez ishte një sukses dhe Lordi Balfour me deklaratën e tij të famshme, lejon emigracionin masiv të hebrenjve drejt Palestinës. Si shkak i këtyre ngjarjeve komandanti osman Xhemal Pasha tenton të largojë një pjesë të popullatës hebreje nga rajonet e pushtuara prej anglezëve. Kjo u pa me sy të keq nga hebrenjtë. Edhe pse departamenti i propagandës angleze tentoi ta shfrytëzonte këtë rast për ta përdorur kundër osmanëve, shumica e antarëve të këtij institucioni do të deklaronin publikisht që Xhemal Pasha nuk është sjedhur keq kundrejt popullsive lokale. Në të kundërt të asaj ç’ka u shpërnda si propagandë nga perëndimorët, nuk do ishte një grup apo një komunitet por i gjithë populli osman që është viktimë e vuajtjeve të shkaktuara nga lufta.
    Gjatë luftës për lirinë e Turqisë, situata e hebrenjve të Stambollit përkeqësohet, pasi pushtuesit mbrojnë interesat e tyre ekonomike dhe minoritetet e krishtera. Aleatët heqin ligjet laike të shpallura nga Bashkim e Progres dhe rikthejne sistemin e vjetër në fushat e shkollimit dhe drejtësisë. Konservatorët mysliman dhe të tjerët, dominojnë skenën politike. Pasuritë e hebrenjve dhe myslimanëve do u shperndahen të krishterëve. Ata që do të mbeshtesin hebrenjtë komunistë të ardhur nga Rusia si dhe levizjen e Xhonturqve (Turqit e Rinj) dhe luftëtarët osmane do të burgosen. Pushtuesit hedhin sytë nga emigrimi i hebrenjve rusë dhe mbështesin masakrat e gjeneralit të bardhe rus Denikin, pasi është aleati i tyre. Në maj të vitit 1919 ushtria greke pushton Izmirin dhe rrethinat e tij dhe masakron mijra turq e hebrenj. Me 1922 e njëjta ushtri, tërhiqet përballë ushtrisë turke, duke djegur fshatrat përreth Izmirit dhe Bursës. Rabini i Tireut Ishmail ha-Kohen, ndihmon rezistentët turq lokal dhe hyn në mardhënje me forcat nacionaliste turke të ndodhura aty pranë. Në Ödemiþ, rabini Isac Franco refuzon ti bashkëngjitet forcave pushtuese greke (40). Pushtuesit grek të Izmirit tentojnë të sigurojnë një pranim në heshtje të komuniteteve lokale. Kur ti kerkojnë Boas Efendiut një nga gjykatësit e ishullit të Rodit se kujt i përket tash e mbrapa Izmiri, ai i pergjigjet “Hebrenjtë kanë patur gjithnjë mardhënje të mira me turqit, prandaj Izmiri duhet ti lihet turqve” (41). Përpara vitit 1918, kur Baþvezir Izzet Pasha lajmëron armëpushimin, Rabini i Madh Haim Nahum do të dërgohet në Europë si përfaqësues i Perandorisë Osmane. Fal tij do të arrihen para takime për përgatitjen e një nënshkrimi paqeje me nder. Haim Nahum mbështet deri në fund revolucionin anatolian të filluar nga Mustafa Qemali. Ai flet në favor të turqve para komisionit amerikan të quajtur King Crane, i ngarkuar për analizimin e gjëndjes në Lindjen e Mesme. Por mbas presioneve të sionistëve dhe perëndimorëve ai do largohej nga vendi me 21 prill 1920. Për sa i përket hebrenjve të Stambollit, me shpresën që të zinin vend në parlamentin e fundit osman më 1919, do të krijonin “Fronti Elektoral i Hebrenjve osmanë”. Mison Ventura Efendi do të përzgjidhej si kandidat. Në Stambollin e pushtuar, hebrenj si Behor Haim Becenaro, Rabini i Madh i Edirnes (që më vonë do të bëhej Rabini i Madh i Republikës Turke) apo historiani Evran Galante, do të refuzonin presionet e aleatëve mbi qeverinë e Stambollit dhe do të hapin, në shenjë të protestimit të parë turk, varrezën hebreje të Izmirit. Një pjesë e madhe do të largohen drejt Anatolit për tu bashkuar me ushtrinë çlirimtare turke. Haim Nahum do emërohet këshilltar i turqve në Konferencën e Paqes së Luzanës. Delegacioni i shtypit turk, prezent në Luzanë publikon një broshurë mbi minoritetet e Turqisë ku përmenden sjedhjet shëmbullore dhe besnike të hebrenjve turq (42). Më 2 shkurt, Mustafa Kemali, sapo hyri në Izmir me ushtrinë turke, do të mbante një fjalim. Në fund një gjimnazist i ri i quajtur Rafael Ambato do e pyese se çfarë mendimi ka për hebrenjtë, Ghazi (43) do pergjigjej “…hebrenjtë duke provuar besnikërinë e tyre ndaj këtij vendi e populli kanë bërë deri tani një jetë inteligjente, e në të ardhmen do të jetojne në prosperitet e lumturi” (44).

    Hebrenjtë në Republikën Turke.

    Gjatë shekujve hebrenjtë e kanë ndjerë veten në shtëpinë e tyre në territoret turke. Duke mos patur mardhënje të jashtme me shtetet e tjera, kanë pranuar dhe mbështetur pozitivisht të gjitha reformat e bëra. Gjatë Republikës turke gjesti i tyre i parë, në lidhje me artikullin 42 të marrëveshjes së Lozanës, ishte të refuzonte që mosmarrveshjet mes minoriteteve, si çështja e kapitullimeve psh, të zgjidhen sipas dokeve të secilit. Rabini i Madh Haim Bectancei i lë orga-nizmave të krijuara nga Turqia laike,çdo vendim në lidhje me jetën sociale të rabinatit. Komuni-tetet greko-roums dhe armeniane refuzojnë kundër dëshirës së tyre të kenë privilegje për arsye të ndonjë të papriture të fshehtë.
    Sipas regjistrimit të popullsisë, në vitin 1927 numri i hebrenjve në Turqi arrinte në 81 872. Hebrenjtë jetojnë në përgjithësi në Hasköy, Beyoðlu, Þlis, Ortaköy, Kadiköy dhe Kuzguncuk. Gjatë verës i gjejmë në ishujt e Stambollit. Tregtarët hebrenj, banorë të mëparshëm të lagjes Balat, u instaluan në rrethinat e Galatas rreth viteve 1935. Kultura hebreje seferade vazhdoi të zhvillohej dhe gazetat në judeo-spanjolle për të cilat folëm pak më lart, vazhduan gjithnjë të publikoheshin.
    Interesi qe brezi i ri shfaqte për të lexuar turqishten dhe fakti qe e konsiderojnë si gjuhë amtare, do shkaktojë një zvogëlim të botimit të këtyre gazetave. Mes viteve 1920-1930 shkolla fillore do të hapen në Balat,Galata, Hasköy, Haydarpaþa, Kuzguncuk dhe Ortaköy. Në vend të shkollave të Aleancës që u mbyllën më 1915 një kolegj u kijua pranë Liceut Hebre,Beyoðlu. Hebrenjtë mbështesin me forcë reformat laike, mbi të gjitha ndalimin e popullsive turke e minoriteteve të shëtisin me veshje fetare.
    Në vitin 1933 nazistët morën pushtetin në Gjermani. Aktet kundër hebrenjve fillojnë, duke shkaktuar largimin e shumë prej tyre. Kështu që shumë hebrenj por edhe europianë johebrenj do të emigrojnë në Turqi. Në vitet 1930 në vazhdim të reformës së universiteteve, Turqia, do pranojë si studentë me mijra emigrantë të tjerë në Universitetet e Stambollit dhe Ankarasë, si dhe profesorë hebrenj. Mes tyre Alfred Isaac (ekonomist), Alexander Rüstow (sociolog), Andréas Schwartz (jurist), Ernst Hirst (jurist në tregtinë ndërkombëtare) dhe Paul Hindemith, i cili luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e Konservatorit Kombëtar të Ankarasë, njelloj si Carl Elberthper Operan Kombëtare Turke, si dhe Dr. Ernst Praetorius për Orkestrën Filarmonike në prezencë të Presidentit të Republikës në Ankara. Mes të ardhurve do ketë po ashtu personalitete të njohura të fushës së mjekësisë, fizikës dhe shkencave të tjera.
    Komuniteti gjerman i Stambollit, ambasadori gjerman, tregtarët dhe spiunët gjermanë tentojnë të tërheqin në rradhet e tyre grupet nacionaliste të krishtera dhe lëvizjen panturke, duke u munduar po ashtu të përçajne turqit e hebrenjtë mes tyre. Ata dëshirojne të arrijnë në dëbimin e hebrenjve që të mund të bien në duart e tyre. Kryeministri i asaj kohe, Ismet Inönü, gjatë një ndërhyrjeje të ashpër në Asamblenë Kombëtare Turke në vitin 1937, kritikon me forcë antismitizmin. Si reagim kundër sjelljes së gjermanëve, Dr. Abrasax Marmara do të zgjidhej deputet i pavarur në GANT. Pas vitit 1938, masakrat ndaj hebrenjve në Poloni, Hungari e Rumani do të kritikohen pa pushim nga ULUS, organi i shtypit të Partisë së Popullit. Pas një vote në Asamble, ata që dëshironin që emigrimi i hebrenjve të ndalet, do të refuzohen. Celal Bayar në atë kohë Kryeministër, shpjegon “Nuk ekziston problem hebre në vendin tonë. Nuk ka problem minoritetesh. Ne nuk kemi ndërmend të krijojmë një problem artificial hebre, si shkak i presioneve të jashtme. Ne nuk do u japim mundësi atyre të na influencojnë” (45). Turqia do ruajë këtë pozicion gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse janë gjendur përballë nazisteve gjatë pushtimit të Greqisë. Pa dyshim si shumë të tjerë, edhe hebrenjtë janë të pakënaqur me taksën mbi pasurinë, por vazhdojnë të qendrojnë në Turqi me besim. Gjatë luftës, arritja e hebrenjve nga Thraka vazhdon pa pushim. Ambasadat dhe konsullatat turke favorizojnë largimin e hebrenjve të cilët u nenshtrohen presioneve antisemite. Shoqatat hebreje të Anglisë, Amerikës dhe Afrikës, fal mbështetjes sekrete të Turqisë, mund të ndihmojnë komunitetet e tyre të shtypura, nëpërmjet Stambollit. Më pas shumica e hebrenjve të sapoardhur, do të emigronin drejt shtetit të ri të Izraelit. Funksionarët sionist të emigrimit do të luanin në atë kohë një rol shumë të rëndësishëm. Një pjesë e komunitetit do të qëndronin në Turqi. Mes viteve 1948-1965 mbi 5 mijë hebrenj do të largoheshin. Ata që do shkonin në Izrael, do të formonin “Unionin e turqve” dhe “Morris, foncacioni i hebrenjve turq” si shkak i shqetësimit për kulturen e tyre.
    Sot një pjesë e rëndësishme e hebrenjve të emigruar nga Turqia jeton në rajonin e Bat Ham tetë kilometra në lindje të Tel-Avivit. Mendohet se një pjesë po aq e rëndësishme jetojnë në vendet perëndimore. Aktualisht 20 mije hebrenj jetojnë në Stamboll e dymijë në Izmir. Komunitete të vogla gjenden në Adana, Ankara, Canakkale, Bursa dhe Kirklareli. Sipas disa studiuesve, ka më shumë se 10 mijë turq me origjinë hebreje. Po ashtu ka disa mijra hebrenj të paregjistruar prane Rabinatit të Madh si dhe komunitete të përafërta. Në vitin 1950 Partia Demokratike në pushtet, i rijep rëndësi edukimit fetar. Rafael David Saban zgjidhet Rabini i Madh më 1953. Ai merr vendin e Beceranos së vdekur me 1931. David Saban, si paraardhësit e tij, lufton për forcimin e lidhjeve turko-hebreje, duke perkujtuar jo vetëm emigrimin e hebrenjve nga Spanja, por periudhën kur Mehmet Pushtuesi më 1453 ftoi nën mbrojtjen e tij hebrenjtë e ardhur nga Europa Qëndrore dhe Europa Lindore. Në vitin 1961 Rabini David Asseo zëvendëson Sabanin.
    Në ditët tona hebrenjtë marrin pjesë në jetën sociale dhe ekonomike të vendit në fusha të rëndësishme. Për arsye të politikës së saj kundrejt Qipros, Turqia mban një pozicion neutral në mardhënjet mes arabëve dhe Izraelit. Ajo nuk i paraqet probleme Izraelit në Lindjen e Mesme. Në vitin 1991 mardhënjet kalojnë në nivel ambasadorësh. Fondacioni “500 vitet” i krijuar në vitin 1989, do të punonte për celebrimin e përvjetorit të emigrimit të vitit 1492 të hebrenjve të Spanjës drejt Turqisë.

      • Kur je kaps nga trute si puna jote do te pjerdhesh nga goja qe te lirohesh.
        Ju ka hedhur trute e gomarit edhe ju ka mbarsur greku me euro ameriqent me sperme gomari.
        Reagimi im ishte per tjetersimin absolut historik ne shkrimim e mesiperm.Ne ke ndonje argument llogjik kundershto debil.Jam i sigurt se je bektash nga Tomorri.Por je greqizuar e je bere lamash evrope.
        Ju duket vetja modern.edhe mohoni te verteten.Ju te gjithe ju gjeten Osmanet me pleshta dhish sepse me dhi rrinin perhere.Ju shpetoi nga poshterimi greko bizantin edhe mizoria sllavike.Jau mbajti larg evropen hajdutee dhe imorale.E ju beri ministra perandorie e finsike perandorake.Pushtuat botet edhe e komanduat ate.Perseri e mohoni te vertetn patuperisht.
        Greku edhe evrpa ju dhane nga nje leje qendrimi ,si skllever .Jane duke jau rrjepur pasurite personale edhe kombetare bashke me kiminelat ameriqen.Edhe jeten jane duke jau marre.U kane degdisur rrugeve te botes,e ju kane kthyer ne arixhinj pa plang e vater.Turqia ende ju ndihmon e ju respekton vellazerisht e ju perseri i besoni rrenave te pseudohistorianeve te pacipe .Qe paguhen nga fondet e tjetersimit edhe poshterit te ketij populli.E qe ato fonde vijne pikerisht nga shfrytezimi i pasurive te ketij populli.Jane duke ju shrkedhyer mire.Haremet e Perandorise Eurosllave(Eu) edhe ameriqenerise jane mbushur plor me femrat shqiptare.Burgjet e kesaj perandlorie eurosllave(eu) ,perandorise me antishqiptare ,jane mbushur plot me rini shqiptare.Ju rreh e ju qi ,serbi evropa edhe greku ,e ju shani turqine.Deri diku e kuptoj pse e shani turkun.E shani sepse nuk ju ndihmon me ,si me pare.Sepse nuk po jau kthen dinjitetin e humbur e te rene pertoke.Sic jua ruajti stergjysheve tuaj.Kur i beri zot ne shtepi te vet.Meqe me thua turk.Une jam Epiriot e jo malok e as coban.Por Epiriot Arberor i vertet me Bese.E ruaj nderin e Mikut e vertete,qe historia e ka vertetuar qe eshte i tille.Miku im (Si arber ,Epiriot)eshte Turqia.Sepse jam me kembe ne toke e medje te kulluar ,sepse jam me bese e jo i pabese e mohues.Di te dalloj te Verteten nga Genjshtra.I turperuat stergjyehsir tuaj.U bete kurva te Eurosllavise edhe amerikes.U bete argate te grekut qe deri dje e kishim Raja.

  • Bejaziti II djali i Fatih Sultan Mehmetit, babai i Sultan Selimit mori fronin në vitin 1481 dhe për 31 vjet qeverisi shtetin Osman.
    Bejaziti II ka korrur shumë suksese por një nga këto suksese që bie në sy është shpëtimi dhe strehimi i 150.000 çifutëve të cilët Spanja e dëboi sipas marrëveshjes Elhamra. Bejaziti II dërgon Komandantin Kemal Reis me anije për t’i sjellur në Stamboll të sigurtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *