Saliu, Stalini dhe replikat në DITA Online

redaktor

Kopertina e djeshme e DITA është komentuar me replika në faqen tonë online gjatë orëve pas botimit. Zgjodhëm një nga komentet e lexuesve tanë që nuk ishin dakord me krahasimin e Berishës me Stalinin, oqftë ky dhe krahasim , vetëm një sjellje apo rrethane. Më poshtë, teksti i lexuesit N.Vjosa, dhe një përgjigje nga autori i kryeartikullit të djeshëm, gazetari Habjon Hasani:

 

N.VJOSA (postuar në DITA ONLINE): Saliu yne eshte nje sharlatan i pështire! Stalini per kohen e vet ishte nje burre shteti i vleresuar edhe nga udheheqsit perendimore bashkohes! Stalini ishte nje Organizator, qe rralle ja gjen nje tjeter udheheqes per ta krahasuar! Saliu yne eshte Babai dhe Nena e Kaosit! Nje Populist Aventurier ! Bota perparimtare i njeh Stalinit meriten e pamohushme qe ne krye te popujve sovjetik theu hordhitë fashiste te Hitlerit me nje strategji te rralle.

Sigurisht , i gjykuar per kohen e vet, Stalini beri plot gabime, sidomos me ashpersine e tij ndaj kulakëve dhe sektarizmin e zbatimit te parimit famkeq te luftes se klasave. Brutaliteti i tij ne asgjesimin e kundershtareve, eshte denuar nga mbare bota perparimtare. E vetmja pike ku Saliu yne ngjan me Stalinin eshte brutaliteti prej bajraktari dhe…krehja e flokeve! Kush e krahason Bacen tone Sharlatan Donkishot me Stalinin, nuk eshte i sakte. Sharlatani yne kopjoi shume metoda fashiste dhe praktika enveriste.

Por ai mund te krahasohet me Stalin Elefantin aq sa mund te krahasohet Kali me Mizen ne b…thë te Kalit.

 

 

HABJON HASANI: Pershendetje te gjitheve. I lexova me shume vemendje sidomos te gjitha kritikat dhe verejtjet ne lidhje me ate qe ju e quani : “krahasimi i gabuar” mes Berishes dhe Stalinit. Si autor i artikullit me duhet te nenvizoj disa gjera. Jemi menduar gjate per botimin e ketij artikulli, pasi edhe ne kishim pikerisht kete problem, qe shumekush mund ta lexonte si nje “analogji te cmendur” mes dy personazheve, qe ne fakt per nga tiparet dhe vendi ne histori jane shume larg njeri tjetrit. Me pas vendosem te botohej artikulli, duke e shoqeruar me nje shenim sqarues, ku paraqitem dhe momentin dhe rrethanen SPECIFIKE te krahasimit. Jemi kujdesur qe ne shenimin sqarues ta bejme sa me qarte kete ndarje.

Por mund te kishim marre dhe shembuj te tjere ilustrues, jo kaq te larget, madje dhe shembuj shqiptare te udheheqjes se Partise me dore te hekurt dhe Kultit Absolut te Liderit. Por zgjodhem Stalinin, kryesisht per keto arsye:

1. Se pari sepse eshte pikerisht aty berthama nga ku lindi filozofia bolshevike e drejtimit me dore te hekurt te partise nga Lideri, duke e kthyer partine ne Religjon dhe Liderin ne Pejgamber. Kjo filozofi u shtri me pas ne te gjitha vendet e ish-bllokur komunist, perfshire dhe Shqiperine, secili vend me tiparet e veta. Kjo filozofi drejtimi nuk mund te zhbehej dhe aq lehte pasi ishte kthyer ne sistem dhe menyre te menduari. Ndaj dhe reflektohet ne “stil shqiptar” ne PD e gjetke si filozofi edhe ne vitin 2013.

2. Objekt specifik ishte krahasimi i dy elementeve. 1). Analogjia qendron sidomos ne faktin se merret ne shqyrtim nje moment “vulnerabel” i Liderit, caste veshtiresie, krize te thelle dhe momente dramatike, qe shkojne teresisht kunder idese se skalitur ne mendjet e mbeshtetesve te Liderit se ai eshte i pathyeshem. Ketu ne krahasuam si reagoi lideri, si u mbyll ne vetvete dhe si shkeputi kontaktet me boten per ore te tera. 2). Si reagoi rrethi i bashkepunetoreve te Liderit, kur e gjeten heroin e tyre te pathyeshem ne momente disfate te thelle dhe hidherimi e pikellimi te atille.

Vetem kaq kemi marre ne shqyrtim. As na “genjen mendja” se mund te heqim apo te bejme lemsh me njera tjetren keto 2 figura per te tjera ceshtje. Pra, nga ana jone ishte krahasimi i dy sjelljeve, i funksionimit te elites politike te 2 partive, ne momente delikate, duke i pare si tregues domethenes keto momente specifike, per te nxjerre ne pah strukturen dhe aftesine reaguese te partise ndaj ‘presionit te disfates”. Kjo ne Shqiperi dhe ne rastin e PD-se merr dhe nje vlere tjeter ne kushtet kur kjo parti premton nje proces demokratik ne vijim per riorganizimin e saj.

Ndaj dhe pyetja shtrohet: Nga keta “besimtare te Berishes” qe lotojne mallengjehen dhe i shkruajne poezi, a mund te presim ndonje gare ne kuptimin e vertete te fjales? Edhe me pare gazeta DITA ka marre ne shqyrtim menyren e funksionimit te PD-se, duke nxjerre ne pah ngjashmeri te tjera me strukturat e Partive Komuniste. Kemi permendur “Sherbimin Informativ te Partise” si organ okult informacioni si dhe “Grupet e Zjarrit ne PD” si organ okult Force, te dyja nen kontrollin e rrepte te NJESHIT. Ky ehste nje tjeter element qe shton ngjashmerite e struktures se PD-se me organizimin ne stil bolshevik te nje skuadre politike.

Share This Article
3 Comments
  • E keni gabim arsyetimin,zoti Hasani!!!
    Sali Berisha ne te gjitha etapat e SUNDIMIT ne Shqiperi ka perdorur format dhe metodat GEBELSIANE te FYHRERIT NAZIST!!!
    Ai nuk ndertoi shtet,por SUNDOI per ta ZHDUKUR Shqiperrine per interesat e padroneve serbe te UDB-se!!!
    Sa do te keqinj te kene qene HITLERI,MUSOLINI,Stalini ,per asnje rast ata nuk krahasohen me Berishen,jo vetem se ky i fundit eshte nje DORDOLEC FSHATI E ATA GJIGANDE BOTERORE,por edhe se ata nuk punuan kunder vendeve te tyre,pavaresisht se deshtuan ne fund!!!
    Berisha mund te krahasohet vetem me MUGABEN!!!

  • Zoti Hasani! Pavarsisht perpjekjeve te sterholluara dhe te merziteshme, qe kerkoni te sqaroni lidhur me artikullin tuaj, perseri nuk ja mbushni mendjen as nje femije fshati. Verejtjen e kam vetem per juve, por edhe per disa te tjere qe me cektesi te pafaleshme heqin paralele mes Berishes me Enverin,Stalinin apo edhe me Hitlerin.Secili ka jetuar kohen e vet. Cfar beri Stalini per vendin e tij dhe mbare njerzimin? E mori Rusine nga parmenda e bujkeroberia dhe e coi ne shtetin me te fuqishem te botes, ne fuqine me te madhe ekonomike dhe ushtarake te kohes.Si strateg dhe burre shteti nuk i gjendet nje shoq tjeter ne bote.Beri gabime?Po, se u plak dhe vdiq. Po Enveri? E gjeti Shqiperine vendin me te varfer ne rajon dhe Europe, me keneta e mocale, pa shkolla, spitale e rruge makine, me pishe e kandil,me nje popullsi 90% analfabete, dhe e coi ne majat me te
    larta te zhvillimit ekonomik e kulturore ne nje periudhe 30-40 vjecare. Ka bere gabime, si cdo njeri vdeketar.Por ai mbetet arkitekti i vertete i Shqiperise moderne. Hitleri, ishte diktatori me i eger i gjithe koherave, por krimet e tij i justifikonte per rilindjen e kombit gjerman, races ariane, dhe vendin e tij ndonese e hodhi ne katastrofe, e mbrojti deri ne minuten e fundit qe vrau veten.Nuk shiti as toke e as dete per pushtetin e vet, perkundrazi.Duke e krahasuar Berishen apo ndonje tjeter me figura kaq gjigande te historise, dashje apo pa dashje krijoni opinion qe edhe keta jane nje nder ata. Ky eshte nje gabim foshnjor.Ndaj perpiquni te trajtoni hallet e shumta qe na jane krijuar keto vite dhe mendoni per kapercimin e tyre si gjithe bota demokratike.

  • Une per here te pare po e lexoj kete gazete ,do ta shihni ju pas 4 vjetesh se si do ta lere Shqiperine ky mbeturine e komunizmit(rama).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *