Saga e Uliksit – Odiseut dhe Ilirët

Dita

Paul Kreçmer (1866-1956) ka qenë profesor në Universitetin e Marburgut i gjuhësisë krahasimtare, më pas në Universitetin e Vjenës. Më 1896 botoi veprën “Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache” (“Hyrje në historinë e gjuhës greke”). Në këtë vepër pioniere ky dijetar i kushton mbi 40 faqe ilirëve dhe rolin e tyre në hershmëri.

Kreçmer flet për simbiozën në universin mitologjik midis ilirëve dhe grekëve. Ai shkruan: “Kështu në qoftë se është vërtetuar pikëpamja e shprehur më sipër, se fiset ilire dhe fiset veriperëndimore greke ishin përzier me njëri-tjetrin, largësia gjuhësore midis tyre nuk ka qenë aq e madhe sa më vonë; megjithatë qysh atëherë midis dy grupeve fisnore ekzistonte një kontradiktë e dukshme kombëtare ose pikërisht në atë periudhë u krijuan kontakte armiqësore: dhe për këto kontradikta jemi të vetëdijshëm. Epiri është vendi ku lindi emri i grekëve.

Ardhësit ilirë patën nevojë që kombin e huaj që u kishte zënë rrugën ta quanin me një emër të përgjithshëm dhe i dhanë atij emrin e njërit prej fiseve të tij, të grekëve, të cilët u shtynë nga Epiri dhe dolën rishtas në Oropos, në kufirin atik-beotik. Këtë emër e morën me vete fiset iliro-epirote që, përmes detit emigruan në Itali, e, në këtë mënyrë e mori perëndimi ku ende sot mbizotëron ky emër që u çua aty shumë kohë para se emri “Ελληνες” të fitonte vlerë të përgjithshme edhe ndër vetë grekët.

Po këta fise u kanë sjellë edhe popujve italikë figurën e sagës së Odisesë; sepse forma fonetike e latinishtes Ulixes, Olixes tregon qartë se romakët e njohën së pari Odisenë, jo nëpërmjet eposit jonian. Gjuha mesape kishte një spirante që nga romakët paraqitej herë me x, herë me s, nga grekët me ζ dhe σ kurse në vetë shkrimet mesape jepet me I dhe para t me X ose Σ: gjinorja njëjës e Dazet (me Δαζιμος, Δαζουπος, Dases, Dassius etj. me rrënjë të afërt), do të shkruhet herë ΔΑXTAΣ, herë ΔΑΣΤΑΣ. Alfabeti venet për këtë tingull ka një shenjë të veçantë, që haset dhe në mbishkrimet kelte kurse në shkrimin latin shprehet me x, xx, xs, c, ss, s. Pauli (Veneter, f. 154 ff) ka folur shumë hollësisht për këto marrëdhënie e i ka dhënë këtij tingulli irracional vlerën e një š-je.

Edhe l e Ulixes flet për një burim jo epik. Tani ne dimë nga mbishkrimet se athinasit, beotët, korintianët heroin e quanin ‘Oλυσσεύς ose ‘Oλυττεύς e jo ‘Oδυσσευς… Sipas Quintil I 4, 16, edhe eolisht duhet të ketë qenë Olisseus (Jordan, Krit. Beitr. zur Gesch. d. lat. Spr. f. 39). Kështu të krijohet përshtypja se forma ‘Oδυσσεύς i takon vetëm eposit jonian dhe ka dalë nga një origjinal ‘Oλυσσεύς, duke gjetur një mbështetje etimologjike popullore te óδύσσεσδαί “zemërohem me dikë”, me të cilin, siç dihet, e prezanton Poeti. Mundësia tjetër, që λ të ketë lindur fonetikisht nga δ nxjerr vështirësi: sepse ky shndërrim fonetik jo i jashtëzakonshëm është i huaj për gjuhën greke, po të mos marrim parasysh λάφνη, δαφνη (Hesych) pergeike. Helbigu (Hermes 11, 281) tani natyrisht e ka kërkuar prejardhjen e mitit të Odisesë në fiset barbare ose, sipas tij, gjysmëbarbare të perëndimit grek; këtë hipotezë e kam besuar edhe unë.

Në këtë drejtim dëshmojnë dhe disa fakte të tjera, përveç atyre gjuhësoreve. Odisea kishte një orakull në euritanët jogrekë; Wilamowitz (Hom. Unt. 188 ff) ka dëshmuar për lidhjet e tij të ngushta me tesprotët, rolin e rëndësishëm që duket se ka luajtur saga e tij në brendësi të Epirit.

Saga e Phaiakes është epirote, sepse Σχερίη, që rrjedh nga σχερος “kontinent” e do të thotë “tokë e thatë, stere” është sinonim me “Hηειρος dhe një qytet i Kaonisë, quhej βαιάκη (Hekateu të Stefan Bizantini s.v.) i formuar si ‘Iθάκη, me B jogreke për φ (nga bh), d.m.th. një emër që nuk është lokalizuar këtu aspak nën ndikimin e eposit.

Tani mundet që shndërrimin fonetik nga δ në λ t’ua atribuojnë fiseve iliro-epirote duke iu referuar λάσίμος (piktori i një amfore nga Canosa), në qoftë se ky është i njëjtë me emrin Δάσιμος. Megjithatë unë e quaj të besueshme hipotezën se “njëra nga figurat më vitale të sagës heroike greke” të ketë ardhur nga popujt barbarë, dhe në qoftë se nuk dinë asgjë për këtë vetë grekët, të cilët, p.sh., megjithatë, nuk e kanë harruar kurrë plotësisht prejardhjen trake të kultit të Dionisit.

Këtu detyra jonë nuk është që të hetojmë më tej çështjen ende të pazgjidhur të mitit të Odisesë. Emri i Odise-Uliksit u desh të sillej këtu vetëm si një dëshmi e vlefshme e rolit ndërmjetës që kanë luajtur emigruesit ilirë midis siujdhesës ballkanike dhe apenine.”

 

shkrim mesapik ne BrindiziPaul Kreçmer bën kështu një analizë novatore me një monument madhor të botës së hershme siç janë epet e Homerit, ose që konvencionalisht quhet si të Homerit.

1.Teza se forma Uliks është përcjellë tek popujt e Europës perëndimore nëpërmjet ilirëve tregon se eposin homerik ilirët e njihnin si kulturë orale, ndonëse jo në formë shkrimore Odiseu i shqiptuar si Uliks u njoh sipas modelimit fonetik, morfologjik të ilirëve.

Vepra e James Joyce-it u quajt “Ulisi”, jo “Odiseu”. Kjo do të thotë se ilirët (mesapët, japigët) përtej detit Jon dhe Adriatik e përcollën tek popujt e tjerë formën e tyre Uliks dhe mbase në konkurrim me formën Odiseu, konkurrim, ose paralele, që mund të ketë vazhduar gjatë në shekuj, perëndimi europian sanksionoi përfundimisht deri në ditët e sotme formën ilire Uliks.

Ky është një akt kulturor i klasit të parë ku ilirët paraqiten si përurues dhe negociator të njërit nga emrave më të njohur dhe më të paharrueshëm të qytetërimit botëror.

Kjo dukuri vlen të studiohet pambarimisht.

Kjo lidhet edhe me emra të tjerë të monumentit homerik, duke galvanizuar kështu terminologjinë antroponimike të emrave të heronjve dhe hyjnive mesdhetare në Europë.

Kreçmer beson se vetë kulti i Uliksit (Odiseut) është fermentuar në mjedisin ilir epirot. Jo vetëm si mendësi dhe praktikë kultike por edhe si substancë linguistike.

Paul Kreçmer nënvizon:

“Për fiset ilire që u vendosën në Epir ne dimë fare pak gjëra e për gjuhën e tyre thuajse asgjë. Emri i mbretit të agrejve Σαλύνθιος (Thukid. III 111, 114, IV, 77) të kujton emrin e vendit ilir Salluntum (Itin. Anton. f. 338. 8) dhe salentinët tarentinë, Krahaso dhe ilir Σαλλας. Nga ilirët vjen, mbase, dhe asimilimi në emrin e lumit “Aραχθος (Ptolem. III 14, 6, Liv. 43 21): “Aρραθθος (I.v. Korkyra, IGA. 343) “Aρατθος (Polyb. 21.26,4. Strab VII 325 Aratus (Plin. IV 4), Arethon (Liv. 38.3). Që shndërrimi nga kt përmes ht tt ishte një shndërrim ilir ne mund të bindemi 1) nga shqipja natë, lit. naktis; pesë, sanskr. pankti (G. Meyer Alban. Stud. III 5) 2) nga istrishtja Nesattium (Liv. 41,15), Nesatium (Plin III 127) Nέσακτον (Ptolem. III 1, 27). 3) Nga venetishtja rehtiia, të cilën Pauli (Die veneter, f. 556) e shpjegon bukur si emrin e një perëndeshe Rectia.

Në një rrugë tërthore ne mund të krijojmë edhe njëfarë përfytyrimi rreth gjuhës së ilirëve që u vendosën në Epir. Këta fise, të cilët nevoja ose dëshira për pushtim i shtyu të sulen nga trojet e tyre veriore në drejtim të jugut edhe në krahinat në perëndim të Pindit e të Oetas nuk gjetën hapësirë të mjaftueshme.

Shtrirjen e tyre të mëtejshme drejt Lindjes e penguan jo vetëm vargmalet e egra dhe të kalueshme e të parrugët, por edhe më shumë popullsia e dendur e krahinave të atjeshme, në të cilat kishin vërshuar fiset greke, që tanimë ishin zhvendosur nga perëndimi, tesalët, beotët, dorët. Kështu ndërroi drejtimin rryma e emigruesve ilirë nga ana e perëndimit përmes detit drejt bregdetit italian të përkundrejt. Këto dukuri nuk ishin aspak të panjohura për autorët romakë. Daunusi, eponimi i daunëve të Apulisë, përshkruhej si një ilir fisnik, i cili, për shkaqe politike kishte lënë atdheun e tij dhe kishte gjetur një atdhe të ri në Itali (Paul, Dac, f. 48 Th.d.Pon). Salentinët duhet të kenë paelignët, që nën udhëheqjen e mbretit të tyre Volsimus, i quajtur edhe Lacullus, kishin ardhur nga Iliria (Paul. Diac. f. 278).

Këto të dhëna u vërtetuan nga dy fakte: së pari, nga përputhja e emrave të fiseve dhe të vendeve në të dyja anët e detit Adriatik dhe nga kthimi i një numri të madh emrash vetjakë ilirë në bregdetin lindor të siujdhesës apenine. Pikërisht Helbigu (Hermes XI 1876, f. 257 ff) ka meritën t’i dëshmonte me ngulm dhe të vlerësonte nga pikëpamja historike këto fakte. Para së gjithash ai lidhi japigët italikë me japodët ilirë, të cilët Hekateu (tek Stefan Bizantini ‘Iαπυγία) i quan edhe japigë.

Edhe në anën italike shfaqet forma-d në umbr. Japuzikum, Japusco, Jabuscom, në tabelat iguvinike (Bücheler, Umbrica, f. 95), ku bëhet fjalë që të huajt, ndër ta japudët, t’i largojnë nga turma. Këmbimi i formës së rrënjës në ‘Iάποδες: ‘Iάπυγες ka një paralele në κλάFιδ – “kyç”; dor. κλάικ (Theokrit) dhe όρνιθος: όρνιχος. Kaonëve të Epirit u përgjigjen Χώνες në Siris, galabreve dardanë, thellë në brendësi të Siujdhesës Ballkanike (Strab. VII 316) Calabrët italikë, salentinëve vendi dalmat Salluntum (Itin. A, t. 338) etj

Në të dyja anët e detit Adriatik hasen emra qytetesh me –nt dhe –t- –ntum, -etum etj., si Tarentum τάρας Hydruntum, Υδροϋς Uzentum, Sipontum në bregdetin ilirik, Neretum, Aletium në Kalabri. Epetium në Dalmaci, βουχέτιον në Epir. Këta shembuj nga masa e përputhjeve të tilla, të mbledhura nga Helbig Kiepert etj., mjaftojnë për të përcaktuar faktin në përgjithësi; në hollësitë e tyre ne do të hyjmë më vonë.

Jo më të pakta janë edhe përputhjet në emrat vetjakë, të cilët, janë dëshmuar sipas Helbigut (Herm. XI, 269) sidomos Deeckes (Rhein. Mus. vol. 36 e 37) dhe Paisit (Storia d’Italia I 360): Dasius, Dasimius, Blattius, Trosius ose Τρωσαντιος, Artus, Artorius etj., gjenden të njëjtë krejtësisht ose në rrënjë, si në bregun ilirik dhe në atë italik të Adriatikut.

Një argument tjetër dhe të fuqishëm për shtegtimin e fiseve ilire në siujdhesën italike sjellin mbishkrimet e Kalabrisë të shkruara në një gjuhë jogreke dhe joitalike që u është njohur pa dyshim me të drejtë, mesapëve që banonin aty.

Në këtë mënyrë ne vijmë në problemin që na ka interesuar në radhë të parë në çështjen e gjuhës së ilirëve dhe popujve të afërt me ta që trajtuam deri tani.”

Kreçmer jep kështu një tablo shkencore, ku vërtetohet se ilirët e gadishullit të tyre dhe ilirët e gadishullit apenin, sidomos në Italinë e Jugut (mesapët, japigët) kishin sanksionuar emrat e tyre, të qyteteve, emrat gjeografi. Pra deti Adriatik qe në një farë mënyre det ilir. Dukuria shtegtuese por edhe kolonizuese ilire në bregun italik është tejet e rëndësishme, por gati asnjëherë e studiuar seriozisht. Mjedisi i tyre gjuhësor (ilir) ka qenë i suksesshëm dhe rezistues. Aq më tepër se ilirët e Italisë së Jugut kanë kultivuar shkrimin, pra ishin popullsi shkrimbërëse, një shkallë e lartë e qytetërimit. Ilirët kanë patur shkrimet e tyre, janë mijra mbishkrime mesape, që ende nuk janë zbërthyer, por që nuk do të thotë se nuk do të zbërthehen një ditë.

 

 

 

 

Share This Article
24 Comments
  • O professor
    Do ishte me mire ne vend ti’u referoheni c’fare shkruajne te huajt mbi Iliret the Ilirine te germoni ne arkivat e komshijve tane qe ishin aq te interesuar qe prej kohesh te transformonin dhe tregonin historine tone si te veten. Behuni nje grup me gjuhetare ,arkeologe e historiane dhe I kerkoni shtetit shqiptar te investoje mbi studimin qe do beni dhe filloni nga puna e ballafaqohuni me boten. Mjaft me referenca se dhe ai qe ka bere ate studim njeri ka qene dhe aq me teper aspak banor ballkani. Nuk tingellon mire studimi I tij. Merreni seriozisht kete pune se po I jepet krahe spekullimit.

  • mm, nuk jam ekspert ne gjuhesi por forma Odiseus eshte me bindese se ulixes,
    Sepse Ulikse nuk ishte zemeraku por udhetari qe ngeli detrave per 10 vjet gjate :”udhes” per tu kthyer ne Itake.
    Udhe: Udhesi jane shqip- mundet qe Iliadha dhe Odiseu te jene shkruar me heret
    Lufta e Trojes, eshte lufta e trojeve qe mund te jete bere nga degezimi gege e toske- nje popullsi e vetme -Pellazget te ndare ne dy grupezime themelore- Ilire dhe Epirote ose gege dhe toske.
    Prandaj dhe autori ngaterrohet me origjinene e Odiseut,e cila shpjegohet ne Epirote shume mire. sepse po ta shikojme holle shume studiues mbeshteten ne hipoteza.
    Ai ka te drejte per disa shnderrime te germave, por asnjehere nuk mbeshteten te origjina e vertete e pakthyeshme pellazge e evropes. shikoni se Pirroja eshte thirrur Burrus.
    Dhe eshte Epirot. emri eshte shnderruar dhe ka marre trajte “greke” ne Piro
    Nga ana tjeter,, vete titulli I librit, ju sugjeroj te shqyrtoni vetem fjalen Hyrje ne gjermanisht:
    Einleitung- ein -nje leit – le te, ose lere- ose lejoje- ung te hyje un- hyn-hun,
    pra le te hyjme-hyrje , in-ne…vetem zhvendosje zanore nga para dhe mbrapa N-se
    Sa per emertimet e qyteteve ne dy brigjet e adriatikut- autori ka shume te drejte
    Une po jap nje shembull tjeter : GENOVA
    shikojeni per kuriozitet- emri lidhet me Genui-Gjuri: Ne latinisht I thone “genu” ose gjenui , po ne italishten e sotme?
    Duket qarte, ne kete rast- latinishtja eshte shqipe e paster:
    Shikojeni vete linkun dhe pjesen per kuptimin e emrit:
    https://en.wikipedia.org/wiki/Genoa

    :The city’s current name derives from the Latin word meaning “knee” (genu; plural, genua), from its geographical position at the centre of the Ligurian coastal arch, thus akin to the name of Geneva.[10] The Latin name, oppidum Genua, is recorded by Pliny the Elder (Nat. Hist. 3.48) as part of the Augustean Regio I

  • Po mire mo njeri ! Ku i gjete “greket” ne vitj]in 1200 para Krishtes ? Apo si puna e Italianeve qe shqiptareve qe banonin ne trojet e tyre iu thoshin Pianna dei Greci , kurse tani Pianna degli Albanesi !

    O profe …. boll me lehjet e te huajve ! Mesoni more te flisni shqip ! Cfare vazhdoni me dokrra , jo 400 vjet “erresire” , jo tani jane “zhdukur helenet” ! Ore

  • Po mire mo njeri ! Ku i gjete “greket” ne vitj]in 1200 para Krishtes ? Apo si puna e Italianeve qe shqiptareve qe banonin ne trojet e tyre iu thoshin Pianna dei Greci , kurse tani Pianna degli Albanesi !

    O profe …. boll me lehjet e te huajve ! Mesoni more te flisni shqip ! Cfare vazhdoni me dokrra , jo 400 vjet “erresire” , jo tani jane “zhdukur helenet” ! Ore po pse kaq budallenj ju kemi juve sa pranoni si guake , cdo lloj idiotesie ?

  • Mbaj mend qe i vogel nje roman per femije “pseudohistorik” te ketij Zeqos..patetizma te pabazuara kund…Historiani nuk mund te flase me me llafe te thena apo teori te bazuara ne arsyetime pa sens…si ” mamaja jote(zeqos) ne maje te thanes”…ooooooooooooooo fillo e studio se populli shqipetar u lodh duke te mbajtur parazit…

    • Moikom Zeqo e ka me merite titullin. Ceshtja eshte se ne qe lexojme artikuj te tille nuk marrim vesh ndonje gje se na mungon lidhja, dija mbeshtetese dmth. Prandaj per mua shkrime te tilla nuk thone ndonje gje per ata qe nuk jane te fushes dhe si te tilla nuk duhet te zene vend ne krye te gazetes. Keto lloj shkrimesh jane per nje lexues shume te kualifiuar, pra per nje hapsire te ngushte njerzish. Per mua zoti Moikom nuk duhet te kish marr mundimin ta niste per botim keto fragmente libri. Me mire do kishte qene ti perdorte si teme me kolege brenda fushes.

  • Ardhesit ilire paten nevoje qe kombin e huaj qe u kishte zene rrugen ta quanin me nje emer te pergjithshem …….Kete e thote Krecmeri apo e shkruan profesor Moikomi? Nje gje e them me bindje:Ne asnje autor te lashtesise nuk gjindet,qofte edhe nje paragraf te invazionit ilir ne Epir dhe perzenjen prej Epiri te “vendasve” greke.Perkundrazi Herodoti dhe Tuqiditi,kane lene disa rreshta lapidare per kufijte e fiseve epirote ne gjirin e Ambrakise,duke i quajtur barbare, me fuset greke.

  • Mirel besoj se ke tedrejte.
    Une jam myzeqar dhe kur isha i vogel gjyshja me thoshte mos u mbodhis ( mbe-udhis), mos u vono. ( mos rri ne rruge, mbete udhes)
    Odhise , udhiks = udhetar
    Uliks = Udhiks eshte ndryshim dialektal, ndonje gjinokastrit te na shpjegoje me mire kthimin e dh ne ll si psh tek dhalle=llalle udhe ulle
    Keshtu qe te dy format e emrit ” grek” dhe ” Latin” shpegohen shqip udhetari.
    Sa per Moikomin nuk ka bere keq per perkthimin

    • Faleminderit per mirekuptimin.
      Jam shume dakort me komentin tend, si dhe me interpretimin.
      Ben sens.
      Bile mund te jap dhe nje shembull tjeter per shnderrimin e dh-se ne ll-e.
      Nje njeriu im nuk mund te thoshte kurre “dhome” po “llombe”. me vinte per te qeshur kur e degjoja, por tani shoh qe duhet ti veme re me teper dhe keto lloj shprehish te vjetra…dhe me vjen teper mire qe ma kujtove nje hollesi te tille.
      Sa per shkrimin nuk kam asnje gje kunder Moikomit pse e botoi, por kam shume deshire qe dhe botimet te shoqerohen me analiza dhe perfundime shkencore nga profesoret si Moikomi dhe te tjere.

  • Gjithemone me ka shastisur nga mendja euridicioni cikllopik i injoranteve blogarë. Jam shume i lumtur qe lexoj artikuj shkencore dhe qe me bejne ta dua me shume Shqiperine, historine e saj dhe te stergjysherve tane, Ilire.
    Gjithashtu jam i lumtur qe nuk mund te notoj dot ne topilën e zhapkave te thara nga trutë!

  • Ne autoret antike Epiri nuk zihet me goje. Herodoti tregon per udhetimin e tij ne Tesproti, ku linden emrat e perendive( deri dje toke jogreke, shruan ai) e prej nga i moren greket, permend kaonet, molloset. Epiri nuk egzistonte asokohe e jo me ne kohen e Uliksit. Kur e thote “babai i historise”….. Ka nje fill historianesh qe mendojne se vjen nga fjala shqipe burre.
    Sa per daunet, mbreti Daun mbreteronte kur ne Troje behej lufte, Diomedit i dha vajzen per grua, por Enean e kishte mik, pra shtegtimi ilir ka ndodhur shume kohe perpara. Histori apo legjenda le te hulumtojne profesoret qe per kete paguhen, ne ama jemi amatore te vemendshem, qofte edhe vetem per hir te se vertetes

    • Dakort jam me ty ne jemi amatore.
      Por se japim nje mendim nuk ka asgje te keqe, perkundrazi shume ide dhe menyra jane te domosdoshme per te gjykuar gjera qe dhe historianet I gjykojne me hipoteza.
      Deri tani historianet I kane gjykuar duke u mbeshtetur mbi nje fakt qe gjuha e Homerit eshte gjuhe e vdekur..
      Shume shume pak dine shqip dhe ata qe e dine e bejne lidhjen me historine, te tjere qe dine punojne per grekosllavet per ta fshehur perfundimisht kete lidhje te shqiptareve me lashtesine pellazge, kur bota ishte nje e pandare ne kontinente dhe I gjithe oqeani quhet DETI
      Kjo nuk eshte koencidence
      rraca pellazge ka sunduar boten, ajo eshte rraca e civilizimit
      mitologjia eshte shkenca e ekzistences dhe jo thjesht nje peralle me perendi
      greket nuk ekzistojne vecse ne imagjinaten e injoranteve dhe adhuronjesve te nje teorie te shitur me mjeshteri nga mashtruesit afrikane, perkunder pellazgeve te cfilitur neper lufterat e Trojes,,gege e toske, ilire me epirote, sic pretendohet ti fusin ne lufte dhe sot.
      Meazhi historic I Homerit eshte I qarte: nga lashtesia vjen klithma Homeriane e luftes dhe lavdise, vdekjes dhe humbjes.
      Shuarja e Trojes-trojeve eshte rrenimi I qyteterimit ilir perballe dyndjeve afrikane.,keto mezi depertuan deri ne shekullin e kaluar per te ngritur se fundmi nje shtet fantazem te quajtur Greqi, ne zemren e Epirit pellazg.
      Per ti thene keto nuk ka me nevoje te jesh expert.
      Keto duhen mbrojtur me deshire, po jo me pasionine verber sic keshillojne shume, por deshira dhe pasioni per te mbrojtur Historine e gjakut tend nuk jane as te turpshme as te denueshme, ato jane shtysa dhe forca per te punuar me shume, per te stimuluar mendjen dhe dijen dhe kurajon per ta treguar botes te verteten tende si popull.
      Dhe kjo e vertete flet vete: Shqip
      Njerez guximtare me vizion ndryshojne boten. Ata kane kurajon te shikojne ate qe te tjeret nuk guzojne ta mendojne.
      a nuk ishte Galilei nje I tille
      A nuk ishte Anjshtanji nje I tille.
      ata guxuan te nalizojne faktet dhe ti gjykojne ato ndryshe nga te tjeret, me nje besim te forte te vetvetja, dhe ne kundershtim me teorite e kohes se vet, por ama ja dolen te udheheqin boten drejt ideve te tyre, sepse e pane te verteten aty ku te tjeret ishin qorra dhe nuk shihnin gje..dhe te tjeret kishin me shume tituj se Anjshtanji apo me shume force se Galilei>
      Mendimi I vizionarit eshte ai qe udheheq drejt zhvillimeve te reja
      ndersa ne shqiptaret e kemi gati- Homeri e la gojedhenen ne shqip..dhe bota thone ende eshte gjuhe e vdekur.

  • po ket tjetren a e din kush? mitsubishi (marka japoneze) nga vjen? ka qon shqiptar. klandestin n japoni. mico bisha. hahaha

  • I nderuar Profesor Zeqo,pasi lexova artikullin,hapa e amerikanit Xhorxh F. Uiliams”Shqipetaret”,i cili shkruante:”…Kur te jete studiuar mire gjuha shqipe dhe kur te jene cvarrosur gojedhanat e saj,atehere shume nga veprat e Homerit do te rishikohen dhe ca nga ato do te jete nevosa edhe te korrigjohen.Herodotus nuk e dinte qe emrat e heronjve te vepres se Homerit ishin fare qarte ne gjuhen pellazgjike…” Ju i nderuar Profesor shkruani:”…perendimi europian sanksionoi perfundimisht deri ne ditet e sotme formen ilire Uliks.Ky eshte nje akt kulturor i klasit te pare ku iliret paraqiten si perurues dhe negociator te njerit prej emrave me te njohur dhe me te paharrueshem te qyteterimit boteror.”I dashur Profesor,ju bej me dije se duke filluar qe sot do t’i referohem formes ilire Uliks dhe jo Odisea.Ju falenderoj i nderuar Profesor Zeqo per kontributin tuaj ne pasurimin e Antroponimise shqiptare.

  • punoja me nje peruane- diskutonim per fundet dhe kemishat qe mbanim nen funde. si femra ne I themi kemishe, ndersa ata si spanjolle kamisole. dhe Iindi diskutimit si I themi fjales fund, atij qe vishet..ne I thashe kemi dy fjale: 1 – fund, si pjesa e fundit e veshjes, nga latinishtja fund-fondos, ose fust ne greqisht- si fustanellat ne toskerisht.
    Ou tha ajo, ne I themi jo per fundin, po per ate qe vesh qe siper si te tere-Fustan.
    pra fustanit I thoshin fustan
    Ishte e papritur se ne te gjithe fiset spanike qe kam takuar, ka fjale te ngjashme me shqipen ne pergjithesi nga latinishtja, por asnjehere nuk e kam hasur “fustan”
    dhe cudia ishte se kjo ishte fjale nga indishtja e peruaneve, te pakten keshtu e kuptova.
    Dhe te mendosh domethenien e emrit : fustan
    Gegerisht, ose ilirisht: e fus tan trupin, ndoshta mund te jete dhe latinisht, por s’e kam hasur.

  • Mount Gerizim ose Mali I Gezimeve:Biblical account[edit]
    Old city of Nablus and Mount Gerizim in backgroundThe Torah commanded the Israelites on first entering Canaan to celebrate the event with a ceremony of blessings and cursings respectively on Mount Gerizim and Mount Ebal,[4][5]
    The masoretic text of the Tanakh says the Israelites later built an altar on Mount Ebal, constructed from natural (rather than cut) stones, to place stones there and whiten them with lime,[2] to make peace offerings on the altar, eat there, and write the words of this law on the stone.[6] The Samaritan Pentateuch version of Deuteronomy, and a fragment found at Qumran,[7] holds that the instruction actually mandated the construction of the altar on Mount Gerizim, which the Samaritans view is the site of the tabernacle, not Shiloh.[8][9] Recent Dead Sea Scrolls work supports the accuracy of the Samaritan Pentateuch’s designation of Mount Gerizim rather than Mount Ebal as the sacred site.[10]

    An instruction immediately subsequent to this orders that, once this is done, the Israelites should split into two groups, one to stay on Mount Ebal and pronounce curses, while the other goes to Mount Gerizim and pronounces blessings
    https://en.wikipedia.org/wiki/Mount_Gerizim

  • dhe tani dicka interesante per vendlindjen e Budes:
    The evidence of the early texts suggests that Siddhārtha Gautama was born into the Shakya clan, ………….According to the Buddhist tradition, Gautama was born in Lumbini, nowadays in modern-day Nepal, and raised in the Shakya capital of Kapilavastu, which may have been in either present day Tilaurakot, Nepal or Piprahwa, India.[note 1] He obtained his enlightenment in Bodh Gaya, gave his first sermon in Sarnath, and died in Kushinagar.

    Lexoni perkatesisht:
    https://en.wikipedia.org/wiki/Gautama_Buddha
    dhe Lumbini: the Birth place of Budha:
    https://en.wikipedia.org/wiki/Lumbini
    Fjala Lumbin–Lumturi- I njejte me O I lumti,,Lumni- veiror, pothuaj I njeje me Olympus..vend I hyjnive. Dhe sot Lumbini eshte vend I shenjte
    Hamendjet e mia mund te jene gabim, por ja vlen te shqyrtohen.

  • lexoni
    https://en.wikipedia.org/wiki/Julia_(gens)
    “Julius” redirects here. For other uses, see Julius (disambiguation).

    Denarius issued under Augustus from the mint at Lugdunum (present-day Lyon, France), showing Gaius and Lucius Caesar standing facing on the reverse (ca. 2 BC–14 AD)
    The gens Julia or Iulia was one of the most ancient patrician families at Ancient Rome. Members of the gens attained the highest dignities of the state in the earliest times of the Republic. The first of the family to obtain the consulship was Gaius Julius Iulus in 489 BC. The gens is perhaps best known, however, for Gaius Julius Caesar, the dictator, and grand uncle of the emperor Augustus, through whom the name was passed to the so-called Julio-Claudian dynasty of the 1st century AD. The nomen Julius became very common in imperial times, as the descendants of persons enrolled as citizens under the early emperors began to make their mark in history.[1]

    Origin[edit]

    The Julii were without doubt of Alban origin, and it is mentioned as one of the leading Alban houses, which Tullus Hostilius removed to Rome upon the destruction of Alba Longa. The Julii also existed at an early period at Bovillae, as we learn from a very ancient inscription on an altar in the theatre of that town, which speaks of their offering sacrifices according to the lege Albana, or Alban rites; and their connection with Bovillae is also implied by the sacrarium, or chapel, which the emperor Tiberius dedicated to the gens Julia in the town, and in which he placed the statue of Augustus. It is not impossible that some of the Julii may have settled at Bovillae after the fall of Alba Longa.[2][3][4]

    As it became the fashion in the later times of the Republic to claim a divine origin for the most distinguished of the Roman gentes, it was contended that Iulus, the mythical ancestor of the race, was the same as Ascanius, the son of Aeneas, and founder of Alba Longa. Aeneas was, in turn, the son of Venus and Anchises. In order to prove the identity of Ascanius and Iulus, recourse was had to etymology, some specimens of which the reader curious in such matters will find in Servius. Other traditions held that Iulus was the son of Aeneas by his Trojan wife, Creusa, while Ascanius was the son of Aeneas and Lavinia, daughter of Latinus.[5][6]

    • Mirel, çfarë lidhje mund të ketë Bovilla e Tiranës me këtë Bovillën e Romës?
      https://it.wikipedia.org/wiki/Bovillae

      Më është krijuar përshtypja se pushtimi i Romës së Lashtë ishte pak a shumë si ai amerikan gjatë LIIB. Ndoshta gabohem por në vija të trasha këtë gjë mendoj duke parë gjithë këto ngjashmëri.

      • nuk e di sa seriozisht e ke ti, se ne pergjithesi njerezit e marrin kete ceshtje me te qeshur ngaqe jane mosbesues ndaj te vertetes se pellazgeve, por qe kur fillon spjegimi per themelimin e Bovilles vihet re prania e fiseve Toske, labici dhe Cameria..keto nuk jane fantazi po e shkruar e zeze mbi te bardhe
        « Dunque sotto il regno di Latino Silvio furono fondate le colonie di Praeneste, Tibur, Gabii, Tusculum, Cora, Pometia, Labici, Crustumium, Cameria, Bovillae ed altre città fortificate dei dintorni.”

  • Dhe sa per qiellin qe englezet I thone sky:
    http://dictionary.reference.com/browse/sky

    A)-Noun-sky [skahy] /skaɪ/ IPASyllables Examples Word Origin noun, plural skies. Often, skies (for defs 1–4).

    1. -The region of the clouds or the upper air; the upper atmosphere of the earth:
    “airplanes in the sky; cloudy skies.”

    2. -the heavens or firmament, appearing as a great arch or vault.

    3. – the supernal or celestial heaven:
    “They looked to the sky for help.”

    4. the climate: “the sunny skies of Italy.”
    5. Obsolete. a cloud.

    B) – VERB (used with object), skied or skyed, skying.
    6- Informal. to raise, throw, or hit aloft or into the air.

    7.-Informal. to hang (a painting) high on a wall, above the line of vision.

    C)-Verb phrases

    8.-sky up, Falconry. (of prey, when flushed) to fly straight upward.

    9.- IDIOMS.

    out of a / the clear sky, without advance notice or warning; abruptly:
    “An old beau phoned her out of a clear sky.”
    Also, out of a/the clear blue sky.

    10. to the skies, with lavishness or enthusiasm; extravagantly:
    “to praise someone to the skies.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *