Saliu, dita e zezë e demokracisë

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Dalja jote në skenën politike o Sali, ishte dita më e zezë e demokracisë së Shqipërisë në fillimet e lulëzimit të saj. Rinia guximtare shqiptare rrëzoi një regjim diktatorial dhe në kulmin e triumfit dhe fillimeve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë, ti Sali Berisha, i dërguari i Ramiz Alisë ua rrëmbeve dhe ua degradove shqiptarëve lirinë dhe demokracinë duke ua shndërruar në një regjim plaçkitës, klanor, oligark dhe diktatorial duke i zvarritur për më tepër në llumin e korrupsionit, krimit, intrigave, gënjeshtrave, akuzave e përgjakjeve të herëpashershme, madje shumë më masive se sa të kohës së diktaturës.
Ti, një këlysh komunizmi me primitivizmin dhe vrazhdësinë bizantine e shndërrove skenën politike shqiptare në një arenë të egër ku interesi për pushtet ia kalon edhe vetë Enver Hoxhës.
Rilindja demokratike është vetë pasqyra e turpit e regjimit tënd të egër dhe të ndyer, e ti do mbetesh simbol i së keqes, një Makbeth shqiptar që simbolizon krimin, korrupsionin, antivlerën njerëzore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *