Bien poshtë raportimet se Hamdi Salihi është dëmtuar rëndë në sfidën mes Hapolet Petah Tikva dhe Hapoel Haifa në kuadër të javës së 22-të tw kampionatit Izraelit. Sulmuesi shkodran që u largua me barelë në fusha në fund të pjesës së parë për t’u transportuar më pas për në spital pasi dyshohej se kishte thyer brinjët, do të mungojë vetëm për një javë, pikërisht në sfidën që Hapoel Haifa do të ketë me kampionët në fuqi të Maccabit të Tel Avivit.
Konfirmimi vjen nga vetë klubi izraelit, që siguron se 31-vjeçari ka vetëm hematomë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë thyerje. Kjo do të thotë se sulmuesi kuqezi do të kthehet vetëm pas dy javësh në fushën e blertë, duke mos rrezikuar grumbullimin me kombëtaren për sfidën shumë të rëndësishme eliminatore me Armeninë që do të zhvillohet në fund të marsit.
Vetëm pak javë më parë Salihi iu bashkua Hapoel Haifës për shkak të krizës financiare që kishte mbërthyer Hapoel Acren, ish-skuadrën e tij po në kampionatin izraelit, teksa debutoi në humbjen 2-1 Hapoel Petah Tikva.
