Sallaku: Më 21 qershor, nënshkruhet kontrata e punësimit

Dita

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ‎Luan Sallaku, i shoqëruar nga zv/ ministrja e Arsimit, ‪‎Nora Malaj dhe deputetja e PS Qarku Tiranë , Erieta Alhysa zhvilluan një takim me banorët e Kodër-Vorës.

Kandidati Luan Sallaku tha se më 21 qershor do të nënshkruhet kontrata e punësimit dhe shërbimit me qytetarët e Vorës.

“Kontrata jonë fillon me punësimin që është pika kyçe e programit tonë. Ne jemi garancia e punësimit. 500 vende të menjëhershme pune për qytetarët e Vorës. Çdo familje do të ketë të paktën një të punësuar. Kontrata jonë e fokusuar dhe tek shërbimet e munguara dhe të mohuara padrejtësisht prej 12 vjetësh. Vullneti ynë zgjidhje te menjëhershme problemeve qe shqetësojnë komunitetin”, tha Sallaku.sallaku4

Ai shtoi se infrastruktura do të jetë çështje emergjente që kërkon zgjidhje.

“Do të trefishojmë asistencën sociale për familjet në nevojë. Vemendje personave me aftësi të kufizuar për tju siguruar shërbimet në transport, shëndetësi dhe ofrimin e lehtësirave për pagesën e energjisë elektrike”,  tha Luan Sallaku.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *