Saimir Tahiri kërkesë Gjykatës së Lartë: Pezulloni ekzekutimin e vendimit për arrest me burg, cënon interesat e mia

J L

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.

Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin. Në kërkesë shkruhet se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij

Ish-ministri u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Sipas rekursit të depozituar nga SPAK, Gjykata e Apelit ka gabuar, kur në vlerësim të provave dhe argumenteve të paraqitura në proces, ka cilësuar akuzën penale ndaj të pandehurit Tahiri si “shpërdorim detyre”.

Sipas prokurorëve të SPAK, ish-ministri duhet të fajësohej për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, vepra për të cilat në vijimësi ata kanë kërkuar 12 vjet burg për të. I njëjti argument është përdorur në rekurs edhe për të bashkëpandehurin e Tahirit, ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në përfundim SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit të Posaçëm dhe ta kthejë çështjen për rigjykim po në Apel, por me një trupë të re gjyqtarësh.

Aktualisht, ish-ministri Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit, ndërsa Jaeld Çela përfitoi lirim të parakohshëm, pasi kreu më shumëse 2/3 e dënimit me 3 vjet e 4 muaj burg.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Mos me fusni ne burg se cenon interesat e mia…..hahahaha…ky turimut, jo vetem mafioz por qenka edhe idiot.

  • Me kete drejtesi kurve me ne krye kraja te korruptuarin ,mos t ju duket cudi qe Tahiri te dale i pafajshem

    • Ke te drejte. Keta luajne me krosime. Ne na duken budallenj por keta e kane nje plan. Sigurisht qe Kraja luan me keta ne te njejten skuader. I ka dhene te gjitha provat qe nuk do te kete drejtesi sa te jete ai ne krye te SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *