Samaras: Greqia nuk ka nevojë për paketë të tretë ndihme

redaktor

“Athina nuk do paketë të tretë ndihme”, është titulli i një fragmenti të intervistës së kryeministrit Antonis Samaras që botohet në faqen elektronike të gazetës ekonomike gjermane “Handelsblatt”. “Kryeministri grek pret që vendi i tij të lejë pas recesionin. Dhe sa i përket reduktimit të borxhit, kryeministri sheh progres. Kjo vazhdon të thotë punë, për vendin e tij”, citon në hyrje të shkrimit gazeta dhe vazhdon: “Greqia nuk nevojitet, sipas fjalëve të kryeministrit Antonis Samaras, një paketë të tretë ndihme, pas përfundimit të pagesave të BE këtë vit. Dhe nuk sheh për dy vitet e ardhshme një vakuum financiar që do t’i bënte të nevojshme kreditë e mëtejshme të ndihmës”.

“Mbështetemi në zhvillimin e ekonomisë”, nënvizon Samaras dhe, sipas gazetës, pret që vendi i tij ta lerë mbrapa recesionin.

Dhe, sa i përket uljes së borxhit, gazetari gjerman thekson se kryeministri grek sheh progres. Greqia do ta reduktojë nivelin e borxhit, nga 175% të PPB që është sot, në 110% deri në vitin 2022, siç është rënë dakord me kreditorët, vazhdon artikulli, “me kusht që të gjitha palët do të respektojnë detyrimet e tyre”, sqaron kryeministri. Për Greqinë, kjo do të thotë se do të vazhdojë të punojë për reformat strukturore dhe se do të vazhdojë politikën e suksesshme fiskale, shton gazeta, duke iu referuar kryeministrit. Anasjelltas, nënvizon Samaras, duhet që kreditorët të bëjnë realitet angazhimin e tyre për të diskutuar lehtësimin e borxhit. “Do të mundte ndokush të imagjinojë interesa më të ulët, periudha më të gjata shlyerjeje dhe më tepër periudhë amnistie”, shpjegon kryeministri.

 

ANA-MPA

Share This Article
2 Comments
  • Po qenka e mire kjo demokracia! Shlyen borxhe ne kurriz te qytetareve. Po borxhet nga dolen, pse u moren? Se pushtetaret vodhen dhe tani u a marrin qytetareve. U shofte rraca e pushtetareve kudo qofshin. Vetem revolucioni ben pune me pushtetare te tille? sepse s’po u hyne gjemb ne kembe dhe parate e tyre i kane te siguruara.

  • Ci veni men ktij mashtrusi !Ky dhe gjith paraardhesit, ne gar kush te vjedh me shum, e zhyten Geqin ne dit halli e tani me rrena po shtyjn si puna e ktyre tanve ditet ne pushtet ! Ne kto vite qe ka ne krye, sa her qe del deklaron se kto jan masat e fundit te “trojkes:” e sdo ket te tjera e pa u ftof mir hallva ,trojka e ka zhyt mo thell prasin ! Nuk thon kot ” pse populli vjedh shtetin ,se shteti i vjedh” Po te lexosh hajdutllikun e ministrave me emer bile si pun e atij Cohaxopulos ish ministrit mbrojtjes qe pretendonte te behe edhe kryeminister ,ste besojn veshet e keshtu shko kjo pun”puno fatkeq e ha barkdreq” ,e kta si pun e ktij rrejn e premtojn e sju nxihet faqia fare !…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *