Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka paditur për shpifje kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Pas daljes nga gjykata, Tahiri u shpreh për mediat: “U paraqita në Gjykatën e Lartë për t’i dhënë mundësi zotit Paloka për të vërtetuar ato që ka thënë për personin tim. Por, zoti Paloka nuk u paraqit me pretekstin se nuk ka marrë njoftim. Prirem ta besoj, por shpresoj që seancën tjetër ta marrë njoftimin dhe të gjejë kurajon të vijë e të vërtetojë akuzat. Në të kundërt, të mbajë përgjegjësi për shpifje”.
Më tej, ministri i Brendshëm shtoi se nuk mund të pranojë një drejtësi me dy standarde.
“Nuk mund të pranoj një drejtësi për të varfërit që dënohen dhe një drejtësi tjetër për të pasurit që amnistohen”, tha Tahiri.

aaa kta te Pd meritojne burgun te gjithe po cte besh qe akoma nuk kemi drejtesi funskionale!
ideja eshte qe paloka te ehtohet si cdo qytetar tjeter
paloka vetem shpif e rren e genjen
burgun qe emriton berisha epr shpifje se meriton njeri sr na ka hapur barkun me budallalleqet e veta legeni
lajthiti dhe edi palooka nje nga me te mbaruarit e pd-se
foli thuthuqi paloka na hapi barkun or ti
ideja ehste qe te hetohet paloka edhe te gjithe te tjeret qe shpifin pasi dueht bere kj ne fillim qe mos llapin ca si shume e pastaj te shikojne punet e tjera qe kane per detyre te bejen ap jo
po kjo ka qene gjithmone drejtesia ne shqiperi! krimineli der i lare,shpresojme qe te pakten ndonje nga keta te PD te denohet me gjobe se burgun sua jep njeri
Po kur paloqja te thote refrenin, Kete akuze e beri partija dhe une skam faj, se partija me urdheroi.
Ky dhe vete nuk i beson keto qe thote, se deri tani vetem te varfer po shohin qe denohen! Arrestohen njerzit se nuk mori leje per te ngulur gozhden ne mur ndersa disa te tjere vrasin ne mes te dites e nuk i ndodh gje!
Shume padi jane bere ne gjykaten e larte qofte personale,qofte per detyren,qofte edhe per akuzat qe jane bere per ish pushtetaret para 23 qershorit…,problemi qendron a jane ndjekur deri ne funde ….????,dhe ajane gjkykuar si duhet nga drejtesia jone…,pra nga gjykatat tona “te pavarura”.apo behen per kundervenie e lufte politike ,duke mos dhene asnje rezultat,dhe perfundimi “ku ishe,hic gjekundi”,”ku vajte,hic,ne drejtim te paditur”…???!!!