Sali Berisha e ka pranuar hapur se është kundër Vettingut! Edhe pse ndërkombëtarët janë investuar dhe kanë deklaruar se vettingu duhet të vijojë që të shkohet deri në fund pastrimit të drejtësisë, Berisha e thotë me zë të lartë se do të hedh votën e tij kundër në Kuvend, pasi nuk është dakord që të shtyhen afatet.
Ai e cilëson vetingun si mekanizmin më shkatërrimtar të drejtësisë.
“Unë konsideroj vetingun nga lart poshtë si mekanizmin më shkatërrimtar të drejtësisë. Kurrë unë nuk bëhem bashkëfajtor në një akt të shëmtuar që la Shqipërinë të kapur nga narkoekzekutivi, që privoi shqiptarët nga e drejta themelore e një procesi të drejtë gjyqësor, që ka bllokuar investimet e huaja, që po rrit inkriminimin e shoqërisë dhe krimin e organizuar.
Para tre vjetësh kur nuk kishte Gjykatë të lartë ishin 35 mijë dosje pa u shqyrtuar dhe sot pas dy vitesh punë të Gjykatës së lartë numri I dosjeve është po 35 mijë. U shkatërrua në mënyrën më të papërgjegjshme një sistem që kishte probleme, por që ishte ky sistem që me burgosjen e banadve bëri futjen e Shqipërisë në NATO. A e dini ju që një task forcë në atë kohë dërgoi 350 zyrtarë në gjykatë”, tha Berisha në një intervistë për mediat.
a.m/dita

1. Po krekoset si gjeli mbi plehrat e qelbura.
2. Me sa duket nuhatja, veshet, e organe te tjera vitale si truri,…,i kane dale jashte loje ose nuk mund ti kontrolloje me.
3. Te gjithe forcen e gjen tek “Instiktet Primordiale” ku jane instaluar esenca qe perfaqeson” integrimin e te gjitha ngjallesave” qe dhjetra milione vite me pare.
4. Eshte bere “per te ardhur keq” por nuk ja ka fajin asnje individ. Pra e “meritoi kete situate te turpeshme” se e zgjodhi vete kete rruge: “O te gjitha, O asgje”
KURRE S`JU KUPTOVA
JU FSHIFTE KOLERA
LERENI MOR SAL E LUL
RAMA JU TRAJTON SI PLEHERA
ME THONI C`BERI ESATI
NDAJ ASAJ QE BEN I GJATI