Saki “thumbon” Interin: Nuk luan futboll

redaktor

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku më së shumti është fokusuar tek loja e Interit dhe cilësia e kampionatit italian.

“Zikaltrit zhvillojnë një lojë antike, me një stil futbolli që tashmë është harruar, por trajneri Mançini tenton ta modifikojë për të siguruar fitore. Në Itali nuk ka rëndësi t’u dhurosh fansave emocione dhe spektakël, por ka rëndësi vetëm fitorja, ndaj dhe Interi është i kënaqur me atë stil loje që zhvillon”.

“Në kampionatet e tjera në Evropë, ekipet po orientohen drejt futbollit modern, i cili e bën një lojë më agresive, sulmuese dhe arrin t’i mbajë fansat në ankth për 90 minuta rresht”.

“Në Itali ka trajnerë cilësorë, por spektakli mungon, pasi ekipet luajnë me frikën e humbjes dhe skuadrat nuk kanë ende kualitetin që kanë rivalët e tyre në Evropë. Mendoj se duhet shumë kohë që Italia të rikthehet kampionati “magjik” që ka qenë. Për momentin duhet të “shuhen” skandalet e fundit, si edhe t’i jepet më shumë rëndësi lojtarëve të rinj”./sportal

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *