Sajoi grabitjen për të përfituar paratë e firmës ku punonte, pranga mashtruesit durrsak

DITA Online

 

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Vorë një ditë më parë.

Një 26-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici se tre persona tre persona të pa identifikuar, i kanë dalë para mjetit në përdorim tip “Opel” pronë e firmës ku ai punonte, dhe se i kanë vjedhur lekët.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ahmetaq.

Por nga hetimet e policisë ka rezultuar se denoncimi i 26-vjeçarit me inicialet S.S ka qenë i rremë, dhe ai i ka përvetësuar paratë e firmës, duke mashtruar se e kishin grabitur.

“Më datë 13.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S, vjeç 26, banues në Durrës, pasi me mashtrim ka përvetësuar një shumë lekësh të një firme private dhe në stacionin e policisë Durrës, më anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë se, në fshatin Ahmetaq, tre persona të pa identifikuar, i kanë dalë para mjetit në përdorim tip “Opel” pronë e firmës, dhe se i kanë vjedhur lekët. Nenet 272, 301 e 143 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *