Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të dalë në një konferencë për median. Sipas Ora News pjesëtarë të stafit të Tahirit kanë qenë në Rogner për të prenotuar një sallë për një konferencë për median që është kërkuar të mbahet nesër, e shtunë, ora 10: 30.
Nuk dihen detajet apo arsyeja e thirrjes së kësaj konference, por duhet kujtuar se është mbushur afati kohor prej një viti që nga hapja e hetimeve dhe gjykata i ka shtyrë ato edhe me tre muaj të tjerë.
Ish-ministri i Brendshëm ka qëndruar i distancuar nga mediat që prej dorëzimit të mandatit të deputetit në maj të këtij viti, për të qenë i gatshëm për t’u përballur me akuzat e drejtësisë për trafik droge me Habilajt.
Por nga ana tjetër Tahiri nuk ka munguar në rrjetet sociale ku ka qenë mjaft aktiv duke pasqyruar kohën e lirë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyre me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm.
o.j/dita

Shpresojmë ndonjë lajm të mirë.
Na i bënë kokën dhallë zagarët. “gazetarë” me lajme, të qëna e të pa qëna, për të mbjellë urrejtje micdiys nesh.
Shpresojmë ndonjë lajm të mirë.
Na i bënë kokën dhallë zagarët. “gazetarë” me lajme, të qëna e të pa qëna, për të mbjellë urrejtje midis nesh.
Do dalë Tahiri te lexojë hartimin që i ka shkruar Endri Fuga. Pordhë me rigon.
Po ndonje prokuror do kete aty, te beje punen e vet??? Sa mire do te ishte, nese do te kishim shtet … Nje zagar e zuzar, qe degdisi nje oficer policie me gjithe familjen. TALLAVA’
Sa te sakte e ke vene ate nickname. I thote te gjitha edhe pa folur ti.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyre me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm.
Cfare mut insitucionit ka ai vend,ai shtet e pushtet.Kur vete institucioni i prokuroris,deklaron se nuk ka prova per shkelje penale ndaj z.Tahiri.Pse kerkon ta shtyje,kjo fare Prokurori Pordhe edhe per 3 muaj.
Ne kete rast duhet qe Z.Tahiri ne mbeshtetje te te drejtave te lirise se individit te padis Prokurorin per shtyrje per mos ekzistenc vepra penale dhe ti ktheje damshperblimin ne leke per aq kohe qe e ka dhunue lirin e z.Tahirit me shtyrje pa fakte,prova.
Kjo te vleje per cdo prokurori ne te gjithe vendin te behen serioze dhe te afte ne kryerjen e detyres.
I nderuar Hajati,
Ju kujtohet ai Prokurori trapojan Hajdari i Mates qe kerkonte arrestimin e Tahirit ne Parlament se kishin prova te plota. Ku jane provat tani pas nje viti??? U ka mbetur patatja perveluese ne dore dhe skane kujt tja hedhin. dhe kerkojne shtyrje afatesh pa fund. Ky eshte rezultati kur ofrohesh te veteperdoresh per leter higjenike.
Kush ja paguan stafin Tahirit?Po qirane e salles?