Sakrifica e mësuesit, dy orë rrugë me këmbë për pak nxënës

Dita

Veiz Qosja e bën çdo ditë me këmbë rrugën për të mbërritur në fshatin Plangaricë të Elbasanit, ku punon si mësues.

“Shkoj dy orë në ditë vajtje-ardhje në këmbë. Rri në fshat por jam i detyruar të bëj një rrugë të vështirë në çdo lloj situate, borë, shi…”, është shprehur 61 vjeçari për Top Channel.

Pavarësisht moshës që ka, Qosja nuk stepet përpara rrugëtimit me këmbë, sepse sipas tij “vitet bëjnë të vetën por dëshira vazhdon”. Ai mundohet ta shmangë lodhjen e sakrificën.

Me kalimin e viteve, fshatrat janë zbrazur dhe mësues Veizin e presin gjithnjë e më pak nxënës.

“Qoftë 10 fëmijë, qoftë 5 fëmijë, puna është e njëjtë. Mbi të gjitha është humanizëm”, tha mësuesi.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *