Jusef ibn Ajub (Jozefi, biri i Jobit) lindi më 1138, aty ku ndodhet Iraku i sotëm. Ai ishte i biri i një oficeri kurd të ushtrisë së sultan Nur ed Dinit (sulltani provincial i Sirisë i Perandorisë Selxhuke). Kur u bë i famshëm njerëzit e tij e thërrisnin El Malik en Nasr – Mbreti Pushtues.
Ai zgjodhi për veten emrin Saleh ed Din – Nderi i Besimit. Armiqtë e thërrisnin Saladin.
Saladini e urrente luftën dhe i dashuronte librat, por u përfshi në luftë për shkak të detyrimeve familjare dhe shpërbërjes së Perandorisë Selxhuke.
Pasi u përfshi në luftë, ai vërtetoi të ishte një strateg i suksesshëm. Saladini nuk i kishte zotësinë në përdorimin e armëve, por, si sundimtar, ai ishte shumë më i përparuar se çdo mbret i krishterë .
Saladini ishte një sundimtar i mençur dhe bujar që bashkoi Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë dhe pjesën më të madhe të Afrikës Veriore në një shtet të vetëm.
Madje ai bashkoi përkohësisht edhe degët shiit dhe sunit të Islamit.
Talenti i tij ushtarak u vu re në betejën e Kajros në vitin 1167 kur gjatë ekspeditës pushtuse të Egjiptit për të forcuar pozicionin në Siri (1164-1168), Saladini shoqëroi xhaxhain e tij, Shirkuhunin (komandant i ushtrisë së Nur ed Dinit gjatë fushatës së Egjiptit). Kalifi shiit egjiptian (i drejtua nga dinastia Fatimide) pagoi mbretin e Kryqëzatës në Jerusalem, Amalrikun, për tu prerë rrugën.
Edhe pse forcat e Saladinit dhe xhaxhait të tij u mundën keq, të krishterët gjakatarë nuk mundën të hynin në Aleksandri që u mbajt fort nga trupat e Saladinit.
Saladini bashkoi fraksionet myslimane që luftonin mes tyre dhe mundi kryqëtarët europianë në betejën vendimtare të Hatinit.
Fushata përfundoi me evakuimin e të dyja palëve nga Egjipti përveç një garnizioni të krishterë i stacionuar në Kajro i cili më vonë do të dëbohej nga një grusht shteti i kurdisur nga Shirkuhu.
Në fund të vitit 1168 revolta provokoi riardhjen e Almarikut ku këtë herë do të shijonte disfatën.
Në vitin 1169 Shirkuhu mori vendin. Dy muaj më pas ai vdiq (ndoshta i helmuar). Saladini akuzoi disa shiitë dhe i kryqëzoi, por gjithmonë ka ekzistuar një dyshim se vetë Saladini e ka helmuar të ungjin. Pavarësisht dominimit teorik të sulltan Nur ed Dinit, Saladini ndiqte politikat e tij.
Viti 1174 është ndoshta viti më i rëndësishmëë, por jo më vendimtari, jo vetëm në karrierën e Saladinit por edhe atë të Kryqëzatave. Në këtë vit ndërroi jetë Nur ed Dini por edhe Almariku. Saladini marshoi drejt Sirisë dhe pushtoi tokat e Nur ed Dinit, duke themeluar kështu dinastinë Ajubide (fillimisht me bazë Egjiptin, ku Saladini kishte sunduar si vasal) që më vonë u qeveris nga pasardhësit e Saladinit
Me këtë veprim të shpejtë Saldini forcoi ushtrinë, flotën dhe ringjalli ekonominë egjiptiane si edhe pati suksese në diplomaci.
Ai mori nën kontroll qëndra të rëndësishme në Siri dhe pjesë të Irakut duke përfshirë qytete si Alepo, Mosuli, Damasku dhe Irbidi.
Pas këtyre fitoreve të njëpasnjëshme Saladini ishte gati për luftë me shtetet e Kryqëzatave, dhe deklaroi një xhihad (luftë e shejtë) kundër tyre në vitin 1187.
Saladini filloi ti “ndëshkonte” kryqtarët duke fituar beteja njëra pas tjetrës. Në korrik të atij viti fitoi në Hitin dhe disa muaj më vonë u vërsul drej Palestinës , Tiberisat dhe Askalonit si dhe mori në duar Jerusalemin.
Myslimanët po fitonin, dhe kjo e gjitha falë Saladinit, për të ndaluar këto disfata të vazhdueshme, në brigjet e Palestinës mbërritën forcat e reja kristiane të drejtuara nga Rikardi I Zemërluani.
Kryqëtarët e mundur kthehen nga ekspedita e fundit. Pas fitores së Saladinit, kryqëtarët e krishterë nuk arritën dot më ta pushtonin Jerusalemin.
Në të gjithë historinë e kryqëzatave, dy janë figurat më të lartësuara; Saladini dhe Rikardi I i Anglisë Zemërluani. Perëndimorët e krahasojnë shpesh Saladinin me Rikardin e I të Anglisë. Në të vërtetë, ai ndryshonte shumë nga Rikardi Zemërluani (ashtu siç ë përmendëm më lart) ishte një aventurier i pangopur dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë mbretërisë, ishte kalorës me një aftësi të pazakontë që nuk i trembej syri.
Edhe pse nuk kishte njohuri mbi librat ai ishte një rapsod aventurier i cili jepej pas mendjemadhësive të kalorësisë europiane.
Pavarësisht sulmeve të parreshtura të Rikardit për të rimarrë Jerusalemin, ai as që iu afrua përpjekjes dhe për pasojë ai nënshkroi një armëpushim me Saladinin. Për shekuj me radhë kryqtarët do përpiqeshin ta merrnin Jerusalemin, por do të dështonin.
Saladini u bë i famshëm për fisnikërinë e tij.
Mes gjithë legjendave mesjetare për takimin e Rikardit me Saladinin në fushën e betejës, kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Rikard Zemërluani u ndesh shumë herë në betejë me Saladinin, por ruajti një respekt të thellë për ndërshmërinë e udhëheqësit islamik.
Me gjithë vrasjet brutale të mijëra myslimanëve në duarte kryqtarëve, Saladini dha amnisti dhe kalim të lirë për gjithë të krishterët.
Saladini vdiq në 4 mars 1193. Kur hapën thesarin mbretëror, këshilltarët e Saladinit panë se nuk kishte para të mjaftueshme për funeralin e tij.
Pjesën më të madhe të parave ai e kishte dhënë për bamirësi.
Ky hero ishte unik në llojin e tij. Pas fitoreve të Saladinit kryqtarët nuk arritën më kurrë që të merrnin avantazhin dhe me kalim e kohës mbretëritë e krishtera në lindjen e mesme u shkatërruan dhe bastionet katolike në rajon u humbën.

Ku e keni marre kete fatve,ne xhami?Ne asnje liber historie nuk existon nje jeteshkrim i tille i Saladinit,i shoqeruar me komente pexhorative te kundershtareve dhe lartesim moral te heroit.Afrika veriore,gadishulli arabik,Bregdeti Mesdheut,jane djep i qyteterimeve te lashta,Sumere,Assiriane,Persiane,Egjiptiane.Ne epoken klasike keto vende ishin pjese e perandorise Romake,.Ketu lindi Krishti dhe krishterimi.Krishti nuk ishte evropian.Vendet e para ku nxenesit e Krishtit(te quajtur apostuj)perhapen mesimet e Krishtit ishin pikerisht Siria,Egjipti,Turqia,Mesopotamia dhe me pas u perhapen ne Europe.Pasi Muhameti islamizoi Beduinet e shkretetirave te Arabise,ne shek e VII,keta u versulen drejt brigjeve te Mesdheut dhe pushtuan Egjiptin,Sirine,Izraelin,Libine e deri ne Spanje.Beduinet Arabe islamike u vendosen ne keto vende,qe sot quhen Arabike dhe flasin gjuhen arabe.Te kerkosh tek egjiptianet e sotem,egjiptianet e lashte,djepi i qyteterimit boteror,eshte nje mashtrim,sepse egjiptianet e sotem jane beduine Arabike te ardhur nga shkretetirat.Depistimet gjenetike kane treguar se pasardhes te vertete te Egjiptianeve te lashte jane KOPTET,nje minoritet i krishtere ne Egjipt,qe vuan diskriminimin fetar prej fanatikeve islamike.
Sot pake pire Vere demo .
Paske hequr dore nga RaQia .
Kur te do Bytha , Kuvendon si duhet .
Ne narte e bleve kete veren ?
Apo eshte vere permeti ?
“Saladini ishte një sundimtar i mençur dhe bujar që bashkoi Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë dhe pjesën më të madhe të Afrikës Veriore në një shtet të vetëm.
“të krishterët gjakatarë”
mjaftojnë këto dy vlersime dhe vari #arët shkrimit për saladinin vegjetarian!!
“sundimtari i mënçur dhe bujar”bashkoi” me luftë vegjetariane kurse të “krishterët gjaksor”me luftë gjaksore!!
kush ju ka paguar për këtë shkrim tendencioz??
sulltani i bosforit??
ndikimi i tij po duket gjithnjë e më hapur!!
gjithnjë dhe më agresiv!!
“Saladini vdiq në 4 mars 1193. Kur hapën thesarin mbretëror, këshilltarët e Saladinit panë se nuk kishte para të mjaftueshme për funeralin e tij.”
uau sa i mirë paska qënë,pavarsisht se thonë se “Saladini akuzoi disa shiitë dhe i kryqëzoi, por gjithmonë ka ekzistuar një dyshim se vetë Saladini e ka helmuar të ungjin.”,pikërisht mënyrë veprimi të një luftëtari vegjetarian dhe jo gjaksor si kryqëzatat!!
a thu të mos ketë asnjë lirë dhe sulltani i bosforit,apo sulltani azilant në amerikë??
sma merr mëndja por dhe ka mundësi!!ta shohim kur të vdesin!!
a do të kenë para për të paguar funeralin e tyre??
psh,saladini si perandor a mbret,nuk merret vesh ça ishte,duhej ta paguante vetë funeralin dhe jo të ishte shtetëror!!he legjenda të bukura!!
o burra përqafoni fenë islame të saladinit vegjetarian-është morali i fabulës,shkrimit!!
propagandë e hapur fetare fondamentalishtësh,jazenxhijsh!!
…Ky sulltan pushtues, eshte frymezim per boten e se keqes dhe erresires, qe eshte ne lufte te perjetshme me te miren dhe driten…!!!…Kryqezatat jane kryer kryesisht per çlirimin e Varrit te KRISHTIT nga kolera arabo-turke selxhuke…Per “demet anesore”, te cilat jane te pashmangsme sot ne kohen e atomit, jo me ne shekujt e 11, Kisha Katolike nepermjet Papes, ka kerkuar falje boterore me shume se nje here…!!!……
…Ky sulltan pushtues, eshte frymezim per boten e se keqes dhe erresires, qe eshte ne lufte te perjetshme me te miren dhe driten…!!!…Kryqezatat jane kryer kryesisht per çlirimin e Varrit te KRISHTIT nga kolera arabo-turke selxhuke…Per “demet anesore”, te cilat jane te pashmangsme sot ne kohen e atomit, jo me ne shekujt e 11, Kisha Katolike nepermjet Papes, ka kerkuar falje boterore me shume se nje here…!!!……….
Forca gazeta Dita- Erresira:
Islami-komunist dje shkon dhe interviston sozine e diktatures gjakatare komuniste,kurse sot me shpaten e arabit salaudini,po vazhdoni te dermonj GJAKATARET E KRISHTERE,me doren dhe fiqirin me doren e islam-shehut.
A nuk e dini valle qe Salua i juaj,vajti dhe pushtoi vendin e shenjte te Krishtit Jeruzalemin(Israel),ku dhe vuri vulen e ketij pushtimi,nje xhami qe eshte edhe sot(se cfare lloj pushtimi eshte ky,eshte deshmitar deri ne qelize,cdo qytetar shqiptar qofte kristian apo myslyman, besimtar apo ateist,jo i species xhota-bedri,apo jazexhi).
Mbas kesaj,shpata islame ra mbi popujt e Afrikes se veriut,Azise dhe nje pjese te Europes,duke i konvertuar ,bastarduar dhe denatyruar,duke i kthyer mbrapesht ne rrugen e evolucionit.