Nga Bashkim Koçi
Njohja me jetën e një gruaje, të Saltiana Tabakut nga fshati Jançë i Gramshit dhe veprimtarinë e saj të çmuar gjatë Luftës NÇ, është një histori më vete, është diçka që ja vlen të shkruhet. Nuk e dimë se si e qysh ka ndodhur deri më sot që emri i kësaj gruaje-burrë me emër të madh në të gjithë Sulovën e Tomorricën të jetë harruar, si të ishte “hakmarrje” ndaj saj nga ata që ajo i vuri përpara gjatë Luftës për çlirimin e vendit. Por kur dëgjojmë e shikojmë në sy njëri tjetrin, ndërsa marim informacion sesi dekorohen nga Presidenti i Republikës me tituj të lartë mirënjohjeje një restorant, një byrektore, apo edhe ndonjë artist a sportist të nivelit mesatar, si të mos të na shkojë mendja tek luftëtarët e lirisë, të cilët bënë sakrifica sublime, e vunë jetën dhe të gjithë familjen në rrezik, ashtu si gruaja nga Jança e Gramshit, Saltiana Tabaku? Ajo tashmë nuk jeton dhe edhe mund të na falë për harresën e punëve dhe bëmave heroike të saj gjatë Luftës, por ne të gjallët, ne që e dimë se cila ka qenë dhe çfarë i dha Saltiana asaj, pra Luftës NÇ, duhet që të mos ia groposim meritat sepse do të ishte as më shumë e as më pak, një poshtërsi njerëzore.
Saltiana Tabaku, e mbetur deri më tani jashtë gardhit të kujtesës të institucioneve të shtetit, nuk mund të ishte e tillë tek ata që i kanë lexuar historitë e saj në kujtimet e bashkëkohësve, të gjysheve e gjyshërve që nuk jetojnë më, por sidomos tek ajo e shkruara e Luftës të asaj zone famëmadhe. Madje nuk mund të mbetet “emërharruar” edhe për shkak të rrënjëve nga ajo ka dalë, familje me “shenjë të kuqe si gjaku” në të gjithë zonën e Tomorricës, nga ai i fisit të Çaushajve të fshatit Shpatanjë. Aty, në ata themele, u gatua e u poq shpirti i saj prej një mëmëdhetareje me zemër të prushtë, e cila bëhej më e fortë për aq sa jepte. Ishin themelet nga kish dalë edhe nëna e Sinan Leshnjes (Yllit), që edhe ky, si shumë skraparlinj të tjerë, i dha Luftës me ç’mundi, bashkë me të birin, Kahreman Yllin, i cili u bë arkitekt dhe udhëheqës i Luftës të të gjithë Nahijes së Beratit. Ja, nga kjo derë kish dalë Saltiana, nga kjo shtëpi, të cilën e kishin lënë këmbët, por jo zemra.
***
Saltiana kishte lindur në muajin dhjetor të vitit 1890. Kishte vetëm një motër, martuar aty në fshat, në Shpatanjë, tek fisi Fesko. Për vete i ra fati të krijonte familje në Jançë, fshat në kufi me Skraparin, me një nga djemtë më të mirë të një fisi me emër të lartë, me Hysen Tabakun, apo Cenon, siç e thërrisnin në tërë zonën.
Saltiana nuk pati fëmijë, por u mor si një nënë e kaluar nënës me fëmijët që lindën nga bashkëjetesa e Cenos më gruan e tij të dytë, Qerimenë. Pastaj Hysen Tabaku, për trimëritë që tregoi në përplasje me ballistët, është një histori tjetër. Cenua ishte patriot, patriot i madh dhe si i tillë ishte lidhur dhe vepronte me njerëz me emër të asaj ane, si me Sinan Yllin, Hysen Zaloshnjën, apo edhe me Riza Kodhelin, me të cilin kishte lidhje gjaku. Më pas kishte krijuar kontakt me Çetën Plakë të Skraparit, e cila komandohej nga Mestan Ujaniku e me komisar Gjin Markun. Në ato kohra, kur sapo kishte nisur Lëvizja Nacionalçlirimtare, ai përfaqësonte krahun më rebel kundër ballistve të zonës së Tomorricës, të cilët përfaqësoheshin dhe komandoheshin nga kreu i partisë Balli Kombëtar, nga Abas Ermenji. Ceno Tabaku ishte bërë tmerr për ta, pra për ballistët, simboli i një kundërshtari të mençëm e të fortë. Sipas tyre ai duhej eleminuar me pa derman, ndaj edhe e vranë pabesisht më 18 Mars të vitit 1943. E ekzekutoi dora e Abas Ermenjit.
Në kujtimet e kuadrove drejtues dhe luftëtarëve të Nahijes së Beratit, të cilët gjetën strehë tek familja e Tabakve, shkruhet se pas vrasjes të të shoqit, Cenos, Saltiana kishte marë në dorë drejtimin e shtëpisë, duke luajtur rolin e vështirë të komandës të të gjitha punëve, ashtu si i takonte ta bënte vetëm një burrë i aftë e i zoti. Del pyetja: përse ishte e vështirë drejtimi e punëve dhe pse u bë kjo shtëpi rrezik për armikun, për pushtuesit dhe ballistët? Sepse në shtëpinë e Tabakëve në Jançë, nga nëntori i vitit 1943 deri në pranverë të vitit 1944, kishin qëndruar disa herë dhe kishin bërë mbledhje e analiza antarët e Qarkorit të partisë e të Shtabit të Qarkut të Beratit si dhe kuadro të tjerë të Luftës NÇ. Aty kishin gjetur strehë drejtues të lartë si Kahreman Ylli, Myqerem e Shpresa Fuga, Ilias Sevrani, Tajar Grepcka, Nexhmi Ballka, Ajet Xhindole, Xhorxhi Robo, Urani Kutra, Gjin Marku, Mestan Ujaniku, Zylyftar Veleshnja, Mane Nishova, Njazi Çepani, Rraman Ruçi, Llazi Bozo, Spiro Bakalli, Xhorxhi Robo, Kadri Hoxha, Adil Çarçani, Ramiz Alia, Neshat Hysi, Nure Bobrusha, Orhan Frasheri, Xhevair Spathara, Shaqir Kapinova, Argjiro Leka etj. Sipas kësaj liste me emra kuadrosh të lartë dhe luftëtarë nga më të shquarit në shkallë vendi, shtëpia e Tabakve ka luajtur një rol jashtëzakonisht të madh dhe realisht ishte kthyer në shtëpi nga komandohej lufta në tërë zonën. Dhe ajo që kryente detyrën, sa delikate po aq dhe të vështirë, ishte Saltiana, gruaja që organizonte jo vetëm përballimin e nevojave të tyre me ushqim, me larje-shplarje, por dhe atë të korrierit për të dërguar letra e porosi në njësitë partizane apo këshillat nacionalçlirimtare që vepronin në fshatrat e Sulovës dhe të Tomorricës. Të vë në mendim sesi i jepte zgjidhje Saltiana problemit për të çuar një letër të komandës në një fshat fqinj. E di cili ishte marifeti i saj? Gjente se cila nga nuset e Jançës ishte bijë nga ai fshat dhe me gjasme ajo vinte tëk dera e babait. Në fakt ajo shkonte deri atje ku duhej për të dorzuar letrën dhe me atë rast vizitonte edhe prindërit.
Saltiana e Ceno Tabakut ishte bërë komanduese në kuptimin më të saktë e më të bukur të fjalës, por edhe po kaq e aftë për të përballuar me shumë sukses ca punë “speciale”, për të cilat nuk i kishte dëgjuar kurrë më parë. Fjalavjen, në këtë shtëpi për disa muaj u vendos teknika propagandistike e Qarkorit të Beratit, ku punonte kryesisht Kahraman Ylli, i cili kryente detyrën e Sekretar Politik të Komitetit Qarkor. Saltiana nuk punonte apo të merej me shtypjen e përgatitjen e materialeve, sepse nuk merte vesh nga ato punë, por krijonte kushte sigurie e qetësie për ata që e gdhinin natën mbi tastierën e makinës së shkrimit, për atë vajzën partizane të thjeshtë, të shkolluar e të shkathët, antaren e komitetit të Qarkorit të Beratit, Urani Kutra (Mullisi). Më tutje ajo organizonte punën për larjen e rrobave të partizanëve. Dhe nuk ishin një e dy, por me dhjetra e qindra. Ja ç’shkruan në kujtimet e tij një nga partizanët e Brigadës së 7-të Sulmuese, Ibrahim Braho, i cili, ashtu si shumë partizanë të njësive të tjera partizane, i ishte dashur të qëndronte për disa ditë në Jançë: “Kur vinim në Jançë dhe qëndronim 2 deri në 4 ditë, Saltiana grumbullonte një skuadër me gra të lagjes dhe me më shumë se 6-8 kazanë bakrri, i instalonte tek “Çezma e Korbit”, aty tek arrët. Disa grumbullonin dru dhe shkarpa, ndërsa pjesa dërrmuese e partizanëve qëndronin në shullé, në diell, tek varrezat e lagjes. Ata hiqnin rrobat sipas rradhës, të caktuar nga komandantët dhe shoqet tona partizane, i merrnin e i shpinin tek çezma për të larë e përveluar, për të hequr parazitët. Kurse një pjesë qëndronte në gadishmëri për të bërë ruajtjen e siguruar jetën e shokëve nga ndonje sulm i befasishëm i armikut.
Gratë ngrinin kazanët në seri, valonin ujët, lanin dhe përvlonin rrobat tona, të ndihmuara dhe nga shoqet tona partizane, për 1-2 ditë rresht, deri sa i lanin e shkonin të gjitha në valë. Mbas dite, kur iknin gratë në shtëpi, partizanët lanin trupin dhe kazanët i merrnim nga çezma e i grumbullonim të shtepia e Saltianës, që të ishin gati për ditën tjetër. Të gjitha këto punë drejtoheshin nga ajo grua e fortë dhe fisnike, nga Saltiana e Ceno Tabakut.”
***
Në dokumentat historike të asaj kohe dalin fakte që kjo grua ka qenë edhe veprimtare e shquar e organizatës së Gruas Antifashiste. Në fshatin Jançë, në nëntor 1943, është ngritur Organizata e Gruas antifashiste NAÇ, kryetare e së cilës është zgjedhur Saltiana Tabaku. Ka patur edhe aktiviste të tjera. Në dokumenta përmenden edhe emrat të disa grave të tjera si Dare, Reshmiko, Safie, Merjeme, Qerime, Like, Hava, Anife, Zyra e Fatime me mbiemër Tabaku si dhe Minushe Kollçaku, Naile Dollani, dhe Tame Rama. Çfarë bënin këto gra të Jançës, cilat ishin punët që kryenin e që ato nuk e dinin se një ditë emrat e tyre do të mbeteshin të shkruara në historinë e asaj lufte të lavdishme? Ja ç’shkruhet në dokumenta: “Në operacionin e dimrit ato u muarën me grumbullimin e veshmbathjeve, (duke thurur çorape, xhamadanë, jelekë etj.). Por kryesisht mereshin me sigurimin e ushqimeve, kujdeseshin për të sëmurët dhe të plagosurit. Ajo shtëpi ishte kthyer në spital partizan. “Shefe pavjoni”, ajo që drejtonte e organizonte të gjitha punët ishte Saltiana. Aty, në atë shtëpi të Ceno Tabakut, të cilën pas vdekjes së tij e zuri vendin i biri Shashoja, kujdesej për partizanë të plagosur të cilët u përkisnin formacioneve të Grupit të Myzeqesë, të Grupit të Skraparit, por edhe për forcat e batalioneve të shtabit të qarkut të Beratit. Më vonë, kur kaluan forcat e Brigadës së VII–të, të Brigadës së I -rë dhe të V-të Sulmuese, shtëpia e Tabakve i kishte dyert të hapura.
Saltiana bashkë me Qerimenë dhe nusen e shtëpisë, Merjemën, mjekuan për disa ditë, deri sa u përmirësua plotësisht, anëtarin e Qarkorit të Beratit, Tajar Grepckën, të cilit i kishin ngrirë këmbët dhe gjunjët nga të ftohtët. Po në atë shtëpi u mjekuan dhe u shërun 9 partizanë të ardhur aty nga spitali partizan i Dobrushës në fillim të Operacionit të Dimrit. Më 4 prill të 1944 aty erdhën e u sistemuan për mjekim edhe 3 partizanë të Brigadës Parë Sulmuese , të cilët u plagosën në luftën që u zhvillua në fshatin Balibardhë e Berati. Në 12-14 qershor është shënuar mjekimi i 4 partizanët e Brigadës së V-të Sulmuese. Për rreth një muaj, po në këtë shtëpi, nga Saltiana me kunatën, Havanë, u mjekua partizani i Grupit të Myzeqesë, Sherif Nebiu. Ai paskej marë një të ftohtë të fortë, që i rrezikohej jeta, por Saltiana e kishte gjetur mjekimin. Kishte therur një dele dhe me lëkurën e saj kishin “veshur” partizanin Sherif Nebiu, gjë që i solli shërim të plotë e të sigurt. Sigurisht që aty kryheshin “punë grash”, por jo më pak të rëndësishme për mbarëvajtjen e luftimeve ishin ca punë “angari”, siç ishte mjekimi i plagëve të partizanëve të plagosur, sigurimi e vajgurit për ndriçim, larjen, përvëlimin e pastrimin teshave të partizanëve, etj.
Emri i mirë dhe opinioni për Saltiana Tabakun tashmë kishte mbërritur edhe në organet më të larta dhe kishte zënë vendin
e vet në strukturat drejtuese të Organizatës së Gruas Antifashiste Nacionalçlirimtare të qarkut të Elbasanit. Qysh nga muaji nëntor i vitit 1943 ajo kryente detyrën e kryetares së organizatës së gruas aty në Jançë, ndaj kur u zhvilluan punimet e Konferencës së Gruas Antifashiste në Gramsh, ajo, bashkë me dy shoqe të tjera aktiviste, Zylfije Musain dhe Naze Tafën, u zgjodhën për t’i përfaqësuar në Kongresin e Gruas Antifashiste Nacionalçlirimtare, i cili u mblodh më 4 Nëntor të vitit 1944 në qytetin e çliruar të Beratit. Por, për fatin e saj të keq, Saltiana Tabaku nuk mundi të shkonte dot në Kongres. Ishte e sëmurë. Ajo kishte probleme të mëdha me shikimin, me sytë, për të cilët do të ndërhynte për t’i operuar në Tiranë, menjëherë pasi u çlirua vendi.
Saltiana u nda nga jeta më 8 Qershor të vitit 1960. Vitet e pasçlirimit i kaloi si grua e respektuar brenda familjes, por edhe nga ish partizanë dhe kuadro të Luftës të Qarkut të Beratit, veçanrisht nga Kahreman Ylli. Ata intesoheshin dhe pyesnin për të, i dërgonin të fala asaj plake të urtë e punëmadhe, e cila i kishte dashur e shërbyer si ti kishte djemtë e vajzat e saj. Por edhe ajo i kujtonte gjithmonë e thoshte: Ata më kthyen dritën e syve. E paçin hallall të gjitha shërbimet dhe yzmetin që u bëmë, për bukën që u dhamë, e cila kurrë nuk behet baltë.
Por me Saltiana Tabakun, me gruan trime e të mençme të Jançës është bërë edhe një pabesi, një mashtrim djallëzor. Atë nuk e vlerësuan asnjëherë si veprimtare, si kryetare të organizatës së gruas, detyrë që e mbajti deri në vitin 1949. Apo edhe si delegate e zgjedhur për në Kongresin e Gruas Antifashiste Nacionalçlirimtare të mbajtur në qytetin e Beratit, pavarësisht se nuk mori dot pjesë për arsye shëndetësore. Vlerësimet dhe shpërblimet morale i mori dikush tjetër. A nuk shkon në këtë rast fjala e urtë “më mirë vonë sesa kurrë” për t’i rikthyer kësaj Zonje të Madhe, Saltiana Tabakut të Jançës, meritën e mohuar padrejtësisht, e për t’i hequr përfundimisht helmin e hedhur në mjaltë nga disa finokë të djallëzuar, të cilët kanë mundur të bëjnë të vetat, të përvetësojnë disa cilësi e merita që nuk i kanë?

Ke te drejte:kur thua :
është bërë edhe një pabesi, një mashtrim djallëzor. Atë nuk e vlerësuan asnjëherë si veprimtare, si kryetare të organizatës së gruas, detyrë që e mbajti deri në vitin 1949
–
me ke nuk ben pabesi 200 petritat e enver hoxhes ?.
mendoj se shqiptaret kane brenda nje djallezi te papare kur marrin pushtet, dhe poste!
–
Eshte ne genin e tyre! ..dhe perfundojne ne menyre te turpshme!
Respekt Saltina Tabakut..nuk e njoh por nga leximi i ketij shkrimi krijova nje ndjesi pozitive per ate dhe negative per ata qe muaren pushtetin pas luftes dhe u denden me te deri sa i hengren koken njeri tjetrit !
Nje HEROINE GRUA e Luftes N.Cl si Sulltane Tabaku,
(nga Jancia e Skraparit-Gramsh)-qe duhet VLERESIAR !(61 vjet me pare ndare nga jeta)
Faleminderit i nderuar PENE Arti- Bashkim Koci,-kete figure te nderuar te Lufts N.Cl.-deri-16 vjet pas clirimit-, SHEMBELLTYRE e Grave dhe Vajzave Shqiptare*, sjelle ne kete shkrim MONUMENT- Faleminderit .
Organte Kopetente mundesishr ta plotesojne kete Mangesi te pafaleshme: NENE Sulltane Tabaku e Jances- te Gramshit-Skrapar-Krenari e NENAVE Shqiptare.
Me rrespekt e konsiderate- une 85 vjecari-;aktualisht ne Toronto te Kanadase sa ju lexuar, me ne krah mbi 80 *Paues veterane,ju shkruarjme! ..na lexoni e kete mangesi,per nderimin e kesaj figure HEROINE-plotesoni !
27-07-2021 *Pasuesit Vetrane*-Toronto.
Toronto27-07-2021 Guri Naimit D-*Pasues Veterani*
Mos harro or shkrues se edhe Naze Tafen(perfaqesuese ne kongresin e grave antifash). e shpallen kulake bashke me te shoqin ne Darzeze te vjeter.
C`qene punetore,familje kamur me mall toka e bageti,,u cpallen kulake,, brekegrisurit e trasheguat komunizmin.
Hysen bej Zalozhnja shpetoi se erdhi ne Tirane,,shiste paqeta ne kinkalerine tek rruga Elbasanit,,se po te kish mbetur ne Skrapar,jo kulak,por edhe diversant do ta kishit bere.
Po mire o shoku Guri,qy Basha i thote Sulltanes,,Saltiana!
Nuk ke turp o Bashe?
Saltiana te lindur ne maje te Gramshit ne 1890,,NUK KA.
Autori eshte fshatar (nga Strori Skraparit ne mos gaboj)me banim ne Durres.
I duket si turp emri Sulltana,
Cfare ka ketu per tu turperuar?
Fshataret e Gramshit dhe Skraparit pagezoheshin ne Teqe.Ato kane qene emrat ne Perandorine Osmane.
Ku ta dinin fshataret e Gramshit,se 130 vjet me pas ,shqiptaret do beheshin boje me xixa,majmune cirku,tabela reklamash ,.
Lerja emrin sulltanes,si e ka pagezuar babai,
Ithote me pseudonimin e luftes “Shaltiana”se i kish shalet te gjata, “Tarasi” nuk qe strehuar ne “Shaltiana” ndonje nate,e paska ndihmuar fati se per ndonje pakenaqesite te vogel “per shembull, shalet me te gjata sec thote partia,si favoritet” ose e bente NAFIE ose FIQIRETE SHEHU (poliagjente).Ne kolonjaret kemi nje batuteqe per mendimin tim i shkon per shtat historis se Sulltanes “kush pordhi kush mori groshin).Shqiptaret bene luften,u shperblyen jo shqiptaret(greket,maqedonsit,vllehet,deri dhe romet)dhe sot shteti jane pakicat
Sodo qe fantazoni ju pasardhesit e balisteve, nuk mund te ta ktheni dot floririn ne balte. Beni cte mundni, bjerini po deshet murit me koke, nuk mund te ngrini dot lart surratin sepse u ka denuar historia. Kane kaluar 30 vjet pluralizem dhe ju mbetet po ata, te denuar per te ngrene pula.
I nderuar SHengjin, respektoj bindiet e tua, per sa i perket historis, po te citoj Hitlerin kur e pyeten, cfare do thote historia per ty, ai u shpreh “Historine e bejne fitimtaret”,kjo shprehie, e thene gati 100 vjet perpara ,tregon se historia behet ne interes te fitusit dhe jo te se drejtes Per 45 vjet, ju fitusit na shpallet tradhetare e bashkepuntore,spiun, te shitur ne amerikanet dhe ishte e drejta tuaj si fitimtare, po sot, mos valle amerika u be komuniste, apo ju komunistat u bete ballista Po sot, ju kmunistat hani pula balliste apo vazhdoni te hani bar komunist per hir te idealeve te vdekura bashke me simbolet dhe tradhetine tuaj sllave. Dhe sot ,kumandari i ri juaj Rama, vazhdon rugen e eterve, shitien e shqiperis ne serbia Dy dyshe komuniste legjendare TITO-ENVER RAMA -VUCIC.Shitia e SHQIPERIS nga balli tek gjermanet ,apo shitia e ShIPERIS nga komunistet tek sllavet, kush eshte e keqia me e mdhe?
O Xhevo mavriu!
Ju balliste nuk keni SURRAT e TURI,qe te gjykoni Luften Antifashiste dhe heronjte e saj,por beni mire te filloni te na tregoni se cfare keni bere gjate asaj lufte!
Historia e ka vulosur nje here e mire se Shqiperine e CLIRUAN PARTIZANET,ndersa ju ballistet keni qene bashkepuntore me pushtuesit!
Keni 30 vjet qe hani mut duke u marre me partizanet,por nuk keni guxim te mbroni veten o kerma antishqiptare!
Qe HISTORINE E BEJNE FITUESIT kjo nuk diskutohet!
Se nuk e bene historine e Luftes se Dyte Boterore NAZISTET,por fituesit!
Ne se pas 90-tes ju ballistet e quani veten fitues,na thoni cfare i keni sjelle shqiptareve keto 30 vjet,per te treguar se Enveri ju paska denuar kot?
Po ua them une:
-Edhe koto 30 vjet,qe nuk kla qene Enveri,ju MUT keni qene dhe MUT keni mbetur!
Gjithmone ARMIQ te Shqiperise!
Shoku Kolombo ,para 100 vjetesh ,ne feudalizem ,kishte ndarie klasore. BEJ dhe HARBUT dhe nenklasa, bej-harbut dhe harbut -bej, nenklasat emertoheshin vetem nga edukata. Mbas lufte, erdhi ndaria klasore, komunist e reaksionare, pa ndarie nenklasore .Komunist, ishin ata qe zbatonin LUFTEN e klasave (kriminelet ) reaksionare, ata qe nuk kishin asnje te drejte njerezore.Forma si shkruan, para 100 vjetesh ti vleresoeshe1000%harbut, mbas lufte 1000%kriminel, ne ndarien e sotme ne ata qe kane vdekur bashke me idealin komunist. Nje njeri kur i vdes ideali, jeton si kufome .Kujt pakice i perket,
Pershendetje! Me ra ne dore ky shkrim dhe do ju isha shume falenderuese nese mund te me tregoni ku mund te gjej me shume informacion mbi familjen Tabaku e cila ka qene e vendosur ne Jançe; origjinen me te hershme te ketij fisi etj. Cdo e dhene do me ndihmonte per t’a njohur origjinen time qe nga zanafilla. Faleminderit!