Reuters
Bordi i autoritetit shqiptar për energjinë do të caktojë të hënën një menaxher të ri për njësinë me humbje të CEZ në Shqipëri. Në të njëjtën ditë bordi do të vendosë nëse do i heqë apo jo licencën CEZ.
Bordi do e marrë vendimin pasi CEZ Shpërndarje dështoi në uljen e humbjeve dhe importin e energjisë.
Menaxheri do të mbikëqyrë kompaninë ndërkohë që qeveria zgjidh mosmarrëveshjen e saj me CEZ në lidhje me borxhet, importin dhe pronësinë.
Bordi ka intervistuar pesë kandidatë.
“Ne dëgjuam kandidatët sot, do të vendosim të hënën,” tha kryetari i ERE, Sokol Ramadani.
Sahit Dollapi, një inxhinier minierash, që e ka drejtuar kompaninë e shpërndarjes përpara se të blihej nga CEZ për 102 milion euro në vitin 2009, shihet si kandidati më i mundshëm.
Grupi çek e ka nxjerrë njësinë e saj të shpërndarjes në Shqipëri për shitje muajin e shkuar dhe po kërkon të zgjidhë një mosmarrëveshje me vendin ballkanik në lidhje me importin e energjisë dhe çmimet e saj.
Në nëntor, CEZ vendosi të ulë parashikimin e saj për fitimet në vitin 2012 për shkak të humbjeve në Shqipëri dhe duket se largimi nga shteti ballkanik është zgjidhja më e mundshme për problemet e saj.
