Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Sali Berisha po e kërkon strofullën e tij të fundit te feja. Feja duket se ka mbetur ajo fije bari, pas së cilës ai kërkon të kapet për të shpëtuar nderin e vet. Këtë ka ditë që e bën, por dje, nga “foltorja” e radhës, u thoshte nja dyqind grave “demokrate” në Tiranë se “ateizmi ishte feja e komunizmit” dhe se “në Shqipëri nuk do të ketë ligje ateistë”.
E para është tërësisht e pavërtetë, e dyta është shumë e rrezikshme. Me pohimin e parë, Berisha provon injorancën e vet; me të dytin, ai dëshmon se nuk i njeh parimet e vërteta të demokracisë dhe të shtetit ligjor.
Duke dashur të tregohet, edhe pas 30 vitesh si një komunist i kamufluar, se është një antikomunist i vendosur, ai predikon sot një shtet teokratik, jo një shtet demokratik. Një shtet që do të ketë ligje fetarë, jo një shtet sekularist, në punët e të cilit feja nuk duhet të përzihet.
Sali Berisha duhet ta dijë se ateizmi nuk ka lindur as me komunizmin, as me marksizmin. Ateizmi ka lindur mbi 2,500 vite më parë, në qytetërimin e lashtë greko-romak, ndërsa komunizmi, në formën e tij utopike, lindi në shekullin e 16-të dhe, si një doktrinë filozofike, apo si një ideologji, është një dukuri moderne, fillimet e së cilës i gjejmë në shekullin e 19-të.
Nëse këtë nuk e di, edhe pse duhet ta ketë mësuar në shkollë, atëherë ai nuk është më shumë sesa një njeri mediokër.
Përveç kësaj, edhe nga shekulli i 19-të e këtej, shumica e njerëzve ateistë nuk kanë qenë komunistë. Madje, shumica dërrmuse e shkencëtarëve të njohur kanë qenë ateistë, pa pasur asnjë lidhje me komunizmin. Doktor Berisha duhet ta dijë, së paku, se një ndër gjenitë e njerëzimit, ai që shpjegoi për ne origjinën e species sonë humane, pra edhe origjinën e pacientëve të doktor Berishës, Çarls Darvin, ishte ateist.
Deri 30 vite më parë, mjeku Berisha ka mjekuar dhe është kujdesur për qenie humane, të krijuara në mënyrë natyrore, siç ka provuar Darvini, jo në rrugë të mbinatyrshme.
Kur Fridrih Niçe, në vitin 1882, shpalli se “Perëndia ka vdekur” (dhe se ne e vramë atë), kjo shprehje e famshme e tij mund të ketë shënuar fillimin e “epokës së ateistëve” në shoqërinë moderne, një shoqëri “post-God”, në të cilën jetojmë sot, e cila, në thelbin e vet, është një shoqëri sekulariste. Modernizimi i shoqërisë është zhvilluar mbi bazën e racionalizmit dhe ka pasur si rrjedhojë logjike sekularizimin e saj.
Berisha duket se vuan për një kohë të gjatë një dyzim rrënues në ndërgjegjen e tij: si mjek, atij i është dashur të mbështet në shkencën mjeksore, e cila mbështetet në evidencë biologjike empirike; si politikan, atij i është dashur dhe duket se i duhet edhe më shumë sot që të sillet armiqësisht me këtë evidencë empirike.
Unë besoj se Berisha ndoshta e di se Niçen nuk e lidhte asgjë me komunizmin. Ndryshe nga Mesjeta, e sotmja është një shoqëri në të cilën ne mund të jetojmë pa Zotin. Nuk ka nevojë për një shtet komunist, ose për një ideologji komuniste; sot janë shkencat natyrore—biologjia evolucioniste, gjenetika molekulare, antropologjia evolucioniste etj.—ato që provojnë për ne se jeta jonë në planetin Tokë nuk ka asnjë lidhje me asnjë krijesë të mbinatyrshme.
Me pak fjalë, baza epistemologjike e shoqërisë moderne është besimi se nuk ekzistojnë as një zot, as fantazma, as shpirtra që të jetojnë pas vdekjes sonë apo të shkëputur nga trupat tanë dhe se gjithçka që ekziston në këtë botë natyrore ka shkaqe natyrorë dhe mund të studiohet dhe të shpjegohet nga shkenca.
Qindra mijëra shkencëtarë, filozofë, psikologë, artistë, shkrimtarë, poetë që kanë përqafuar ateizmin nuk kanë qenë komunistë, ashtu siç nuk qenë komunistë as Herakliti, Demokriti, Epikuri, Lukreci e të tjerë. Po kështu, nuk ishte Marksi i pari ai që e konsideroi fenë “opium për popullin”. Para tij, Napoleon Bonaparti thoshte se “feja është një mjet i shkëlqyer për t’i mbajtur njerëzit e thjeshtë të heshtur”.
Ish-komunisti Berisha shfaqet sot si një politikan teokrat, kur thotë se në një Shqipëri që do mund të drejtohet nga partia e tij “nuk do të ketë ligje ateistë”. Edhe një mace që nuk kupton nga arithmetika, do të thoshte Gëte, e merr vesh se Berisha ka dashur të thotë se, nën drejtimin e tij, “këtej e tutje”, shteti dhe jetët e qytetarëve do të rregullohen nga normat e fesë dhe do u nënshtrohen ligjeve fetarë. Ai nuk thotë se ligjeve të cilës fe. Ky është “demokrati” Sali Berisha.
Ka pasur një kohë në historinë e njerëzimit kur feja sundonte shtetin dhe mbi çdo aspekt të jetës së njerëzve. Ajo kohë quhej Mesjetë. Ka edhe sot shtete, të cilët drejtohen nga ligjet e fesë së tyre; këta shtete teokratikë nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë dhe shoqërinë moderne. Veçanërisht gratë, në disa nga këta shtete, ligjet të cilave ato u nështrohen janë po aq mesjetarë sa edhe në Mesjetë.
Që besimi në fe dhe ushtrimi i riteve të saj janë një liri dhe një e drejtë njerëzore, këtë sot nuk e mohon askush, por po kaq është një e drejtë njerëzore dhe një liri themelore për çdo individ—liri edhe nga shteti—që të mos besosh në asnjë fe, duke zgjedhur të jesh skeptik, agnostik ose ateist. Berisha u premton “demokratëve” të tij se do ta abrogojë këtë liri dhe këtë të drejtë njerëzore.
Sali Berishës gjithnjë i ka pëlqyer të tregohet se është një njeri i lexuar në shumë fusha, pa çka se në më të shumtën e herëve ai trillon fakte të paqenë dhe thotë broçkulla.
Si dikujt që ka qenë drejtues i këtij shteti dhe një figurë politike qëndrore për afro një çerek shteti, më duhet t’i kujtoj z. Berisha një ide të madhe të Xhejms Medisonit, njërit prej etërve themelues të republikanizmit amerikan dhe presidentit të katërt të Shteteve të Bashkuara, i cili thoshte se “skllavëria fetare e vë në pranga dhe e ligështon mendjen njerëzore, duke e bërë atë të papërshtatshme për çdo sipërrmarrje fisnike, duke e penguar zhvillimin e saj”.
Tomas Xheferson, nga ana e tij, kur fliste për mendimtarë të tillë iluministë dhe ateistë, si Didëro, D’Alamber, Holbah dhe Kondorse, thoshte se virtyti i tyre nuk mbështetej në fe, por në diçka më të rëndësishme sesa ajo.
Berisha u premton ndjekësve të “foltoreve” të tij një jetë më të mirë, duke anatemuar ateizmin.
Kjo më sjell ndër mend dramaturgun e shquar Xhorxh Berndart Shou, i cili, në veprën e tij Androkliu dhe luani, shkruante se, “të thuash se një besimtar është më i lumtur se një skeptik, është njëlloj si të pranosh se një njeri i dehur është më i lumtur sesa dikush që është esëll”.
Berishës i kërkohet të shpjegojë vetëm një gjë: pse danezët, suedezët apo hollandezët, të cilët janë popujt më pak fetarë në Europë dhe në botë, janë edhe njerëzit më të lumtur?

Sa me shume te merreni dhe te trazoni nje jashteqitje si Sali Berisha, aq me shume qelbet ai vendi. Vendi I tij eshte izolimi ne birruce dhe shpronesimi nga milionat e grabitura.
Z.Profesor,zoti vdiq me “Deus sive natura” 1655 në Traktatin e Spinozës,
jo në 1882 me Keshtu foli Zaraustra të Niçes.
Po fole per berishen dhe bathoren dakort.
“Profesori” ( pune qokash mes komunistesh) nuk kupton dhe kjo do te ishte e pafajshme edhe pse ignoranza non scusa, ose manipulon me Niçen thjesht sepse urren Berishen. Nese e urren pune e tij ,ama mos te na bej budallenj pasi koha kur Niçen mund ta lexonin vetem cunat e bllokut ka marre fund 30 e kusur vjet me pare. Tek i ” cmenduri ” qe vjen verdalle pazarit me fener ne dore dhe kerkon zotin dhe perqeshjes se turmes se ” ne è vrame zotin” Nice i kunderve pyetjen ” what now” ,Po tani? Njeriu qyqar qe qenien e tij e ngriti dhe e lartesoi rreth nje ideje qe quhej ” Zot ” tanime duhej te kapercente ,( ti pinte dete e lumenj,ti hante male e fusha, ti thithte qiej e yje) dhe te krijonte ” mbinjeriun” . Nuk thoshte aspak rrenimin, shkaterrimin, mohimin e fese por kapercimin. Pra mender profesor ” fellohu ” pasi vertet jo te gjithe ateistet ishin komuniste ama te gjithe komunistet ishin ateiste. Dhe me e thjeshta nese ske per te thene ndonje gje, shut the fuck up.
Po si se kuptoni simbiozën Rama – Berisha ?
Berisha përmend ligjet ateiste.
Dhe Rama do ndryshojë Kodin e Familjes për LGBT.
Qeveria u premton personave LGBTI+ se do të ndryshojë ligjin e birësimit, Kodin e Familjes apo dhe Kodin Penal për të reflektuar shqetësimet e tyre.
Shoqata LGBTI, financohet nga kontrabanda e tregut ilegal të korrupsionit, degradimit dhe prishjes së vitalitetit të shoqërisë njerëzore të planetit Tokë në Galaktikë pa Qiell, parajës dhe shpirtëra të vdekur.
Sa me shume te merreni dhe te trazoni nje jashteqitje si Sali Berisha, aq me shume qelbet vendi. Vendi I tij eshte izolimi ne birruce dhe shpronesimi nga milionat e grabitura.
Sali Berisha po e ndjen se po i vjen fundi. E vetmja shprese per te eshte nje nderhyrje hyjnore qe mund ta shpetoje.
Tani kthehet tek zoti qe tja fale te gjitha mekatet dhe te siguroje nje vend ne paraise. Ky besim po i qeteson shpirtin ne kete fund tragjik.
Ke shume te drejte juve Z. Thana. Per deri sa Berisha i ka bere 1000 te zeza shqiperise pa asnje te bardhe dhe deri tani nuk i ka hyre gjembe ne kembe, pa tjeter qe do ta trazojne qelbesiren qe kete vendi ta ndote edhe me shume.
Kjo vjen se ne keto 1000 te zeza, Drejtesia jone e fjjetur thote:
Nuk ka fakte per Berishen dhe si te tille nuk e kap dote ligjerishte.
Une nuk e dij se c`fare faktesh kerkojn keta kure duhet me se miri se si shkatari i ketyre prapesirave, Berisha ka marre me mijra jete njerzore ne shqiperi.
E pra, Kryeprokurori thote nuk ka Fakte.
Kryetari i Komisionit Qendrore te zgjedhjeve thote nuk
ka faket.
Kryetaja e Parlametit shqiptar thote nuk ka fakte.
Kryetari i komisionit te mandatev thote nuk ka fakte .
Atehere qelbesira sa vjen e trazohet dhe e ndote akoma edhe me shum shqiperine.
Amerika ua dha Celsin ne dore e keta nuk e hapin deren ku ai e meriton te shkoje.!
Sa me shume kalon koha me keto artikujt e fundit te Tos Tarifes( T.T) kunder z.ombie Berishe aq me shume bindemi se kane qelllim jo te sinqerte.
*
Dihet qe TT-ja ka nje diapazon shume te gjere ne filozofi dhe ne derivatet e saj dhe ne krahesim me Z.ombien Berishe eshte mijra here me i pregatitur dhe lind pyetja pse “Luani i Filozofise” Tarifa po ben kete luftim te pa-barabarte me nje ZGJEBS me kuptimin e plote te fjales ne keto fusha.
*
Edhe analisti me i dobet i letrave shqipe e kupton qe Teokratizmi artificjal i Zombie Berishes eshte vetem e vetem per te krijuar mjergull si UJK I REGJUR ..Pra lind pyetja kush po e fut TT-ene ne kete beteje mediatike po aq idiote sa dhe theniet e vete Zombies Viqidolit..
*
Sepse Teokratizmi idiot i doktorr adhamudhit viqidolit eshte gjeja me pak e rrezikeshme e kesaj Drakule te Lugut Zi te Tropojes…pra pse kryefilozofi Tos ben fortune ne nje gote uji..
..
ne nje kohe qe shoqeria shqiptare-intelektualet-dipllomatet euro-amerikane qe merren me Shqiperine duhet te marren me krimet e tij ose me sakte me mburrjet e tij qe ka vrare njerez dhe perdhos viktimat e tyre.
*
E kap fjalen per “Teolekdukagjinizmin” e Drakules Berishe i cili ka deklaruar shume here se ne 21 Janar 2011 ka vrare sipas kanunit Lek Dukagjinit biles do vriste dhe Kryeopozitarin Rama me doren e tij nese snajperat nuk do zbatonin urdherin.
.
Pra 4 rrjeshtat e fundit tregojne C’EKULIBRIM PSIQIK I NJE VRASESI SERIAL por ju betohem qe ai nuk eshte fajtor..
.
Fajtore jane ne rradhe te pare SPAKU I KIM-ES TE BIDEN-IT qe ne baze te ketyre thenieve duhet te trakase per pranga ne vilen e Makbethit Lalzit pasi ka pranuar krimin..pastaj vine me rradhe Ramadani i PS dhe shtypi shqiptar ku nje nga me te vetposhteruarit eshte dhe TT-ja yne qe me shume duket i paguar per te sulmuar pa meshire “krimin” e Teokratizmit Salisatanait per te mbulur “gabimet ” e tij ne vrasjet kanuniste te Lek Dukagjinit.
.
Shenim: edhe pse nuk kam asnje lidhje me sistemin (regjimin) e Enverit jashte deshires time
nese Kimja e Bidenit vazhdon keto karnavale me non graten e berishes vetem po shenjterohet Enverin si Profet ne krah te Krishtit & Muhametit.
.dhe ju betohem nuk e them une por hipokrizia e Kimeve & Ramadaneve pse jo dhe keto TT-ete e Dites qe nese i paguan dikush hallall honoraret ..
Berisha ne “Foltore” ,nuk mban pergjegjesi per ato qe flet,mjafton te krijoje zhurme,atmosfere ,orgazme dashurije per Berishen dhe mjafton qe ata qe jane ne “Foltore” ta besojne ate pa kushte dhe te shajne sa me shume Bashen dhe Amn\meriken!!!
Megjithate,sado qe ta urreje TT,MB, VM , BS Berisha eshte shume me lart se ata.
E megjithate ti je gjithmone poshte e me poshte, i lagur nga shurra e Salihit per tridhjet vite me radhe….per cudi, krenohesh. Rast i rralle ky!
O “@edi ” , n e mos qofsh S.Berisha d.v. , duhet te jesh kelyshi i tij , Zeni ! Simbole mesjetare , para se te delnin ne drite kombet !
o fatos llangaraqi, lepin kockat qe te hedh ambasada usa
dhe ben gam gam si llango.
F.Tarifa shpreh qarte dicka qe qendron more sumelepiresi i Erdoqenit turk, nuk eshte per tu cuditur qe foltoret e Salihit mbushen me haxhiqamile si puna juaj. Rrace e degjeneruar, c’te presesh tjeter prej jush! Lindet si parti talebanesh dhe po ashtu do ta mbyllni!
Duhet bere dallimi i asaj qe tha Berisha, me ate qe duan ta akuzojne, Tarifat e stertarifat,i asaj qe ka bere Berisha ne pushtet dhe asaj qe po ben Edi Rama.Berisha beri shtet gjitheperfshires, krahinore dhe fetare Edi Rama ka bere shtet TOSKO-ORTODOKS, 1-Kryeministri-ortodoks, 2-Ministri i brendshem-ORTODOKS, 3-Ministri i mbrojties-ORTODOKS ,4-Drejtori i agjensis zbulimit-ORTODOKS 5-Drejtori i radiotelevizionit-ORTODOKS. “OPEN BALLKAN” mareveshie ORTODOKSE kunder shqiptarise(te gjitha keto te jene rastesi)
Po shkollohuni dhe juve maloket mos u vrisni per gjak, ketu eshte gadishull ortodhoks dhe ka dhe musylman, ti I bie dajres se vatikanit, hidhu ne itali apo ne meke te shpetosh … kur mendon si injorant fetar shikon armiq kudo, meqe po flet me tabela fesh, edhe sali berisha e kishte shtetin komplet me maloker te fese sunnite. Ha nje mut ti dhe Fete Te ngopeni se vetem probleme I sillni vendit. A ka me filo Serb se sali Qeni apo basha kujt po ja shet keto brockulla. Ti po ben propaganden e serbise te fusesh shqiptaret ne lufte, po je nje mi halesh
Tosi, nderro numrin e syzeve! Saliu nuk po e kerkon strofkullen e tij te fundit tek feja, por po kerkon strofkullen e vetme qe mendon se mund ta shpetoje tek posti i Kryetarit te PD.
Mbase ka te drejte. Dhe jo vetem Saliu. Te gjithe rrokotelet e politikes duan me c’do kusht te mbajne postin e Kryetarit te Partise per te njejten arsye.
A nuk i dhane me qera 1 mujore fushate edhe Malok Tom KoDoshit pra duke e bo Kryetar te asaj partickes se Keno Qenushi a Gjinushi si e ka?
Dy fjale Tarifes qe na ben te zgjuarin me teorizime !
Ateizmi ka lindur para Komunizmit, por ama Komunizmi e pas tyre Talebanet mbahen mend ne kete bote si te vetmit qe u vune Kazmat objekteve te kultit, dicka qe shkon shume pertej Ateizmit qe rreket te shpjegoje Tarifa.
Një përgjigje e saktë nga Z. Tarifa për të çmendurin dhe përbindshin Sali Berisha.
Berisha, si i vetshpallur politikan, ndjek me besnikëri principet bazë të Hitlerit, i cili, ndër të tjera, ka thënë:
Për politikanin nuk ka rëndësi çfarë thotë, nëse thotë të verteta apo genjeshtra. Rëndësi ka që, ato që i thotë, t’i thotë fort, me zë të lartë dhe t’i përserisë disa herë, derisa njerëzit t’i marrin për të vertate.
Ky është Berisha, një Hitler shqipfolës, i kohës moderne.
Keto principe baze te Adolf Hitlerit ka 8 vjet qe i zbaton me perpikmeri te plote edhe Edi Rama…duke e nisur qe me ate avionin me droge qe ra ne Divjake kur me ze te larte e fort perseriti se ‘”Ishte per sperkatje mushkonjash”!
Sali Berisha paska qene nje fenomen, qe per mire a per keq mbeti dhe do te mbetet ne analet e historise shqiptare. Dhe jo per merite te tij. Me Berishen hesapet duheshin lare qe me 97, por ja qe nuk u be dhe koha dhe punet kaluab ashtu sic kaluan dhe nuk eshte nevoja te permenden se i dime te gjithe.
Te gjitha jane thene kunder tij: serb, antishqiptare, ndan Veriun dhe Jugun, kriminel, vrases tani na del teoist a ku ta di une. Jane perfshire ne kete kor ditor Tarifat, Pagesat, Islamet, Bektashet, Viktoret, Hyjnoret, japoneze dhe koreane dhe jo vetem qe nuk ka ngjitur asgje, por ai ngre masat, fiton parti dhe perse jo dhe zgjedhjet e ardhshme.
Ai e kishte ndare mendjen ne ate strofull tek Kullat, bente c`bente hidhte ndonje llaf aty ketu dhe mbyllej hesapi, por ja qe Sorrosi nuk i kishte mbyllur hesapet me te dhe nxorri nje Blinken per ta nxjerre „non-grata“.
Qe Soros dje bashke me te dhe Amerika e ka bere lemsh boten kjo pune dihet, por dihet po ashtu qe ajo administrate eshte mbushur plot me idote dhe bosh nga mendja a thua se ne vend te mases trunore kane te vjenlengje Coca-cole qe po serviret ne ate vend jo me me kanoce por me fucia.
Nuk paska instrumenta ajo Amerike per ti gjetur dy fakte Sali Berishes? Apo faktet i kishin nga gazetat dhe tavolinave te kafeve shqiptare qe gelojne nga mengjesi ne darke?
Nuk ka Sali Berisha nevoje per Ameriken, por Amerika ka nevoje per Sali Berishen, kete ma besoni.
Interesat ekonomike dhe strategjike me rajon kane me peshe se pjata e orizit e Juri Kim qe sot eshte dhe neserdhe pastaj degdiset ne ndonje ndonje Kazakistan a Uzbestikan si paraardhesi i saj. Me nje Berishe kryemister situata do te ndryshoje, se ja zgjedhjet atje vijne shpejt dhe me nje President qe me shume fle dhe merr klizma per te dale jashte, zor se do te ece Amerika. Republikanet po behen gati per pushtet pas atyre palo zgjedhjeve qe i fitoi Biden.
Dhe keto Berisha i di fort mire, Blinken jo dhe aq se eshte rritur dhe studjuar ne ato universitete qe te japin pak sqime, por aspak pjekuri dhe intelekt.
Ballkani Europa dhe Bota ka shume enigma qe trute e amerikaneve i zgjidhin ose me lufte ose me puce ushtarake, gje tjeter ata nuk dine.
Koha e diplomacise e kohes se luftes se ftohte ka kaluar bashke me ata diplomate klasi qe ka patur.
Me Blinken, Maas a ku ta di une se si quhen bota po shkon ne rrokopuje, pa le pastaj te vije ndonje Analena Baerbook sic po flitet ne Gjermani qe injorncen e ka te shkruar ne balle, qe per koincidence ka bere dhe dy palo semestra ne SHBA, se c`do t shohim dhe perjetojme.
Prandaj shume shqiptare shohin tek Berisha nje politikan ne moshe qe ndjehen te mbrojtur dhe i shkojne pas se edhe ky eshte nje faktor, se kur shohin ato „femrat-seksi“ ne parlament a ministrira si ajo e Ministrise se Rinise dhe Femijeve, natyrisht qe te vjen per te vjelle.
Tek Berisha gjejne njeriun qe njerezit qajne hallet dhe kjo eshte per ta themelorja. Ai i degjon, i respekton dhe me kryesorja eshte qe ai po shkon nga kendi ne kend i Shqiperise, ndonese eshte ne moshe 78 vjec.
Berishen do ta marre partine me date 11.12 dhe ne pervjetorin e PD ai do te shpallet kryetar, por kete radhe me nje ndryshim. Kete here e solli Blinken, Kim dhe askush tjeter. Cdo veprim ka kunderveprim.
Shume e ke tjerrur or ti Claus, thuaje me dy fjale – Ujku, ujku (Saliu) dhe Cakalli (Rama) ben kerdi!
Ika tani te ble ilacet e muajit me ato 33 mije leke te vjetra perkrahje sociale mujore.
Berisha ,enverist intransigjent,,fanatik,gjematar,lubiii,per ideal Partise.
Pergezime demo je I madh
por ke shkruar gjysmen e fjalise
Dhe gjysma e fjalise dyte eshte
Kete enverist intransigjent,,fanatik,gjematar,lubii
e prune ne pushtet
Bushatlinjte e Teksasit
dhe duke e mbeshtetur
ju ish pronaret
dhe te perndjekurit politike..
Biles dhe sot si thote komentuesi Claus kjo “non grata” eshte nje skenar qe eshte parapregatitur me pare
..the game is over
ose te themi RIPAMERIKA
ose lapidar USAaliut qe mundi ameriken “me kerkese te saj”
Thene shkurt dhe permbledhur:-talebanizmi doktrina teorike fondamentaliste e themelimit te “shtetit ligjor berishist”
A ja vlen qe per nje fraze marrezie te Berishes, “per dy gisht uje,” te shkruash nje ese? Po! Por per nje ateist ama. Por Niçe nuk eshte ateist si z. Tarifa. Ai nuk merret me ekzistencen ose jo te Zotit. Ne nje fare menyre, ai na shfaqet edhe si kerkues i Zotit. “Kerkoj zotin, a e keni pare? Dhe kur nuk mori pergjigje, dha “kumtin”: Zoti vdiq…” Ku e kerkoi dhe ku shpalli “vdekjen e Zotit? Ne treg. Pikerisht aty ku Zoti ishte zevendesuar me zotin para. Para ketij fakti te Niçe lexojme edhe ankthin e nje bote pa sens optimist te se ardhmes, ku te gjithe vlerat jane permbysur dhe shnderruar ne nje vlere te vetme – para dhe pushtet. Te perdoresh si arme Niçen, ne rastin e Berishes, eshte te mbulosh nje realitet shoqeror pa asnje porte shprese per te trokitur, pas bishtit te qenit.
Bac Saluku e ka mpreh shpaten,
edhe nji here more per situaten,
kjo asht shpata qe mbajne te koka,
nga Nishan leshi te Mul kok lopa,
Ne anen tjeter ne pushtet rri Rama,
me pusht burre kurre s’ka bo nana,
vec nje arritje ka keto 8 vjet pushtet,
Varferine mbare anembane komplet,
Saluku e Rama keta Bajga te Dhjetor-90,
duen me mbajt pushtet deri sa te kene jet,
me ato kaluam 30 vite tue i pasur mbi kok,
njani hajvan psikopat tjetri nje rrote malok,
O Popull shqiptar ngrihu e Shqiperine shpeto,
veru derrmen ketyre plehrave edhe i shkelmo,
nuk ben hajer shqiptari as edhe kjo Shqiperia,
me Bajgat e ’90 ndare me dysh nga Ram Alia!
Fenë monoteiste, me genjeshtrën “Bir Virgjereshe në mitër, ku Perëndia kish mpiksur vetëveten dhe u dublua me rilindje sii njer”, e zyrtarizoi me terror kundër orakujve, tempujve dhe biblotekave, Senati i Perandorisë Latine më 395 të kësaj epoke. Paria Arabe imitoi gënjeshtrën me “Bir Virgjëreshe me At Perëndinë” dhe krijoi gënjeshtrën “Me epileptikun Muhamet qe kalonte vapën në shpellën e Mekës, ku e gjeti Perëndia dhe ia shpalli Parise si të Zgjedhurin e vet”. U bënë Dy fe monoteiste qe nuk u pranuan nga Hebrejte të imponuar si armiq rreth besimit Biblik me të zgjedhurin e Moisi nga Perëndia qeë i përkrahu në Eksodin për te gjetur Toke per të Jetuar. U bënë tre fe në lufte shfarisese, edhe antishqiptare. Sali Berisha është gënjeshtar i lindur, i ndergjegjshëm; gënjeshtra me bujë është frymëmarrja e Krijesës Sali Berisha.
Jo, nuk e kam thëne qe gënjeshtra është frymëmarrje e Berishës, por sigurisht në konstrukcionin e ideve të reja, nuk mund të krijohen fjalë të tjera, fjalêt janë. të standardizuara në fjalor. Fenë monoteiste, me genjeshtrën “Bir Virgjereshe në mitër, ku Perëndia kish mpiksur vetëveten dhe u dublua me rilindje sii njer”, e zyrtarizoi me terror kundër orakujve, tempujve dhe biblotekave, Senati i Perandorisë Latine më 395 të kësaj epoke. Paria Arabe imitoi gënjeshtrën me “Bir Virgjëreshe me At Perëndinë” dhe krijoi gënjeshtrën “Me epileptikun Muhamet qe kalonte vapën në shpellën e Mekës, ku e gjeti Perëndia dhe ia shpalli Parise si të Zgjedhurin e vet”. U bënë Dy fe monoteiste qe nuk u pranuan nga Hebrejte të imponuar si armiq rreth besimit Biblik me të zgjedhurin e Moisi nga Perëndia qeë i përkrahu në Eksodin për te gjetur Toke per të Jetuar. U bënë tre fe në lufte shfarisese, edhe antishqiptare. Sali Berisha është gënjeshtar i lindur, i ndergjegjshëm; gënjeshtra me bujë është frymëmarrja e Krijesës Sali Berisha.
Arma e fundit e politikanit eshte “Nacionalizmi” Saliu nuk mund te merret si”Prove”‘sepse ai e ka”kapercyer disa here Ylberin”!Ka marre noten10 ne ”Mterializmin Dialektik”qe ishte lenda e fillozofise ne Universitetet e vendeve Socialiste te Lindjes !Pas viteve ”90 ky”poli” besimtar ,vizitonte rregullisht “teqet Bektasshiane ;edhe Xhamite si mysliman i devotshem dhe aetar i denje i ” lidhjes Myslymane”dhe Kishat si ato Ortodokse , per te kenaqur Janullatosin qe e kishte zgjedhur vete si ”udheheqes shpirteror” per ortodokset Shqiptardhe si edhe ato Katolike per te marre votat e katolikeve Shqiptare!Keshtu Saliu ,qe “u betua kur u be anetar i PPSH dhe e braktisi ate per tu bere “demokrat”,sot na cfaqet edhe (si fetar i te gjitha feve) edhe si politikan”i te gjitha ngjyrave” edhe si “atdhetar” kunder”jugut’rebel dhe veriut “socialist”!Ne cfar beson Saliu ,e gjeni dot tashti? po ju e besoni me Saliun e pabese !?
O Dodone (qorre)
saliu qe ishte i pabese e mesuam qe ne 1992
por ate qe nuk e dime akoma pse kimamerikanet e bene “cope cope” Saliun e tyre per kundravajtje dhe heshtin me krimet e tij
ju kam rixha
a ka ndonje shqipfoles te na spjegoje ??
Te vjen per te vjelle me kete Tarifen.
Berisha ka gjynahet e tij dhe do ta zene poshte ato gjynahe.
Por Berisha nuk gjykohet me mendte e Tarifes, i cili ben te gjithediturin.
Tarifa nuk e kupton fare fjalen “ateist” dhe, meqenese mendon se nuk e kuptojne as te tjeret, e kthen kete fjale ne filozofi: “Ateizmi” dhe na con 2500 vjet me pare, duke konfuzuar mjerisht edhe idiotet me Paganizmin.
Eshte fyese per inteligjencen te deformosh fjaline e plote te Markisut per fene si opium per popullin, e cila ka kuader tjeter ne fraze. E rende per Gazeten te botoje kryeshkrime te tilla krejtesisht te antishkencore. .
Nuk dua ti bie ne qafe kot Fatos Tarifes,por ka qene mesuesi me i dobet ne Politeknikum. E mbante drejtori Ali Progri se ishte djali i Sevo Tarifes.Mire qe ishte i pa afte,por ka dhe nje menyre te foluri qe nuk kuptohet.Tosi rrinte me tuta sporti,luante basketboll dhe nuk jepte mesim se ishte komplet i pa afte dhe tani habitem se si e quajne “Profesor” Kulmi
Ne dime qe gjendjen qe jemi sot nga Z.Berisha jemi katandisur kaq keq . Nuk besoj qe ka ndonje fjal te rend apo te keqe qe mund me ia vendos ai njeri ai esh edhe me keq se dreqi . Mir po edhe ky Fatos Tarifa me dhen analiz qe as nje fjal nuk lidhet me njera-tjetren me fol per cart ?
Lexova shkrimin dhe nuk i ndava gjerat.Ishte shkrim per Sali Berishen apo shkrim per fene.Qe te dy gjerat Saliu dhe feja m’u duken artificiale dhe pa lidhje.Une po ndalem te feja me qe zoteria Tarifa e ka prekur shume dhe duket qe eshte ateist.Kjo eshte e drejta e tij dhe nuk ka nevoje te harxhoje kohe e boje per ateizmin.Bibla e sqaron fare qarte kete problem,pa u ofenduar njeri dhe ne menyre demokratike:Kush nuk me beson tek mua ,mos besoje eshte e drejte e personit,por une nuk lejoj te me shaje e te me ofendoje.
Shkurt mbi paragrafin tend kur thua se
teokrati Berisha thote se “nuk do te kete
ligje per ateizmin” duke e perkthyer kete se me ardhjen e Saliu ne push-tet,
do te riformohet mbi bazen e “sheriatit
Kushtetues” te Sali Mavrise” ( hallatet
e dashit dhe deshirat e dhelpres qe priste me ankth kur do t’i binin hallatet
dashit ) ! Me “Kanunin Fetar “ Saliu e
enderron ta formuloi ashtu sici paskish
bere dikur mbreti Zog ne kohen e tij !
Kete e degjova keto dite kur isha Tirane
Atje flitej neper goje nga patronazhistet
e kamifluar te Saliut se Zogu na paskish
nxjerre nje Ligj mbi perberjen e shtetit dhe
te administrates shteterore sipas perqindjeve
fetare ! P.SH : 75 perqind ishin myslimanet
aq i takonin ne pushtet e administrate mysli-
myslimaneve . E keshtu me radhe …..Tash
kete LOJE po ndjek Sala per te permbushur
endrren e tij kimerike per te rikuperuar mbreterine
shqiptare …..! Per te enderruar mund te enderroje
kushdo perderisa nuk paguar as pare dhe as mund
e gjak sic kerkon fosili Sali Vicidoli ! Ai kujton Se me
mbushjen e 20 sallave me ithtare Kjo eshte Shqiperia !
Jo zoteri Sqiptaret nuk jane 10 Sallat tuaja por milliona
qe utrejne tyre dhe soj e sorollopin tend qe e ke grire
shqiperine e popullin shqiptar me thikat e Milloshevicit
sidomos ne luften e Kosoves ….! Kete komente e bera
vetem per paragrafin qe ju zoti Fatos I referoni persa me siper ! FLM
Foli dhe ky hajduti ambasador te cilin Ps e hoqi me buje.Ka mbetur pa buke dhe mundohet prape te kape ndonje kocke tjeter nga PS
Shkurt; Sali Berish Viçidolasi është marcist tipik etalon për personazh të një trilogjie: e para drame, e dyta tragje e treta komedi,