Salianji tek Krimet e Rënda, dëshmon për akuzat ndaj vëllait të Xhafajt

Ornela

Deputeti demokrat Ervin Salianji është duke dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzat ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Dje u bë publik fakti se Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte thirrur për të dëshmuar deputetin e PD. Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Thirrja e ligjvënësit demokrat në Prokurori vjen menjëherë pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës nga Britania e Madhe për çështjen e bisedës që pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafes dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme Salianji u shpreh në një postim në Facebook, se ishte gati që të dëshmonte për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *