Salihi, dy gola në Kinë

anazapta

Hamdi Salihi është rikthyer në ditët e tij më të mira dhe nuk po resht së shënuari. Pasi i dha Shqipërisë fitoren 1-0 në Oslo me Norvegjinë, sulmuesi u largua drejt Kinës, për të vazhduar punën me klubin e tij, duke mos marrë pjesë në miqësoren me Lituaninë. Dje ai ka shënuar dy gola në barazimin 2-2 kundër Shangai Shenxin. Skuadra e Salihit e pa veten dy herë në disavantazh dhe në të dy rastet shkodrani shënoi golin e barazimit. Goli i dytë u shënua në minutën e dytë shtesë, ndërkohë që Jiangsu Sainty kishte mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 89-të. Me golin e shënuar, Salihi shpëtoi skuadrën e tij nga humbja e dytë radhazi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *