Salvini: Do transformojmë Evropën! Çakejtë s’na ndalin dot

DITA Online

 

“Për t’iu dhënë një të ardhme fëmijëve tanë dhe për të parandaluar ikjen e tyre jashtë vendit jemi të gatshëm të injorojmë kufizimet në deficit të imponuara nga Brukseli. Kryesorja është lumturia e popullit”.

Kështu është shprehur zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nga Pontida gjatë takimit të Lega Nord.

I njohur për qëndrimin e tij populist ndaj politikave europiane dhe vendosmërinë për të bllokuar anijet e emigrantëve që të hyjnë në Itali, Salvini ka shprehur për të parën herë seriozisht dëshirën e tij për të transformuar Europën.

“Qëllimi është të ndryshojmë Evropën, detyrat vijnë përpara të drejtave”, theksoi ai në takimin me mbështetësit.

“Popujt e Europës nuk kanë qenë në konflikt si sot. Kjo është shpresa e fundit e BE-së për të qëndruar gjallë dhe idetë e guximi i Lidhjes së Veriut shqetëson vendet e tjera. Për të rrëzuar murin e Berlinit dukej e paimagjinueshme, por muri i ardhshëm që ne do të rrëzojmë është ai në Bruksel, pavarësisht se ata thonë se unë jam i keq”, nënvizoi Salvini.

“Jam këtu për një pakt nderi dhe për një pakt dashurie”, tha ai duke përshëndetur të pranishmit në takim dhe i ftoi ata të shmangin urrejtjen. “Jeta është shumë e shkurtër”, vazhdoi ai – “t’i lëmë të tjerët të jenë ata që  urrejnë dhe shqetësohen, ne kemi  kohë vetëm për të ndërtuar”.

Lidhur me emigrantët, Salvini falënderoi Rojen bregdetare dhe me tone të ashpra ka përcaktuar si “çakej” ata që i atribuojnë vdekjet e fundit në Mesdhe në linjën e qeverisë italiane për imigracionin.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *