Doktorin e gënjejnë faqet e humorit online

Dita

Ish-kryeministri Sali Berisha publikuar pak më parë një postim të faqes me profil satirik “Jeta Osh Qef” duke akuzuar KQZ për manipulim votash.

“Ky po që është numërim”, shkruan Berisha bashkëngjitur me foton ku shihet një mospërputhje mes votave totale dhe atyre të kandidatëve.

Në fakt në faqen e KQZ çdo gjë përputhet dhe diçka e tillë nuk ekziston.

Edhe vetë faqja “Jeta Osh Qef” e ka fshirë menjëherë postimin pak minuta pas publikimit, ndoshta duke kuptuar që mund të ishte një gabim i momentit ose e ka modifikuar foton, raporton Mapo.

Por ish-kryeministri nuk është përditësuar mesa duket me situatën dhe ende e ka këtë foto në profilin e tij.

bb

Share This Article
7 Comments
  • Bravo media na hoqet Lek Plepin dhe na cate trapin me Sali mendie rjedhurin .Largoheni Sa te mundeni nga media se keshtu vdes me shpejt ne heshtje kjo kufome politike.

  • Saliu nuk ka faj,i kujtohet koha kur i numeronte vete votat dhe i dilnin nja 200000 teper me gjithe kutija.Eshte keq kur mesohesh se te duket e rregullt kur e ben vete dhe gabim per te tjeret.Le te argetohet se nuk mund ta nxjerrim duke qare per humbjen sepse e dinte qe me pare,ndaj pergatiti edhe bandat dhe planin e trazirave qe te thone se nuk ishin zgjedhje normale.Deshtoi edhe ketu,tani cfare te beje nje plak torollak,qe dhe burgun e ka pak?!…Do loze me vehten e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *