Sali, pse u bashkove me komunistët në bashki?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Historinë nuk mund ta mohojë asnjeri, aq më pak Saliu, pavarësisht tymnajave që kërkon të krijojë ky njeri për interesat e tij dhe atyre që i shkojnë prapa e që i përdor për të treguar antikomunizmin që ka ky komunist i pandreqshëm. Pothuajse të gjithë shqiptarët kanë pranuar sistemin demokratik dhe si të tillë, edhe historinë e vendit në të gjitha etapat e saj. Na pëlqen apo s’na pëlqen, i është ngritur kulti edhe figurave shumë të përfolura, secili ka kontributin e tij. Mendoj se duhet të merremi me problemet kryesore e të mos bëhemi pre e atyre që po ju vjen festja vërdallë nga bëmat që i kanë shkaktuar këtij populli. Ky njeri tallet me ne. Deri dje ishte në pushtet. Pse s’e dënoi komunizmin? Pse i bashkoi votat për bashkinë e kryeqytetit me komunistët? Prandaj lëreni në vetminë e kahershme, të kujtojë ato e të krijojë për të jetuar ëndrrat e pleqërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *