Më ka ardhur për të qeshur kur dëgjova që qeveria Berisha nëpërmjet Ministrisë së Klutrës i ka dhënë çmimin Fan Noli për përkthim shkrimtarit Bashkim Shehu, që është siç duhet djali i Mehmet Shehut. Bashkimin nuk e kam lexuar dhe besoj është shkrimtar dhe përkthyes shumë i mirë. Ajo që më bëri për të qeshur është fakti që Berisha jep çmime për djalin e Mehmetit dhe shan mbarë e prapë si bllokmenë njerëz të tjerë që me Bllokun kanë patur lidhje shumë më të dobëta. Pse? Sepse Bashkimi është tërhequr në jetën e tij dhe kështu nuk i prish punë Berishës.
Kurse të tjerët janë rivalë politikë që do ti marrin atë karrigen e ndyrë që ka lyer me gjak. Dmth nuk ka asgjë parimore në qëndrimet e tij “antikomuniste” apo “anti-bllokmenë” me “etër e bij” etj broçkulla si këto. Dmth kush nuk më shan mua, është në rregull le ta ketë babain kryeministër të diktaturës, kurse kush më shan mua është bllokmen e komunist, packa se nuk ka hipur ndonjëherë në varkë me djemtë e Enverit. Nuk e di nëse militantët e PD-së kuptojnë gjë apo jo, po është vërtet sjellje që dëshmon qartë që Berisha nuk është as komunist, as antikomunist, as demokrat e as antidemokrat. Është thjesht një palaco që do të rrijë në pushtet derisa ti rrjedhin jargë nga veshët.
Email nga adresa: [email protected]