Saliu, asnjë nga të tria

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Dita! Haveli ka thënë: “Nuk mund të jesh njëherazi komunist, antikomunist dhe demokrat”. Sali Berisha nuk ka asnjë nga këto të tria. Si specie e veçantë njerëzore, sigurisht negative, ai është përdorur dhe po përdoret për qëllime antidemokratike dhe antishqiptare. Vendi pa këtë monstër do të ishte ku e ku më përpara në të gjitha drejtimet. Dhe kjo është ana më trishtuese e politikës shqiptare. Është krim që ky njeri të lejohet në parlament të bëjë si të dojë me pretendimin absurd të fjalës së lirë. Të zbatohet rregullorja e parlamentit, pikë për pikë, dhe për atë më shumë se me ndonjë tjetër. Po ashtu, e gabuar sipas meje, është edhe jehona që i bën shtypi dhe televizioni një njeriu që vetëm vjell vrer, shpif dhe kërcënon sikur të jetë rrugaçi më ordiner, kur ka kryer krime dhe vendin e ka patur me kohë në burg. Sa kohë që kjo hë për hë nuk ka ndodhur, ky njeri i lig dhe i rrezikshëm, të paktën të izolohet mediatikisht. Kjo ka për ta tërbuar më shumë se çdo gjë tjetër, përjashtuar marrjen si të pandehur për krime. Tjetër gjë pastaj se ç’do të bëjë drejtësia.

Opinioni publik duhet respektuar dhe ky njeri duhet të “izolohet” demokratikisht, që të mos qelbi dynjanë. Nëse ka përkrahje nga segmente të caktuara ndërkombëtare, dhe besoj që ka, le t’u jepet edhe atyre një mësim se si demokracia funksionon edhe në Shqipëri, por jo për delinkuentët politikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *