Drejtori i CEZ, Sahit Dollapi nuk ndalet në revanshin e hakmarrjes së tij duke terrorizuar qytetarët e majtë të këtij vendi me ndërprerjen e energjisë ngaqë votuan kundër PD-së dhe Sali Berishës. Kur ia thua këtë Sahit Dollapit bën të paditurin dhe thotë se për të qytetarët janë njëlloj…
Por ja ne flasim me fakte. Prej 5 ditësh, pra që nga e premtja e kaluar, qendrës kulturore “Dea” në Ksamil, të cilën e administron kompozitori i shquar Limos Dizdari, CEZ-i i ka prerë energjinë elektrike. Këtë e konfirmoi për gazetën ‘DITA’ vetë kompozitori. Të mendosh se CEZ ka zhytur në terr sa e sa zona sidomos të jugut të Shqipërisë, prerja e dritave një qendre kulturore duket se nuk është ndonjë gjë e madhe. Mirëpo, t’i presësh dritat një artisti të madh virtuoz, sikurse është drejtuesi i kësaj qendre, Limos Dizdari, kjo është vërtet alarmante. Mbrëmë, Limosi telefonoi në redaksinë tonë për ta bërë publik lajmin, pasi më parë i kishte telefonuar edhe vetë Sahit Dollapi, pasi nuk është debitor dhe se ekipi memec që i kishte dërguar për të prerë dritat nuk i kishte dhënë asnjë sqarim kompozitorit mbi arsyen e ndërprerjes. Për pasojë kompozitori ka anuluar pesë koncerte… Por Dollapi nuk i bën përshtypje dhe nuk dëgjon nga ky vesh. I kam paguar faturat, në tha mbrëmë, Limosi. Ua paraqita dhe këtyre të CEZ-it në Sarandë, por ata janë krejt të shurdhër…
Histori e përsëritur
Kjo histori nuk është e re me Limos Dizdarin. E njëjta është përsëritur edhe në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ironikisht, ndërkohë që në Tiranë jepej në Teatrin e Operës dhe të Baletit një koncert me muzikë të zgjedhur simfonike të dy autorëve: Frederik Shopen dhe… Limos Dizdari, në Sarandë Limosit i prisnin dritat! Në atë koncert ishin edhe qeveritarë, deputetë etj., të cilët duartrokisnin artistët e mëdhenj. Por Limosi ishte në Sarandë, në Ksamil dhe ankohej se i kishin prerë dritat elektrike. Mendoni: Në Tiranë luhej muzika e Dizdarit në filmin “Koncert në vitin 1936″. Dhe Limosit i më dukej vetja si në atë vit kur jepej koncerti i Tefta Tashkos dhe Lola Gjokës… Ironi më të madhe nuk gjen! Dhe Limosi qesh me mllef, ngaqë nuk ulërin dot. Ja ky është realiteti. Një realitet migjenian.
Artisti bohem
Limos Dizdari, me gjithë bashkëshorten e tij Adriana Dizdari, një painiste e njohur, jetojnë e punojnë në një prej qytezave më të largëta të Shqipërisë: në Ksamil. Duket si sureale, por atje, në atë qytezë fshat ende shumë larg zhvillimit, ku njerëzit kanë më shumë dëshirë të mbajnë një lopë apo një dele se sa të dëgjojnë muzikë klasike, Dizdari, i njohur për dhjetëra vepra klasike apo dhe të tjera në prodhimet kinematografike e festivalet në RTSH, etj.. bën të paimagjinueshmen: Bën art. Mu në mes të Ksamilit në pjesën më të ngritur kodrinore nga ku duken vilat e milionerëve në Korfuz, Dizdari ka ndërtuar një sallë moderne për koncerte, të pajisur me një foni që do ta kishin zili të gjithë muzikantët në kryeqytet. Veç koncerteve dhe konkursit ndërkombëtar “Këngët e Tokës” që zhvillohet atje çdo vit, ajo sallë mund të shfaqë edhe filma e të shndërrohet në kinema. Dhjetëra fëmijë ndërkohë, mësojnë piano, violinë e vizatim, ndërsa në ambientet e kësaj qendre që quhet “Dea” piktorë të njohur mund të ekspozojnë veprat e tyre në galerinë që mban emrin “Abdurrahim Buza” apo të shfletojnë qindra libra në librarinë që mban emrin “Migjeni”. Një parajsë e vogël tokësore e rrethuar nga deti, ajri i freskët i Ksamilit, pëllumbat, por edhe lopët edhe delet e fshatit. “Po, është e vërtetë. Unë jam një artist bohem. I vetmuar, tashmë edhe pa drita!, na tha mbrëmë Limos Dizdari. Dhe kështu në errësirë po luaj simfoninë ‘Fjalët e Qiririt’, përfundoi ai.

Limoz-ina Dizdari po nuk ka be kontrate dhe si ka paguar dritat mire ia kane bere,drita blu e te kuqe nuk ka , vetem tek semafori ka,sa per fshatarin qe shemton kollaren kur e ve Sahit Turk Komodina nuk i dihet se per ke ka votu
Qeke i kurve ti, Votuesi, qe as Sal Berisha, ste urteson dot. Rri plako ne kurverine tende, zoti te qifte ty, dhe motren tende…. nese ke me shume motra… vk, bucet… qijne vetveten, tamom , ashtu si ty.
O Tan tironci prej puke te befsha nene e moter qe i ke prostituta ne itali sic duket saliu ta paska bere zap dhe te ka shkedhy motrat e tua prandaj dhiske gjak ik pirdhu me gjithe gazeten komuniste dita e patrise se punes qe boton vetem sharje,me siguri edhe ti legen e vjedh energjine dhe nuk i paguan dritat se je militant qe shisni bythen dhe motrat per partite
Është e drejtë që ti priten dritat po pati probleme, por çfarë bëhet me ata që kanë mbi 20 vjet që nuk paguajnë në Kukës,Tropojë,Bathore,Tapizë,Paskuqan etj.Pse Dollapi nuk ju pret energjinë? Po Ujësjellsi i Tiranës që është debitor që në kohën që e drejtonte Dollapi?
Ky halldupi i tropojes eshte kujtuar me vonese per t’i bere keto prerje. Per rastin konkret nuk di te them ka apo s’ka te drejte sepse nuk ka asnje dokumentacion por nga ana tjeter di se bashkefshatareve e bashkekrahinoreve te vet qe kane vite pa paguar nuk ja u pret dritat. Kete fakt vertetoni ju te gazetes per te nxjerre ne drite diskriminimin politik qe aplikon ky halldup. Me ne fund qe sahit sendyqi eshte hajdut kete s’ka shqiptar qe nuk e di siç nuk ka shqiptar qe nuk e di se eshte nder langojte me te paskrupullt qe kane lehur ne stanin e maskarenjve te kryemaskarait sali berish viçidoli.
Me vjen keq per ty Limoz,por me ke flet,a degjon dollapi?.Dollapi eshte nje “objekt” qe per definicion, eshte bosh dhe njerzit e mbushin me c’do gje qe deshirojne te vene brenda tij.Ky dollapi ne fjale eshte prone e sales dhe mbushet me emra te pervetshem,ku ne liste je dhe ti.
Sado e gjate dhe e gjere te jete lista ky dollapi ne fjale do t’a respektoje,pasi nuk di te beje asgje tjeter ne jete.Duro dhe pak Limoz se dollape te tille pa vlere do hidhen ne plehra.Ti e mbush jeten me tinguj muzike,kurse dollapi me tingujt e cjerre te urdherave te shefit te tij ne gerhamat e fundit.
Sahiti ka disa vite qe ka ardhur ne Tirane , nga fshatrat e Tropojes, akoma nuk i ka ikur era e percit si cjap qe eshte. Dollapi pa syrtare se i ka ne shtepi per ti mbushur me pazaret e pista ne CEZ, pervec ciftelise dha Saliut qe e trajton si kelysh zagari nuk njeh gje tjeter. Pse ja lodhni koqen e mendjes, duke i treguar per muziken klasike dhe kompozitore si Frederik Shopen. Limozi ka qene edhe deputet i PS, si kujtoni ju, qe i harron Sali Ver Llapa kundershtaret politik, dhe con ” Kapetrrin ” Sa-i- Lig Dollapin sic bente Prefekti Qazim Mulleti ( Saliu ), ne komedine Prefekti. Sahit dhe ata me pinca ne dore qe u presin dritat qytetareve te majte, cfare do te bejne pas muajit shtator, do te futen andej nga kane dale, se Saliu i tyre e ka marre denimin nga 1 milion vota, BURGU e pret ate e sojsezet qe i rrine pas dhe bejne trimeri me shume se c’u kerkon krimineli
Ky sahiti qe mban dollap per llagap ka qene instruktor i ppsh ne tropoje ndersa tani eshte komunist i konvertuar ne…dollap! Por shume flasin per qenien e tij agjent i udb ? Saliu i ka mbledhur te gjithe udb-ashët te drejtojne shtetin shqiptar…!!! O kuku bre! S’ka më turp per shqiptaret!
O kuqezi.Ka qene sekretari i pare i rinise ne BC.
Ne fillim ishte me PSD.U be me PD kur Bisha e beri
drejtor te karburanteve.
S’ka din e iman.Eshte nje faqezi qe edhe Neroni
do ta kish zili.
Dhe te tille i ka dhe kelyshet qe ka mbledhur rreth
vetes.Te tille jane edhe ata qe larguan CEZ per te
vjedhur bashke me Dollapin qe nuk eshte dollap
rrobash por dollap kafeje.
Por…dollap dynja.