Krerët e Bashkimit Europian pritet të mblidhen sot për një samit të jashtëzakonshëm, sipas burimeve diplomatike. Por ajo çka bie më shumë në sy eshte se e drejtë hyrjeje është vetëm për 28 liderët dhe asnjë sinjal telefonik.
Udhëheqësit e BE do të takohen në përpjekje për gjetjen e emrave për postet më të larta të bllokut, përfshirë edhe presidentin e ardhshëm të Komisionit Europian, pasi zgjedhjet për Parlamentin Europian rezultuan me humbje për partitë kryesore.
Kjo mbrëmje pune me shumë mundësi do të jetë për të bërë vlerësimet e para pas zgjedhjeve europiane, në funksion të emërimeve në postet kyçe të institucioneve BE-së.
Ndërkohë nuk do të ketë konkluzione me shkrim, por në fund të takimit krerët e shteteve do t’i referojnë presidentit të Këshillit Europian hapat e ardhshëm për zgjedhjen e posteve kryesore.
b.b/dita

Iku koha kur Merkel, Macron e servilet e tyre benin si te donin me fatet e Europes. Tani do te degjohet edhe zeri i popujve Europian pervec zerit te financiereve Europian. Ky eshte sinjali qe na dhane zgjedhjet per institucionet europiane.