Saliu dhe Jozefina si…çifti i stolave në park

anazapta

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Taulant Balla ka hedhur një foto nga seanca parlamentare e së enjtes. Ai ka parë, Sali Berishën dhe Jozefina Topallin me një sy tjetër, si i thonë. Ndërsa jashtë bëhej protesta, në sallë vazhdonte Kuvendi ku Balla poston një foto me mbishkrimin: “Ikën të gjithë të ndjekin fjalimin e Gridës, në sallë ngeli vetëm çifti i stolave në park”. Dhe në fakt kështu është, Saliu e Jozefina qëndrojnë aty, të vëmendshëm për të kapur “gafil” kundërshtarin, se çfarë bëhet jashtë me protestën e ka në dorë Luli me Gridën. E në lidhje me këtë organizim, Jozefinës i shkruajnë në Facebook: Ç’ishte mer ajo demonstratë me 500 vetë edhe të moshuarën që njihet që është demokrate e flaket që nga viti ‘91 i rrëmbyet mikrofonin dhe e përzutë nga podiumi këto jeni ju të Partisë Demagogjike bërtisni për lirin e fjalës dhe nuk e leni të falsi e moshuara,i shpallet beteje Ramës, por u zbythet si mos me keq jeni bërë qesharak, me pak fjalë PD kapitulloi”- shkruan komentuesi A. G. Epo tani, mos i kërkoni llogari për të gjitha Jozefinës, kishte lënë Gridën për organizimin e protestës!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *