Ç’ka biseduar Shenasiu “një natë me shi” vetëm për vetëm me atë “që tash shitet kështu”?

Saimir Lleshi

Një nga ish-themeluesit e Partisë Demokratike, Shenasi Rama reagon pas një interviste të Berishës për dhjetorin ’90.

Ja çfarë shkruan Rama në FB:

Sali Berisha më në fund e përmendi emrin tim, dhe jo pse donte, por pse I ka hyrë frika për arsye që ai I din mirë. Saliu, një individ i mësuar me gënjye të tjerët dhe mbi të gjitha veten, aq sa e beson në sëmundjen e vet mendore, ka thënë se unë e kam çuar diku në një shtëpi në Shkodër ku do të takohej me klandestinë etj. etj. Për hir të së vërtetës më duhet të bëj sqarimin e mëposhtëm. Me Sali Serishën kemi shkuar tre herë në Shkodër.

Kur kemi shkuar vetëm ne të dy, kemi shkuar në tre shtëpi: në shtëpinë time, ku ndenji një orë duke folur me prindërit e mi që e pritën me njerëzillëk e respekt. Kemi shkuar tek shtëpia e Dom Simon Jubanit, të cilin e kam pasur shumë mik prej Lazrit, të vëllaut të Dom Simonit.

Me të cilin kisha punuar dy vera në fermë. Mandej kemi shkue dhe kemi pirë kafe tek shtëpia e Dr. Ferit Hotit, ku kemi diskutuar se kush duhej të kishte në dorë PD-në e Shkodrës. Ferit Hoti më ka mjekuar dorën e thyer dhe kishte shumë respekt reciprok midis nesh por e dija se kishte kenë shok konvikti i Saliut. Aty kemi marrë ca vendime personale që mund ti diskutoj një herë tjetër.

Herën tjetër kemi shkuar me Gramoz Pashkon dhe Fahri Musliun ku kemi qenë në Meshën e Kërshndellave dhe në të cilën, unë ua kam hapur rrugën për tu dukur si udhëheqës duke u vetëmënjanuar edhe pse kishte pritshmëri të tjera si për mua, ashtu edhe për ata.

Herën e trete kemi qenë në një shtëpi ku na sollën për Mitingun e 3 Janarit 1991 dhe ku u bë shumë sherr për organizimin e PD-së dhe rolin e individëve të veçantë si dhe për Ramiz Alinë etj. Por këtu nuk kemi qenë vetëm por me praninë e shumë të tjerëve.

Dhe një gjë të fundit. Djallëzor si është, Saliu nuk përmend se si në Shkurt të 1991, më solli disa individë të persekutuar që kishin premtuar të sillnin nga Greqia, në makina me fund të dyfishtë të mbushura me armë, sipas tyre, për të nisur Luftën Civile që donte ky dhe ustallarët e tij në Tiranë.

E kemi diskutuar këtë gjë bashkë, e kam refuzuar duke e minimizuar dhe Ii thashë se ishte provokim I pastër. Më vonë, këtë individin, Saliu e bëri Anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe Deputet të PD-së. Emrin e kishte Tomorr Dosti.

Kaq sa për sot, sepse ka shumë me thanë, por po ndalem tek ky prononcim I tij.

Shenasi Rama përmend më pas një bisedë misterioze për të cilën nuk jep detaje, por duket si një paralajmërim për Berishën:

Me që e kam njohur mirë, po ia kujtoj një bisedë që e kemi bërë vetëm për vetëm në rrugën që të çonte tek shtëpia e Arben Imamit, një natë që binte shi dhe ky që tash shitet kështu mbante çadrën – shkruan ai në fund të reagimit.

Share This Article
17 Comments
  • Shinasi, sigurimi i shtetit te perdori per aq sa donte ai per te futur disa njeerez ne burgje por nuk te pergatit per tu bere tamam spiun qe minde te maresh detyra deri ne nivel te larte qe edhe munde te perbysesh qeveri jo me te shpartallosh nje parti qe eshte ne opozite, duket anmdej matane te kane pergatitur mjafte mire per kesi punesh te ndyra…….tani erdhe per ta vjell ate luge corbe qe ta dhane sigurimi….

    • te ben pershtypje qe ky dhe te tjere si ky qe dine shume gjera, gjithhnje shkruajne , ka ndodhur dhe kjo, ka ndodhur edhe ajo, por kjo do mbetet per te sqaruar nje here tjeter. Keta, edhe pas 25 vjetesh mbajne te fshehta: Kur valle do t’i nxjerrin keto te fshehta qe te shpetoje Shqiperia nje here e mire, apo duan me shume koken e tyre se sa Shqiperine?

      Zoti Shinasi, ji i ndershem, jo per ndergjegjen tende, por per kete vend qe eshte katandisur si mos me keq dhe eshte peng ne dore te sali kriminelit. Por kjo qe ka ndodhur rendon edhe ne ndergjegjen tuaj dhe te te tjereve qe dine shume gjera por i mbajne si peng ” per t’i thene nje here tjeter”, dhe ju ne kete menyre ndihmoni qe ai tradhetar te vazhdoje ta mbaje peng Shqiperine.

    • Nuk e di sa e vertete munde te jete qe sigurimi i shtetit pergatiti njerez te ketij kallepi per nje ngjarje aq te madhe si demokracia por, me vjen keq qe endrrat e atyre njerezve te ndershem apo te “pergatitur” per nje SHQIPERI pa lufte klasash dhe barazi ne mireqenije ekonomike apo shoqerore perfundoj ne kete 25 vjetor te kaluar vite pas viti ne maskarallek. Nje gje duket mese e sigurte qe sigurimi i shtetit deshtoj ndersa UDB-ja edhe pas 25 vjetesh drejton fatet e shqiptareve ne dy krijesat e saje famekeqe ne SHqiperi dhe Kosove PD me LULKE SALISTIN dhe LDK me Mustafe Rugoviqin ndersa keta kujdesen per satelitet e tyre per te mare apo mbajtur pushtetin.

  • Te gjithe jeni pjelle e perandorise qe u polli ju rriti e ju hodhi ne flake per tu djegur ,por çuditerisht ju jo vetem qe mbijetuat por dogjet e shkateruat kete vend qe edhe pse kane kaluar plot 25 vjete bemat e juaja jo vetem qe s’jane harruar e riparuar por se Ju si ustallare te keqinj qe jini sot keni filluar ti gervishni keto plage!Eshte per te ardhur keq se ç’fare fare paskerkeni qene e se si nuk keni patur asnje pike atdhedashurie ku shqiperia e pasviteve 90 maksimumi sot duhet te ishte ne mos Zvicer nje shtet qe duhet te ishte ne krye te zhvillimit ekonomik Ballkani me vitalitetin e ketij populi qe ndertoi nje vend te tere pa lek e Ju pisat e ketij vendi e shkateruat me lek nen dore!Eshte e paimagjinueshme ç’fare tradhetie i eshte bere ketij vendi e populli ku sot banda e Berishajve ose e PD se viteve 91 ose eshte zhdukur nga dora e atij njeshi qe jeton edhe sot ose ka marre rruget e mergiit ose siç quhet sot rendomt “azilit politik”!Ju ç’do gje mund e duhet te jeni por atdhetare kursesi !Ju jini si ish sistemi i shkuar qe nga rendi feudal kerkonte te ndertonte socializin edhe ju si feudale Morret persiper detyren e veshtire per te ndertuar demokracine pa e ditur si term se ç’fare vlerash kishte ne vetvehte kjo demokraci!E kujt i duhen sot perallat e luftrave civile kur ato i realizuat me se miri duke shuar nje popull te tere e duke e armiqesuar me njeri tjetrin !Perandoria qe ju prodhoi e ju montoi si kriter kishte qe ne krye te kesaj levizje te vinte me trapat e qe per pasoje ju domosdoshmerisht edhe pa dijenine tuaj do ta shkateronit kete vend e do ta çonit atje ku eshte sot e ky popull gezon jo “çekun e bardhe” por “token e djegun”,jo ” demokracine ” aq te deshirueme te ketij populli por “armiqesin” qe ju e keni ne gen sepse ky asht edukacioni juej ,duke e pa kojmshiun nga frengjia,mikun si armik e bashkeatdhetarin si te huej.Mjerr Shqipenia ne dore te kujt ka rane e ne dore te kujt ashte duke lengue tash 25vjet rresht nga bishat qe deshin me u ba maja e qyteterimit pa hequn bishtin qe regjimi i shkuem u perpoq me iua heq por nuk mujti dot pasi kete bisht duhet tua kisht heq evolucioni njerezor!F A T K E Q E S I

  • Shinasi:Nuk jeni i pari qe u futet nga sigurimi i shtetit qe u futet ne Levizjen studentore per te minuar pluarizmin ne Shqiperi.Po kur lojrat tuaja te ndyra ju hollen si leck ne koshin e plehrave.Edhe tani mbas 25 vjetesh je aktivizuar perseri nga ajo parti,po tani me emer te ndryshuar.Cfar kerkon tani apo je i dhi-mshem per popullin.Shkoni atje ku ju siguruan te shkonit bashk me shume te tjera dhe mos kerko te besh rremuja se boll ke bere.

  • Z.Rama,

    prononcimet tuaja te shpeshta per shtypin shqiptar, lene pershtypjen e nje njeriu pozitiv dhe patriot, e nje intelektuali qe ia don te miren vendit te tij te lindjes dhe qe nuk pranon tutorimin prej askujt. Ketij perceptimi, nuk do ti hiqja asnje presje, nese ne analizen tuaj mbi ngjarjet e asaj kohe, te permendnit edhe faktin se indirekt keni kercyer vallen e Ramiz Alise dhe sigurimit te shtetit. Skenari i tyre, me protagonist vemjen Berisha, ishte ai qe mori “drejtimin” e vendit, ndersa rruga juaj shkoi ne nje drejtim krejt tjeter. Ju, nuk mund te ishit pjese e asaj loje te gatuar ne guzhinat e spiuneve.
    Eshte pozitiv fakti, qe njerez te asaj kohe, kthehen ne politiken shqiptare dhe kontribuojne me faktet qe posedojne, per nje sqarim te nevojshem te gjithckaje qe mundohet akoma te vishet me petkun e “luftetareve te lirise”.
    Eshte koha per kthim Z.Rama. Eshte koha per ata qe e kane seriozisht dhe jo per bojaxhi fasadash qe bejne koalicion me superhajdute te pasurise kombetare. Eshte koha, per ti dhene fund shtirjes dhe per te lene ligjin te veproje mbi ata qe kane vrare dhe kane vjedhur jeten dhe pronen e shqiptareve. Eshte koha per ti ndalur njehere e pergjithmone vemjet e sigurimit te shtetit, qe na shiten per “idhuj demokracie”.

    • Z.Troplini ,une e kam njohur (jetoja ne “Qytetin Studenti”,godina 18, asokohe) Shenasi Ramen,ne dhjetor 1990.
      Per hir te se vertetes dhe vetem te vertetes, ishte me I spikaturi per radikalitetin dhe qartesine e kerkesave dhe seriozitetin e besueshem qe demostronte ,me nje thjeshtesi te dalluar nga pordhacet dhe bufonet e podiumeve,,,si pashko ,hajdari,imami,brekedhjeri I historise,,,,etj,etj.
      Por ai u zhduk nga skena,pasi ishte montuar ,ne menyre solide,froni i dr.tritolit,ne krye te PD.Kjo me ka bere te dyshoj se Shenasiu eshte nje nga pergjegjsit kryesore te e instalimit te ketij kobi,,,,dhe si shperblim mori nje karriere andej nga pertej Atlantikut.
      Ne prononcimet e shpeshta te tij ,sidomos ne gazeten “Sot”, intencioni I tij brutal per vendosjen e nje paraleleje mbi “parine kriminale te Tiranes” ,te majte dhe te djathte,eshte tejet dyshues,,,,sepse se pari fyen publikun shqiptar ne perzgjedhjen dhe diferencimin qe ben me voten e tij,,,,dhe se dyti,qellimisht I vendos ne nje peshore gjemat e nahijes kusare dhe antishqiptare shqup-se me ato fajet dhe gabime qe kane bere te majtet ne keto 25 vjet.Si mund te marre nje njeri ,qe nuk ka jetuar dhe kontribuar ne Shqiperi dy dekadat e fundit,kete pergjegjesi gjykimi superior?????Shenasiu e ben,me vendosmerine e nje misionari te dyshimte.
      Ne prononcimin e tij sot,sipas lajmit,shoh vetem kalkulime personale ,per te ardhmen politike personale te Shinasiut,,,,,sepse ato qe thote jane gjysem te vertetat qe I vlejne atij (kurrsesi mua) ne nje kacafytje me ish kolegun e tij te dashur.Me duket nje kacafytje per perkembim vendesh ne te ashtuquajturen pari te Tiranes,,,shkurt e qarte nuk me jep asnje fije shprese,te krahasueshme me ate qe me jepte Shinasiu I 1990-es.
      Pershendetje I.Troplini.

      • E di qe po nderhyj pa radhe, por i lexova me vemendje te dyja komentet, dhe ajo qe me beri pershtypje eshte nga njera ane pastertia me te cilen Z. Troplini mundohet te shprehe mendimet e tij, dhe nga ana tjeter menyra se si ti LORA mundohesh te ndikosh ne manipulimin e mendimve te lira te te tjerve. Me keqardhje mund te them se kete nuk eshte hera e pare qe e kam spikatur.

        Me konkretisht.

        E para punes, se jetoje ti ne QS apo jo, kjo nuk te ben detyrimisht te besueshme per ato qe shkruan. Metoda e denigrimit te nje figure me ane te trikut te njohur “lavderoje nje here tjetrin dhe ne fund rasi brrylin” nuk pi uje gjithmone.

        Shprehja “Per hir te se vertetes dhe vetem te vertetes,” e ul – ne syrin tim sigurisht – akoma me shume kredibilitetin e atyre qe ke permendur me pas.

        Ja se pse lind skepticizmi ne medyshjet e tua.

        Ti shkruan se te ka bere “te dyshosh se Shenasiu eshte nje nga pergjegjsit kryesore te e instalimit te ketij kobi.” Bukur fort. Eshte e drejta tende te dyshosh. Por a duhet valle dhe ne lexuesit te dyshojme, edhe pse ti nuk sjell as dhe nje fakt te vetmin? Qe ta dish ti, une personalisht kurren e kurres.

        Pyetje 1: A mund te na shpjegosh konkretisht me fakte, se cfare karriere ka perfituar Shenasi pertej Atlantikut si shperblim nga Berisha dhe kushdoqofte?

        Pyetje 2: A mundesh ti te vertetosh te kunderten e asaj qe pretendon Shinasi, se midis parise kriminale majtas-djathtas nuk ka asnje lidhje apo marreveshje te fshehte

        E di qe do mundohesh te sajosh ndonje justifikim sa per sy e faqe, prandaj mos u lodh te japesh menjehere pergjigje. Ate po deshe ma jep kur te shohim te pakten vetem nje zyrtar te larte ne banken e te akuzuarve. Deri tani atyre dhe akuza u mungon, e jo me ndeshkimi.

        Kthjellohu dhe lere militantizmin e tepruar.

        Pershendetje

  • Ore,shinasi rama ore nji djal apo i biri i nji komunisti te devotshem e patriot.
    Ctu dashte tij dhe shum bijve dhe bijave te baballarve apo nenave komuniste te hyni dhe te beheni antare te kollones 5,more jahu qe turprruat familjet e juaja,dhe ne funde perfundove tek cia-amerikane deri tashti,dhe tashti prap ke ardhe me urdher te cia-s,te bejsh detyrat qe te kan dhan,sa ma keq ta shkatroni shqipri pra e shkatrume dhe e djegun eshte nga shoket e tu,dha nga kryeshoku yte sali serbi,por ka ngel dhe dicka qe eshte e shtetit dhe ate doni ta merrni,dhe tja shkerdheni nenen shqipris per gjithmon.Sali Serbi,dhe fallanga e juaj e dhjetoristve te dhjer,jeni nji mut i ndar pergjysm,si ti si sali serbi,ai po shan dhe po mallkon enverinpo ashtu dhe ti po shan dhe mallkon enverin dhe partin e babas tate,pa ndoshta dhe tanden ku e dij edhe ti nese nuk ke qen ne parti,mesiguri ke qen antar i rinis socialiste,si sala ishte sekretar apo jo,prandaj te them se ju duhet te jepni llogari,por ku me dhan kur,nuk ka shtet e rend dhe ligj,kunder njerzve qe i sherbejn sherbimeve te huja.Tani,eshte per te qeshur dhe qare,kush ju sherben sherbimeve te huja,njihet si patriot dhe atedhtar ne shqipri,pra spiunet jan hero,kjo eshte ajo qe ju solllet ne shqipri ore shenasi zeza.

  • SHINASI RAMA mbas 25 vjetesh keni ndryshuar plotesisht mendesi ne te kundert duhet te kishe folur qysh ne ngjarjet e 2 prillit 91.Megjithate besoj ne deshmite e tua dhe te Izet Haxhise dhe duhet te tregosh te gjitha bemat makabre te Saliut.

  • Shenasiu eshte nje nder intelektualet e vertete shqiptar. Dhe i vetmi njeri qe ndonese ka nje karriere brilante ne SHBA vazhdon akoma te cmontoj genjeshtrat qe jane instaluar, nga Sali Berishovici ne Shqiperi. Sic duket perpjekje per te minuar kete popull e per ta shkaterruar deri ne rrenje nga Sali Berishovici jane bere qe ne fillesat e Demokracise, skema e marife qe u vune ne jete ne vazhdimesi gjate ketyre 25 vjeteve.

  • Nje Rama e kemi e s’po e durojme dot, te na vije e nje Rama tjeter e pataj as azili nuk na ben derman. Eh moj Shqperi prej Ramave e paske ngordhjen.

  • Keni 25 vjete qe u del ne enderr ky fshatari i Vici-dolit,por edhe pas 25 vjetesh ju dhisni gjak nga Qen Berisha?Jeni bere te pabesueshem.Vetem metha,i thash………..behurni nje here burra po qe se e doni vertete Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *