(Do t’u’a shohim trimërinë, kur shtëpi të kenë qelinë)
Salanji-shokë-Salanji,
pak a shumë një djalë i ri,
dhe objekt-dhe subjekt,
është në prokurori!
S’e besoj prokurorinë,
me zë të lartë deklaron,
por megjithatë çdo javë,
nga një material i çon?!
Kish çuar diçka të re,
na tha dje ashtu papritur,
pas ca ditësh dhe për ne,
çështjen do ta bëjë të ditur!
Salanji është i paparë,
për të zbuluar skandale,
dhe pse keq është ngatërruar,
vetë me çështjen “Babale”!
Që është një frikacak,
këtë nuk e themi dot,
po natyrshëm e ka hak,
të themi:”Është pak idiot!”
Tani dhe huri e di,
që “Babalja” është sajesë,
një përgjim me porosi,
natyrisht dhe me pagesë!
Ekspertiza konkludoi,
për një kasetë të montuar,
dhe gjëkund nuk rezultoi,
personi i akuzuar!
Nuk është gjëkund Agron Xhafa,
gjë që në SHQUP mirë e dinë,
po Salanjit këto gafa,
nuk ja prishin terezinë!
Dhe një gotë më shumë-a dy,
s’bën efekt tek një i dehur,
sot për shpifje dhe mashtrim,
duhet të qe i pandehur!
Ndaj thotë për prokurorinë,
se nuk ka fare besim,
që për Babale mavrinë,
mos thellohet në hetim!
Me atë palo përgjim,
mendoi të përmbyste shtetin,
ndaj në është vërtet një trim,
të lërë imunitetin!
Duhet ta lënë tok me të,
dhe dy aktorët e tjerë,
se kjo çështje gjer në fund,
duhet të shkojë këtë herë!
Të bëhet gjyq shembullor,
për këtë super mashtrim,
se qelia të kall datën,
dhe kur je vërtetë një trim!
Salanji dhe dy të tjerët,
janë një aset i rrallë,
ta ndjejnë frikën në palcë,
që t’u vijë mëndja vërdallë!
Mashtro dje e mashtro sot,
po askush nuk është hetuar,
kur jashtë-për shumë më pak,
me burgim janë dënuar!
Të vijë qytetërimi,
edhe në tonin katund,
sharja-shpifja dhe mashtrimi,
për gjithnjë të marrin fund!
I gjithë vendi është futur,
në një rreth vicioz të tmerrshëm,
se me gishta numërohen,
politikanët e ndershëm!
A.DUKA
