Letër e nënshkruar,
Skënder Dusha
Zoti Berisha! Ju për mendimin tim duhet të jeni njeriu i fundit që të atakoni ndonjërin për diplomë, e ka ose ku e ka. Sipas një shoferi të eskortës së Enver Hoxhës gjatë vizitës në Veri, iu paraqit një i moshuar i cili i kërkoi atij që të djali mos shkonte në shkollë për mësues në Shkodër, por për mjek. Kështu që Enveri e miratoi. Ju u bëtë mjek. Më vonë juve ju mbush mendja se keni arritur në majat më të larta të shkencave mjekësore edhe u paraqitët para komisionit, por sipas rregullave ju nuk i plotësonit kushtet. Në këtë kohë një miku juaj i vuri përpara profesor Yllit një letër që i çonte Sokol Hoxha ku i kërkonte që të merrej në provim. Domethënë t’i jepej titulli. Dhe ashtu u bë. Ju menjëherë i dërguat telegram falënderimi Sokol Hoxhës për këtë nder. Po, kopja e telegramit është botuar në gazetën “Zëri i Popullit” para disa vjetësh. Kështu që ju u vutë në majë të shkencave shqiptare, ashtu edhe të politikës dhe rezultatet janë të qarta. Shkencën e masakruat, ashtu edhe shtetin.
