Saimir Strati nis punën për rekordin e 8 Guinness

redaktor

Saimir Strati, artisti fierak fituesi i 7 çmimeve Guinness në realizimin e disa portreteve dhe mozaikëve me materiale të ndryshme si, gozhdë, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule etj, ka nisur sot pranë lulishtes kryesore të qytetit punimet për realizimin e një tjetër kryevepre. “Kam zgjedhur të realizoj në mozaik “Mollën e Adamit” me material të riciklueshëm, pipa plastike. Qëllimi im nuk është thjesht marrja e çmimit Guinness, por përcjellja e një mesazhi të qartë për rëndësinë dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë”,tha Strati. Për realizimin e këtij mozaiku, me sipërfaqen më të madhe në botë, rreth 30 m2, artisti i Guinnessve do të përdori rreth 150 mije pipa plastike, ngjitës etj. Strati tregon se kjo është një teknikë e parealizuar më parë në botë dhe është një kategori e re brenda rekordeve Guinness, që do të realizohet brenda 20 ditësh. Ai ka përzgjedhur një simbolikë të veçantë, siç është molla mëkatare e Eves me Adamin, por në një tjetër koncept. Ai thotë se vepra do të jetë e ekspozuar në natyrë dhe për realizimin e saj në kohë do t’i duhet të punojë rreth 16 orë në ditë. “Imazhi është një simbol mëkatar siç është molla e kafshuar dhe brenda saj do të jetë i vizatuar i gjithë globi, me bukuritë dhe veçantitë e tij”, thekson Strati.

Në vitin 2006, Saimir Strati duke përdorur gozhda industriale, ka rikrijuar portretin e Leonardo Da Vinci, duke përdorur rreth 400 kilogramë gozhde mbi një sipërfaqe 2x4m. Më 26 korrik 2007 filloi ngjitjen e krueseve të dhëmbëve, gjithsej 1.500.000 mbi një sipërfaqe 4x2m, për të krijuar imazhin e një kali. Më 8 gusht 2008 Strati filloi punimin për rekordin e tretë. Mozaiku kishte një temë mesdhetare dhe përbëhej nga 229.764 tapa mbi një sipërfaqe prej 12.94m x7.10m, ose 91.87m2. Në nëntor 2009, për Ditën e Guinness World Record, Saimir Strati përfundoi mozaikun më të madhe me brusha për ngjyrosje. Ai vendosi të bëjë këtë vepër me madhësi gjigante për nder të Michael Jackson, pas vdekjes së tij. Ky ishte Guinness i katërt për të dhe Shqipërinë. Suksesi i tij është përsëritur edhe me tre çmime të tjera Guinness.

Share This Article
7 Comments
  • Nuk e kuptoj kete punen e rekordeve, me duket si nje gje kot kjo, pasi rekordet kane kuptim kur ka disa konkurrente qe njeheresh fillojne te krijojne nje gje dhe njeri prej tyre e realizon ne nje kohe rekord. Kurse ne keto rekorde vetem Sajmiri konkurron me veten.

  • Ky njeri disa herë e ka nderuar vendin tonë duke na renditur në listën guinnes. Vullnet i hekurt,talent i madh! I uroj sukses edhe kësaj radhe!

  • Nahija e Adrian Thanos gjithnjë është shquar për talente te mëdha? Në shumë fusha,përfshi dhe gazetarinë e romantizmin e fuqishëm që ka rrezatuar në kulturën kombëtare. Myzeqarët nuk janë zhurmaxhinj si te tjerët. Janë të qetë por bëjnë punë të medha! Pa bujë por kur realizojnë një vepër ajo menjeherë rrjeshtohet në panteonin e kulturës kombetare? Si “dita” e Thanos? Si guinnes-ët e Stratit? Si romanet e famshëm të Jakov Xoxës etj.etj! Mehmet Shehu njëherë i vlerësoi shumë lart si “trima që kanë luftuar kurdoherë pa mburojën e terrenit,te maleve e pyjeve si te tjerët”. Bëri shumë përshtypje atëhere ky vlerësim i Mehmetit? Myzeqeja me Stratin po ja u mer gjithë te tjerëve dhe në rekordet boterore qe po vendos? Bravo Fieri !

    • Edhe ne mallakastriotët në Fier e kemi bërë shkollën o pellumb djali? Kemi qënë një rreth por tani jemi bërë copa-copa dhe na kanë vënë Ballshin “kryeqytet”!? Ku Ballshi e ku Fieri ? 0re pëllumb di gjé ti re,- ky strati më duket se është nga mallakastra?

  • Pëllumb Kulla ynë në Fier arriti talentin maksimal? Aktorët më të famshem të humorit e të estradës kanë qënë nga Fieri? Fieri dhe Devolli janë bërë qysh atehere “aleatë strategjikë”,prandaj sukseset e Saimir Stratit janë dhe te devollit?

  • Saimir Strati është yni,nga vlora. Na, arrijmë suksese të medha boterore! Morét vesh nashti apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *