Salvini arrin të ndajë emigrantët me vendet europiane

Edona Llukacaj

Zëvendës kryeministri dhe njëherazi ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka deklaruar të mërkurën se kishte arritur një marrëveshje me Gjermaninë, Francën, Portugalinë, Luksemburgun dhe Irlandën në lidhje me 116 emigrantët që u shpëtuan në det javën e kaluar.

Anijae emigrantëve u lejua të qëndronte në ujërat italianë por nuk u lejua të ankorohej në port, ndonëse ekipe mjekësore u dërguan në bord.

Fillimisht u lejuan vetëm fëmijët të zbrisnin,  ndërsa Salvini kishte refuzuar të lejonte të tjerët të dilnin nga anija, derisa të arrinte një marrëveshje me vendet e tjera europiane.

Ajo që Salvini sugjeron dhe do të arrijë është të bëhet rishpërndarja e emigrantëve që arrijnë në Itali edhe në vendet e tjera europiane, pasi, sipas tij, Italia po mban pothuajse të gjithë peshën.

Edhe qeveritë e BE-së kanë kërkuar një mekanizëm zyrtar për shpërndarjen e emigrantëve, por implementimi i këtij plani, deri më tani, nuk ka rezultuar i suksesshëm.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Shperndarja me e mire e emigranteve eshte……kthimi andej nga kane ardhur.
    Mafiozet qe merren me kete tregeti njerezish jane bere super milionere.
    Te shkaterrohet kjo mafie qe ne origjinen nga organizojne grupe emigrantesh kundrejt pagesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *