Kuvendi ka shtyrë për ditën e hënë votimin për të zëvendësuar apo jo “anëtarin e LSI-së” në KQZ. Mediat raportojnë se seanca e djeshme ishte planifikuar për në orën 10:00, por ka nisur në orën 13:15. Megjithatë, ajo ka zgjatur vetëm pak, duke qenë se Topalli J. ka njoftuar shtyrjen për ditën e hënë.
E vendosëm mes thonjëzash termin “anëtari i LSI” duke lexuar nenin 17 te Kodit Zgjedhor. Sipas tij anetari i KQZ-së në momentin që zgjidhet “nuk i perket partisë që e ka propozuar”, madje ai nuk eshte i tille as në momentin kur propozohet per t’u zgjedhur (pasi Kodi e ndalon propozimin e personave qe kane qene anetare partie per te pakten 5 vitet e fundit).
Pas zgjedhjes, – thote Kodi, – anëtari i KQZ-së ushtron funksionin në mënyrë të pavarur dhe voton në përputhje me ligjin. Ne banditizmin e rradhes ndaj ligjit PD-ja e Berishes dhe makineria e saj e propagandes mund ta mbushe opinionin me lloj lloj “argumentash”.
Por në këtë rast ‘argumenta ponderantur, non numerantur’ (argumentet duhen peshuar e jo numëruar). Ligji eshte i qarte ne përcaktimin e “anëtarit” sipas Kodit Zgjedhor dhe hedh poshte “argumentin” e PD per “barazpeshim politik te anetareve te KQZ”. De jure asnje prej anëtarëve të KQZ nuk ka nje perkatesi politike ne vendimarrjen e tij.
Edhe rrethanat që parashikon ligji për ndërprerjen e mandatin e një anëtari të KQZ janë po kaq të qarta: asnjë prej tyre nuk parashihet në këtë boksim të ri alla-PD të situatës së brishtë parazgjedhore. Por edhe sikur ndonjë prej atyre pikave të provohej (meshirë për ligjin!), sërish mbetej pyetja: A shkarkohet një anëtar i KQZ me 71 vota? Sipas nenit 17, anëtari i KQZ-së ka “privilegje te njejta me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë”, cfare nenkupton nje shkarkim te tij te votuar nga te pakten 84 deputete. Pra nese dje shkarkimi do behej me 71 vota, do te kishim nje vendim ne kundershtim me ligjin, gjithashtu.
Pse e bën Saliu këtë që po bën? E para sepse është një hajdut i stërprovuar votash. Prej 96-s kur humbi referendumin e famshëm, individi në fjalë, është xhepisti kryesor i votave të shqiptarëve.
Në rastin konkret ai ka një presin të pazakontë për të mos prekur zgjedhjet. Por si politikan i investuar më shumë në intrigën politike sesa në produktin politik, Berisha nuk do qetësohet deri në sekondat e fundit para 23 qershorit. Me gjasa, lëvizjen e fundit drejt KQZ-së, edhe në mos e arriftë me mënyrën e njohur të “faktit të kryer”, do arrijë në krijimin e një karte të re në dorë: do kërkojë patjetër dicka në këmbim të heqjes dorë prej këtij agresioni të ri ndaj ligjit dhe institucioneve.
Nje agressor i pandreqshëm i paqes politike dhe ligjit. Por qe gjen terren për këto lojëra të reja dhe të pafundme edhe për shkak të reaksionit të dobet të opozitës, qëndrimet e së cilës, më shumë se etjen për të drejtën dhe luftën për të, kanë qëllime të tjerë minimaliste, të tilla si një vend në listën e deputetëve dhe kaq. Janë kaq të vakët në kundërpërgjigjet e tyre ndaj agresionit ndaj ligjit sa nuk mbrojnë dot veten as kur kanë të drejtë. Irrituese dhe e padenjë!
Çfarë synon PD dhe çfarë duhet të bëjë Rama
DITA eshte konsultuar me njohes te mire te ligjit zgjedhor dhe i ka pyetur ata per cfare po ndodh. Me kete levizje PD, pasi te ketë garantuar 4 anetare te vetët ne KQZ, synon te ndermarë vendime te mëtejshme ne KQZ (qe javen qe vjen) per heqjen e perfaqesuesve te LSI nga KZAZ, KQV dhe grupet e numerimit te votave. Synojne edhe percarje me tej qe LSI te kerkoje qe, anetaret e propozuar nga PBDNJ ne keto nivele te zevendesohen me ata te LSI. Per anetarin e PBDNJ ne KQZ, gjithsesi Muho tha qe LSI nuk do te perserise te njejten shkelje qe po ben PD, pra nuk do te kerkoje ne Kuvend lirimin e tij.
Por per te mos nxitur percarjen e synuar nga Berisha, Rama duhet te ulet me Meten dhe Dulen dhe te bejne nje marreveshje te pashkruar ku ne KZAZ, KQV e zonave Gjirokaster, Vlore, Sarande dhe Korce ku PBDNJ ka interes, t’jua lere anetarin atyre, dhe ne pjesen tjeter te Shqiperise ta marre LSI.
Po ashtu ndoshta ne ato zona ku PS ka tre anetare ne keto komisione, mund t’ju lere nje anetare LSI. Pra zgjidhjet mund te gjenden pa u percare. Ne cdo rast e rendesishme eshte qe perfaqesuesit e LSI te jene te besuar, qe te mos rrezikojne shumicen ne vendimarrje ne keto KZAZ dhe KQV duke qene se PS i ngelen vetem dy anetare, dhe te tjere do t’i duhet t’i ndaje me LSI.
Rama duhet te beje nje konsulte te gjere para firmosjes se marreveshjeve (ndoshta duke thirrur ne te KQZ, juriste te tjere brenda partise qe te diskutojme, ne menyre qe te mos arrihet nje skenar percarje ne te majten, per shkak te perfaqesuesve ne KZAZ, KQV dhe grupet e numerimit te votave.
Dy “argumentat” e përdorur nga PD, raporti shumicë-pakicë dhe disa pyetje
1 – Lidhur me parimin e barazpeshimit politik te KQZ, eshte nje parim i cili zbatohet ne momentin e konstituimit te KQZ, pra shumica dhe pakica kujdesen kur zgjidhen anetaret e KQZ, te garantojne kete barazpeshim. Pra procesi i zgjedhjes se ketyre anetareve kerkon qe paraprakisht te kete nje propozim te balancuar nga te dy krahet e politikes, shumices dhe pakices. Gjithashtu ne asnje nen te Kodit Zgjedhor nuk percaktohet se cilit krah politik duhet t’i perkasë shumica apo pakica e KQZ, pra mazhorances apo opozites. Per me teper me ndryshimet e vitit 2012, eshte pranuar qe Kryetari i KQZ te jete nje person qe konkuron ne menyre te pavarur, por qe ne perfundim te kesaj procedure konkurimi, ashtu si dhe anetaret e tjere te KQZ, zgjidhet pasi merr shumicen e votave ne Kuvend.
Shumicë-pakicë, 6-vjeçari dhe disa pyetje
Pavaresisht percaktimit te ketij parimi ne momentin e konstituimit, ne asnje nen apo germe te ligjit nuk gjen nje rregullim se si veprohet nese ka ndryshime ne te ardhmen te rreshtimit te partive qe kane qene ne shumice apo pakice. Kjo do te thote, se ligjvenesi ne momentin qe ka shprehur vullnetin per miratimin e Kodit Zgjedhor, ka pranuar qe pas arritjes se barazpeshimit politik ne momentin e zgjedhjes se anetareve te KQZ, pas betimit te tyre per respektimin e ligjit dhe kryerjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, ata jane anetare pa perkatesi politike, perfshire ketu edhe Kryetaren e KQZ. Nese ata do te ishin konsideruar ne frymen e Kodit si anetare me perkatesi politike, ligjvenesi do te ishte kujdesur qe mos t’u njihte atyre nje mandat relativisht te gjate (6 vjecar), por do te kushtezonte qendrimin e tyre, me qenien ne shumice apo pakice te partise politike qe i ka propozuar.
Bazuar ne sa me siper perse qenka prishje e barazpeshimit politik, kalimi i raportit 4 me 3 ne KQZ nga anetaret e propozuar nga mazhoranca ne anetaret e propozuar nga pakica (sic eshte theksuar nga deputetet e shumices ne Komisionin e Ligjeve)? Perse Kryetarja e KQZ, e cila ka konkuruar si kandidate e pavarur, por e zgjedhur vetem me votat e shumices ne Kuvend, konsiderohet si pjese e anetareve qe i perkasin shumices?
Lidhur me pyetjet e mesiperme ka vetem nje shpjegim, per PD barazpeshimi politik eshte i vlefshem, vetem kur ai eshte ne krahun e anetareve te KQZ te propozuar prej saj, perfshire edhe Kryetaren e KQZ, duke e quajtur edhe kete te fundit nje anetar te rreshtuar ne krahun e saj.
Politika dhe ligji (dhe një shembull Kosove)
2.Mbeshtetja e ketij veprimi bazuar ne argumentin se eshte patur ne konsiderate marreveshja politike e ndermarre ne vitin 2003, per reformimin e perberjes se KQZ ne ate periudhe, por edhe ne vazhdimesi eshte e pavend.
Marreveshjet politike, nuk jane pjese e sistemit ligjor te RSH, ato mund te sherbejne per te arritur ne rregullime te caktuara ligjore, ashtu sic ka ndodhur edhe ne kete rast, pra duke pasqyruar ne dispozitat e Kodit Zgjedhor elementet perberes te marreveshjeve politike. Per me teper, argumenti i perfolur keto dite se marreveshja politike eshte burim i te drejtes kushtetuese, sipas doktrines juridike apo jurisprudences nderkombetare apo edhe vendase, eshte akoma edhe me teper, pervecse nje interpretim i gabuar ligjor, edhe nje perdorim dhe dezinformim i keq per publikun.
Mjafton te sjellim ne vemendjen e publikut, nje situate qe ka ndodhur shume afer Shqiperise: marreveshjen politike ndermjet partive politike ne Kosove per zgjedhjen e Presidentes Jahjaga dhe mandatin e saj. Ajo cfare Gjykata Kushtuese e Kosoves vendosi lidhur me mandatin e Presidentes Jahjaga, ishte e thene thjesht, se mandati i saj nuk perfundon aty ku e kane percaktuar partite politike ne marreveshjen e tyre, por aty e ku e ka percaktuar Kushtetuta e Republikes se Kosoves.
Per me teper Kodi Zgjedhor konceptin e marreveshjes politike e ka pasqyruar dhe pranuar ne menyre te shprehur ne nenin 14 te tij, ne momentin kur propozohen anetaret e KQZ. Sipas kesaj dispozite anetaret qe do te propozohen nga dy partite me te medha te shumices dhe opozites, perzgjidhen dhe kalojne per votim ne seance, pas konsultimeve dhe marreveshjes ndermjet krereve te grupeve parlamentare te ketyre partive. Nderkohe edhe per anetaret e propozuar nga partite e vogla te shumices apo pakices, gjithashtu Kodi parashikon arritjen e nje marreveshje paraprake ndermjet tyre per secilen pale, per kandidaturat qe do te propozohen ne seance si anetari i peste dhe i gjashte i KQZ.
Përse nuk ka vend për “intepretime”
Pra ceshtjet e parashikuara ne marreveshjen politike, ne kete rast Kodi Zgjedhor i ka bere pjese te tij ne aspektin e barazpeshimit politik ne momentin e konstituimit te KQZ, si dhe ne procedurat qe ndiqen deri ne perzgjedhjen e kandidaturave qe dergohen per votim ne seance ne Kuvend.
Pra nuk ka vend per te shkuar me interpretime per zbatimin e marreveshjes politike pertej ketyre percaktimeve. Nje qendrim te tille ka mbajtur edhe faktori nderkombetar diten e djeshme (Zedhenesi i Fyle, Peter Stano, si dhe ambasada e SHBA), ku ka kerkuar qe te respketohet marreveshja politike e percaktuar ne Kodin Zgjedhor, dhe per te cilen palet kane dhene konsensusin e tyre ne vitin 2012. Gjithashtu ata kane vene theksin edhe ne faktin qe sipas Kodit Zgjedhor tashme jane apolitike, pra nuk i perkasin asnje pale.
Ajo cfare vlen te theksohet ne perfundim per marreveshjet politike, eshte se ato nuk kane asnje vlere, si dhe nuk jane te detyrueshme per zbatim, nese nuk jane misheruara ne Kushtetute, Kode apo dispozita konkrete te shkruara ligjore.
hahahahaha, i keni rene ne koke.!
Zoti Thano,jemi ne nje situate ku te gjitha palet mund te paraqesin argumentet e tyre te “pakundershtueshme” …
Te njejtat argumente si ju i kam lexuar dhe degjuar edhe nga disa analiste te tjere,por,qe nga ana tjeter jane kundershtuar me po te njejten force argumentuese nga analistet e kampit kundershtar.
I kam lexuar te dyja palet e argumenteve deri me tani,dhe te them te drejten,do te doja qe ketej nga opozita te kishim me shume ftohtesi e racionalizem sesa argumente te llojit “Berisha do te vjedhe zgjedhjet” sepse nuk thone asgje.
Shkrimin me ta qarte dhe me te mbeshtetur ne argumente qe kane lidhje me situaten dhe sjelljen konkrete te politikaneve ,pavaresisht se kush jane, deri me tani e ka bere z.Artan Hoxha (ne “Tendosje”).Aty,zoti Hoxha ne menyre shume te qarte, na shpjegon se Berisha, i cili, tere keto vite eshte akuzuar dhe akuzohet se ka uzurpuar dhe ka marrre ato qe s’i takojne,sot, as nuk duhet te shkohet neper mend se do te lere pa marre ate qe i takon….
Edi Rama dhe Ilir Meta na thone qe Qeveria eshte dhe do te jete pergjegjese per zhvillimin e zgjedhjeve te ndershme,kurse nga ana tjeter kerkojne qe te kontrollojne KQZ-ne…!!
Nje paradoks te tille edhe femijet e kuptojne,prandaj,eshte e kote qe te lodheni te hyni ne terrenin mjaft te perthyer te argumentimit juridik,aq me teper kur e servirni me garnituren e zakonshme te Berishes uzurpator ,sepse,nese ne rastet e tjera kjo ka qene e vertete,sot,perkundrazi,Berisha ka te drejte…
Po po,i ligu,i keqi,uzurpatori i institucioneve,Sali Berisha,ne kete rast ka te drejte! Flm.
Merita e vetme qe vendi do shpetoje njehere e mire nga kjo Gjë e gjalle eshte nga vet Sali Berisha dhe oborrtaret e tij. Sic thone edhe shkodranet, “te hypte vetja ne qef”, Sali Berisha beri gafen me te madhe te tij politike duke sulmuar institucionet e shtetit. Deri para sulmit ndaj tyre ai do rreshqiste si gjithmone me lojera politike dhe me kete opozite sic e donte vet, plus dhe perkrahjes se cuditshme europiane, ai do shpetonte per mrekulli, jo nga urrejtja e popullit por do mbijetonte si politikan e madje me me shume fuqi sic ka bere zakonisht keto vite. Kujtoj qe pas vrasjes se 27 personave ne Gerdec(nje nene ishte 6 mujshe shtatezane), ai brenda dy javeve ne pazar te hapur me Edi Ramen dhe PS-ne, ndryshoi 60% te kushtetutes se vendit. Opozita e korruptuar dhe e vaket, e varur nga Sali Gjëja ne me shume se gjysmen e saj lajmeroi nje demonstrate sa per te lare gojen me elektoratin, i cili po reagonte ne forume dhe po gelonte neper rruge. Sic edhe drejtuesit e ndryshem te opozites u tremben po aq sa edhe Sali Berisha nga ky popull i ndryshuar, i rebeluar deri ne skaj, ata u ndalen ne drejtimin e demonstrates, pasi vrulli dhe urretja e popullit eshte edhe ndaj atyre qe i ka votuar e u ka dhene celesat e administrimit te ekonomive te tyre familjare. Opozita sot eshte e dyzuar si edhe Berisha se c’drejtim duhet te marrin, pushtetin e dine shume mire qe e kane te fituar qe kete vit, por i tremben pikerisht vetflijimit fizik te brezit te ri qe duan te jetojne te paneperkembur. Sali Berisha me kete qe beri me KQZ e u dhuroi pushtetin opozites duke u vetizoluar e duke bere harakiri politik. Keto dite ngelet vetem te behen modalitetet e nderrimit te pushtetit
Pershendetje Dita. Kopertinat tuaja do mbeten ne historine e gazetarise se shqipeve. Lidhur me veprimet e fundit marreveshje Ps LSi e sulm KQZ e te tjera qe do vijne une mendoj qe kundër Republikës së Sali Berishës, nuk kemi asnjë opsion tjetër për ta nxjerr vendin nga kriza, përveçse tu drejtohemi shqiptarëve për të zgjedhur një nga dy republikat, atë të Shqipërisë apo atë të Sali Berishës. Vetëm koshienca se ai njeri do të hetojë për tre qytetarë të vrarë me vullnet të plotë prej tij, bëri që ai t’i vinte zjarrin gjithë pushteteve të tjera në këtë vend. Mos mendoni se makthi i vrasjes të çliron aq lehtë, sa ai të ndjehet i qetë në pjesën e jetës që i ka mbetur. Ai do ta vuajë derisa të mbyllë sytë, faktin që ka lënë fëmijët e Ziverit, Hekuranit dhe Faikut jetim për pushtetin e tij. Dhe Shqipëria nuk ka pse vuan makthin e tij. Ajo duhet të zgjedhë.
politikanet tane i kane futur ne telashe te medha keto 20 vjet qytetaret e shqiperise, te gjithe jane njelloj te gjithe pisa. Pse? Sepse nuk ka vote qe ti ndeshkonte. Sistematikisht ka 20 vjet qe deformohet vullneti i popullit. Ne 2001 socialistet nuk fituan, i manipuluan, 2005 ishte loje e Rames me Meten per te permbysur Nanon, 2009 u vodhem me kamera live!!! NUk u ve shume faj atyre qe ndjehen te pashprese….por se paku ja kenaqemi ne mengjes me keto kpertinat tuaja. Perqafime nga Flora
hahahahaaaaa, cfare gjetje. Ma thane ne zyr qe ne mengjes, por tani e pash vet… hahahaaaa 🙂 jeni njesha. Askush nuk eshte i mire Por gjithkush eshte me i mire se S.BERISHA
Berishen kete here e gjunjezoi vetem media , gazetaret me teknologjine e perparuar ,sa per te tjeret (Presidenti , prokuroria, SHISH) duke perfshire ketu dhe popullin , ai do tia kishte hedhur paqe si perhere.
Duke qene mashtrues i lindur do ti faturonte vrasjet dikujt , e do te vazhdonte pa iu prishur asnje pune .
Per te mos harruar ketu vullnetin e Zotit ,pa te cilin mbase nuk do t’i kishte ardhur fundi ketij felliqesire. Le te themi se mbase nje ere e re do te fryje per Shqiperine dashte Zoti ! Them se shume shpejt do te rrjedhin ngjarjet e Shqiperia do te clirohet nga monstra Berishe e kompani.
Në se më lejoni po postoj një poezi. Ju falenderoj!
Per Krye Carin
Fshati digjet… Kurva krihet,
Psherëtinin dikur të parët.
Por Krye Cari jonë, dihet…
Ndriçon dhe ndërkombëtarët!
Lum si ne për Krye Carin,
E paçim me jetë “sa malet”,
Në Himalajë e çoftë Zoti,
Me shpurën e nxjerrë nga Halet!
O Kryendrikulla jonë!
A s ‘më len të them një fjalë?
Për ty eshtë bërë tashmë vonë!
Se bëre dot detin dhallë!
Kishit dalë me lugë në brez,
Ti dhe bijtë e tu çakejtë,
Por…! As mish, as kockë,
S’di i hani dot Shqipërisë!
S’e ka dhënë Perëndia,
Shkja e Pisa te mbajë kjo tokë,
Sa për miqtë përtej detit,
Plehëra këtu “s’depozitojnë”…
Ik, ik, ik … o Kryendrikull,
Ik atje në errësirë,
Siç ta ndell bash shpirti yt,
Mes krimesh i bërë zgjyrë!
Ik, ik, ik o i mbaruar,
Ik o parkinson i vrerosur!
Ik o ujk lesh pa ndërruar,
Ik o kokëpalarë i inatosur!
Pershendetje DITA e dashur
Ne morrem ruget….,por duam te kthehemi ne vendin tone ,sepse jeta jone eshte ne vendin tone, Ne vendin e huaj .. ne jemi te huaj
–C’do gje e huaj eshte e huaj per mua, …dhe c’do gje shqiptare eshte e dashur per mua, ndaj dua te vij ne vendin tim…
–Ju pelqej shume, cdo mengjes mezi pres te lexoj gazeten online. Ju lumte qe te pakten gjendet diksuh qe ben detyren ne ate vend. Detyra behet duke thene Fjalen qe duhet atehere kur duhet ,edhe ta thone me forcen e Argumentit. Pse nuk e bejne ato mediat e tjera, pse aq shum shkeputje nga realiteti, nga problemet qe kane familjet tona? nje fis i tere ne Shqiperi vdes nese un nuk u dergoj para prej ketu. Pse gazetaret mos flasin per keto , se nuk po punojne ne ndertim ne shi e ne bore , tek i huaji sic punojme ne ……….
–Mos e provofshin kurre emigrimin as ata as ndonje shqiptar tjeter..
Emigrantet jane SKLLEVERIT E KOHES MODERNE –Nuk ka me keq se emigrant…
Une Edi e di qe e ka provuar dhe ai e din cdo te thote,dhe shpresoj qe te mos e kete harruar , por Edi duhet ndihmuar..nga te gjithe
Qe Reublika e Shqierise te fitoje mbi Republiken e Saliut sic shprehet nje komentues me siper duhet te bejme te gjithe detyren si qytetare .Dhe kjo vlen aq me teper per presidentin ,prokuroren, gazetaret dhe gjithe median.Ne Reubliken e Shqiperiser nuk duhet ta lejojme nje te çmendur qe te çmende te gjithe.
Ore sa popull budalla dhe injorant komenton neper gazeta e keni ven re??? Hiqni dore nga militantizmi! Akoma nuk e keni kuptuar qe politikanet e te dy kraheve u kane perdorur, po u perdorin dhe do t’u perdorin per interesat e tyre personale. Edi Rama per nje leje ndertimi pallat 8+…2 ne periferi te Tiranes merr si komision 250.000 euro kesh ne dore, ne qender dhe rrethinat 400.000 euro, te cilat i investon ne Palma de Mallorca dhe Ibiza, Spanje, ka arritur te korruptoje dhe kryetarin e bashkise te qytetit. Sali Berisha me sekseren e tij Argita, merr si komision per kthim prone ne bregdet minimumi 300.000 euro, per leje ndertimi fabrike ose hidrocentral 500.000 deri 600.000 euro. Ilir Meta eshte politikani me i pasur ne Shqiperi, i dyti eshte Fatos Nano, i treti Edi Rama, i katerti Sali Berisha por ne fund te vitit ai kalon i pari, Genc Ruli i pesti,… e leme me kaq
O ti “qe di shum”. Meqe di kaq shum, duhet te dish edhe qe ky saliu yt as shtepine e tij nuk po mban dot ne rregull. I ka ikur nusja e Shkelzenit ka muaj te tere nga shtepia, dhe Shkelzeni i droguar bredh me ate gocen e spikerit te top Chanel. Keshtu qe mos na cani kryet shum me Saliun se edhe nji pik te fort qe hiqej e e kishte, familjen e ka… shif ate kafshen te kopertina Ditas q ta kuptosh vazhdimin. Nji kshtu or taj
Komenti me i mire qe kam lexuar qekur kane filluar gazetat online, vertet qenke me i mencuri nder te tere komentuesit ku njeri majtas e tjetri djathtas, sipas interesit vella, copa e bukes. Sepse jane vemje parazite, se po ta nxirrnin vete buken nuk do ti rruhej fare per politike. Rrofshin te aftet.
Berish katundari nga Vicidoli ka bërë më shumë se sa ne të gjithë për të përmbysur veten. Është çmendur.
vertet eshte cmendur. Mbase ky duhet te jete dhe slogani ketej e tutje deri sa te ike ai “ESHTE CMENDUR, ESHTE CMENDUR” por kujdes se ai e pranon edhe kete fakt dhe thote pastaj “Po ckeni me mua se dhe populli yne i madh qe une e kam pare nga bedenat e kulles sime ne vegjeli ka thene HAPI RRUGE BUDALLAIT”.
Do te jete bukur sikur deputetet e opozites te shkojne ne parlament dhe t’i therrasin Sali Berishes “i çmendur”, “i çmendur”, “i çmendur”….
Bukur Dita! I çmenduri do te na ike ne drejtim te paditur ndonje dite dhe policia e tij sebashku me qente e Lulit nuk do ta gjejne dot.
Psikopati Sali Ram Berisha,po futet thelle e me thelle ne gjirizet nga me nuk do te dale dot,nuk do kete me jo komision gjytrymash te nxjerre,po besoj qe pasketaj,nuk do gjendet doktor psikiater ta marre persiper.Kam frike se do mbetet rast i pashprese ,qe degradon gjithnje e me shume ne budallain e rendomte qe e ka zakonisht cdo qytet e cdo katund i joni.Tirana do ta mbaje gjate ne mend kete budalla.Edhe kur te mos jete mes nesh ne burg apo kur tu jete bashkuar te shumteve te Shares,do ta kujtojme.Ai tani sapo e ka humb si Xhaferi simitenj.Tashti ai eshte vetem ne shoqerine e Sandrit,Soniles apo Fevziut..I kane mbet vetem ulurimat e fundit,para se te kape ne dore uturakun per tu mbyllur dhe per te na lene me ne fund te qete.Me se fundi do te na bien veshet rehat,dhe do te flejme si fle robi normalisht.e je te zgjohet si i tromaksur nga maltretimi i tij i tejzgjatur…
Dita jeni madheshtor!E keqja qe i keni bere ketij Monstruozi do te mbahet gjate ne mendjet e njerezve te thjeshte!Dita Amerika eshte shtet i fuqishem e per pasoje ,thone qe ke flete te pemes do qe te levizi e leviz!Me kujtohet nje here prane spitali psiqiatrik nje pacient kishte hypur ne nje peme e nuk donte te zbriste.Erdhen nga e gjithe shoqeria ,mjeke,police,zjarrfiksa per ta trembur e ai perseri nuk zbriste nga pishat!Kaluan disa ore e nje pacient po me te njejten diagnoze kalon aty e pyet se çpo bente gjithe ai milet.pasi e pane me mosperfillje ,i thane qe duan ta zbresin nga pisha te semurin por ai nuk zbret!Pacienti pasi nenqeshi u kerkoi nje sepate e u tha qe e marr une persiper per ta zbritur.Me mos besim ia dhane sepaten dhe ai filloi ti binte pishes!I semuri sa e pa filloi te zbriste menjehere dhe kur e mberthyen e pyeten se perse zbriti vetem nga shoku i tij?Pergjigjia e tij ishte e shkurter e e thjeshte “Ai tha eshte i çmendur e e pret vertet pemen”.Me ne fund edhe Sala do te zbresi nga pema.I faleminderit Amerikes.
Te tere komentuesit ku njeri majtas e tjetri djathtas, sipas interesit vella, copa e bukes. Sepse jane vemje parazite, se po ta nxirrnin vete buken nuk do ti rruhej fare per politike. Rrofshin te aftet.
Kryetari i PS eshte ilegjitim .
Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet per kryetar te partise socialiste .
Mos i besoni nje hajduti ordiner .
Z.thano, ne pamje e pare duket sikur debati rreth “marteses” PS-LSI po fashitet dhe do te fashitet edhe me tej .Deri me 23 Qershor do te rrjedhe shume uje dhe populli i mesuar me sentencen e njohur”o me ne o kunder nesh” ka per te shkuar ne rresht para kutise se votimit.Te pakten keshtu kane menduar partneret e rinj te ideologjise se vjeter dhe te perbashket.Mund te jete edhe keshtu!Militantet ne jo pak raste kane deshmuar se perdoren lehte nga politika ,por kjo nuk mund te thuhet apriori per te gjithe shqiptaret.Militantet jane te paket ne raport me voten e ftohte dhe te arsyeshme te mases se madhe te shqiptareve,te cilet nuk presin qe jeta e tyre te ndryshoje drejteperdrejte prej perfitimeve qe sjell pushteti,por qe presin qe sistemi politik dhe konfigurimi i tij te sjelle nje qeverisje te mire dhe te pergjegjshme e cila,jo vetem te mendoje per te shperblyer dhe sistemuar militantet,por te kete nje vizion te qarte per ta cuar vendin perpara.
Por a ka gjasa qe kjo te ndodhe me ardhjen hipotetike ne pushtet te aleances se perdhosur PS-LSI?Askush,as vete Edi Rama dhe Ilir Meta me sperdredhjet e tyre per te na i paraqitur kete corbe si te ngrenshme dhe si nje gjest ne te mire te vendit(vetem ne te mire te vendit nuk mund te jete),dhe as ushtria e opinionisteve,te cilet per hir te se vertetes,edhe ata me te flaktet mbeshtetes te te majtes,kane nguruar ta paraqesin ne analizat e tyre si nje veprim qe percon entusiazem tek e majta.Pa folur pastaj per njerezit e thjeshte te cilet e perjetuan shume keq nje levizje te tille,ndonese,per hir te se vertetes e kishin kritikuar me pare Ramen per pamundesine ,por edhe per mungesen e deshires per te ribashkuar te majten.
Me kete levizje ju tha shqiptareve hapur se te tilla aleanca,qofte ajo PD-LSI,qofte edhe kjo e funditPS-LSIi,sherbejne me se shumti per ta perdorur pushtetin e ndare ne disa copa per te kenaqur orekset e militanteve dhe mbeshtetesve shpesh here edhe te kriminalizuar.Historite me integrim i perkasin tashme arkeologeve sikurse i pelqen Metes t’i adresoje.Ndarja e tortes me bllok ne dore nuk ka me nevoje per kamera te fshehta te inkorporuara ne orendite shtepiake.Ajo tashme po behet hapur,packa se neper ekrane vazhdojne te na hapin barkun “argumentat” se te gjitha fajet e ka Saliu.
Te gjithe e dinim dhe e mendonim ate shprehjen qe e cileson politiken si te perdale,por gjithashtu te gjithe kishim shpresuar se degjenerimi nuk do te behej kaq publik,dhe aq me pak te na paraqitej si ngjarje historike qe bashkon te majten ne funksion te rrezimit te nje njeriu qe e ka emrin Sali Berisha.Madje Rama e quajti nje mal,nje dige qe i ka dale para lumit te votave te majta e qe nuk i le te vijne ne pushtet.Harron Rama se duke e quajtur mal i amplifikon vlerat e pushtetit te sotem dhe te liderit te PD-se.E ben ate te shfaqet qa i pamposhtshem sa edhe te gjhithe se bashku kunder tij t’i kene friken.E pra,edhe e djathta ne pushtet ka motive at rikerkoje pushtetin,madje edhe mundesi ta rimarre ate,madje edhe me me shume moral tani qe nuk eshte me ne koalicion me Meten.Por keto shance rriten sa kohe e majta e ka fshire krejt pragun qe ndan pragmatizmin politik nga morali politik,packa se jane te dyja te domosdoshme ne nje shoqeri civile.
Shqiperia vetem keshtu nuk mund te rilinde!
Ne nje fare menyre Berisha ja pau sherrin Metes.Berisha shpetoj meten per te mos dorzuar pushtetin.Marrveshtja Berisha-Meta ne mesheftsi do rrezojn Ramen ,Meta do zene vendin Rames.Ky eshte vetem mendimi im.
Kam frike se “sakrifica” e Metes eshte pjese e planit te shahistit te madh Sali per te kapur mat Ramen. Socialistet bejne mire te hapin syte mire dhe te llogarisin cdo levizje. Pse e them kete? Mundesia qe Meta te merrte me shume vota se legjislacioni i fundit me reputacionin qe ka, sidomos pas ngjarjes me Priftin eshte e vogel. Per shume njerez heshtja e Priftit flet se Meta eshte i zoti per gjithshka edhe per eleminim fizik, perndryshe sdo mbyllte gojen Prifti. Bashkimi i Metes me Ramen sjell percarje dhe dobeson elektoratin e majte. Shume do votojne me mire per FRD ose Kuq e Zi. Keta te fundit duke qene Meta mund te mos pranojne koalicion me socialistet. Nqs. Sala merr vendin e LSI ne KQZ, se si e di vete ai, se fiton gjithmone me 72 vota, ti qajme zgjedhjet. Per keto them se bashkepunimi me Meten ishte i nxituar.”Per inat te sime vjerre shkoj fle me mullixhine” por kane harruar se kane mbi koke Saline. Me ben pershtypje se ndryshe nga cdo ngjarje tjeter Saliu spo e shan Meten. Po sikur Meta te beje edhe nje rrokade tjeter? Ose Meta di sekrete si p.sh., qe Sala do ta mbaje pushtetin me dhune edhe po ti humbi zgjedhjet dhe per kete Sala nuk e provokon? Mu be koka dhalle. Nqs, ka njeri te ditur ne kete fushe mund te me qetesoje qe keto qe mendoj une nuk funsionojne ose qe mund te kete me shume hile ne kete bashkim.
Përgjigjjuni