Saimir Tahiri mbërrin në GJKKO, ish-ministri i Brendshëm rinis përballjen me drejtësinë

Amelda Amelda

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sapo ka mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, me avokatin Maks Haxhia, të cilën presin të nisë seanca gjyqësore. Ishte pikërisht Gjykata e Posaçme që riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Seanca e parë ishte njoftuar në datën 5 Janar por u shty për shkak të se gjyqtari Florian Kalaja kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Ai mori çështjen në dorë pas dorëheqjes së Daniela Shirkës një ditë para seancës.

Shirka është e treta gjyqtare qe tërhiqet nga çështja penale ndaj Tahirit.  Më parë kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Sajmiri,Brisi etj ishin e jane sinonimi te fshijme cfo gje te mire …tipike Shqiptare….brez I qelbur dhe lekist te pashkolle…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *