Pas sulmit që ka ndodhur në “Charlie Hebdo”, ka reaguar edhe nobelisti indiano-britanik Salman Ruzhdie, autor i romanit “Vargje Satanike”.
Nobelisti ka dënuar sulmin e kryer në redaksinë e revistës satirike. Vetë Ruzhdi është në listën e personave që Al-Kaeda është zotuar të vrasë për romanin e tij ku kritikon Kuranin dhe Profetin Muhamed.
“Feja meriton të mos respektohet pa frikë nga ana jonë”, citohet Ruzhdie nga mediat franceze. “Vrasja e 12 vetëve nga ana e militantëve të Al-Kaedas është një shenjë e ndryshimit vdekjeprurës në zemër islamit”.
