Sala e di mirë ç’të bën Amerika!

Ornela

Aksioni i Berishës,
vazhdoi në Fier,
me nja njëqind veta,
vërtetë ka shkëlqyer!

Sala në ekstrem,
e ka shpurë tërbimin,
duket sikur hallin,
e ka me Edvinin!

Se ç’e “ndezi” sallën,
flakë-ky matrapik,
Rama sapo erdhi,
ata:”Rama ik!.”

Ata i thonë:”Ik!.”,
po s’kanë shumë faj,
sepse katër vite,
nuk ikin kollaj!

Dhe në iktë Rama,
gjë që s’është çudi,
Sala do të jetë,
tetëdhjet e dy!

Po aksioni i Salës,
Ramës i zgjat jetën,
t’u thotë budallenjve,
dikush të vërtetën!

Çdo shqiptar i ndershëm,
me dhe pa parti,
sa më larg Berishës,
të rrijë tani!

Sala le të hiqet,
si trim i paepur,
sot është Luli Basha,
që duhet mbështetur!

Nuk ka ndonjë shenjë,
që Luli ka frikë,
e di që ka mbrapa,
zonjën Amerikë!

Salës nga inati,
sa s’i bie pika,
se e di fort mirë,
ç’të bën Amerika!

Share This Article
1 Comment
  • O Enver sikur ti te na ngjallesh,
    me Ameriken do te perballesh,
    por jo me sharje as me mallkime,
    por me biseda dhe bashkpunime,
    ja shiko Duken komunistin tend,
    per Ameriken ka nderruar mend,
    ashtu pllaken te gjithe kemi nderruar,
    si Filo-amerikane krejt jemi pagezuar,
    sikur ti te ngjalleshe do te te dergonim,
    te rruga Elbasanit Yuri Kim te takonim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *