Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, do të fejohet me Efnan Jusufin.
Ujkani pritet që në ditët në vijim, por me shumë gjasa të dielën, ta zyrtarizojë lidhjen e tij me ndërrim unazash, transmeton sportal.
Portieri nga Vushtrria aktivizohet me Genoan në Itali, derisa vite më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë.
Interesant është fakti, që përzgjedhja e Ujkanit bëhet në një rreth familjar të lidhur me futbollin. E fejuara e tij, Efnan Jusufi, është e motra e ish-futbollistit kosovar Enis Fetahu dhe kunata Besart Berishës, që luan në Australi.

Sa me shume femije..