Të gjithë mund ta konsiderojnë si një fantashkencë, por Sam është i pari robot në botë i cili pritet të kandidoj në zgjedhjet e 2020 në Zelandën e Re.
Sam është një robot i cili para pak muajsh ka nisur të flasë me njerëzit në facebook.
Përgjigjet për një paketë të përcaktuar pyetjesh që i përkasin tematikave kryesore politike, si emigracioni, shëndeti, ambienti madje pyetet edhe për kuptimin e fjalës “demokraci”.
“Kam një memorie të pafundme, nuk mund të injorojë apo harrojë atë që më kërkohet.
Ndryshe nga një politikan njerëzor, unë jam në gjendje të konsideroj pozicionin e të gjithëve e të marr vendime më efikase e më të drejtë pa paragjykime”,-shpjegon Sam.
