Qeveria gjermane ka njoftuar se të mërkurën në Minsk do të zhvillohet një samit ku do të trajtohen një paketë masash për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Samiti në kryeqytetin bjellorus do të mbështet në pjesëmarrjen e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës. Njoftimi nga Berlini ka ardhur pasi Kancelarja, Angela Merkel, Presidenti francez Francois Hollande, ai i Rusisë, Vladimir Putin, dhe i Ukrainës, Viktor Poroshenko, zhvilluan një bisedë telefonike. Putin më vonë ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë vetëm nëse katër palët bien dakord për disa pika deri në atë kohë.
Takimi i Minskut vjen pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje gjatë fundjavës në Mynih. “Do të punojnë për një paketë masash për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes në Ukrainën lindore”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert në një deklaratë për Reuters. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka mohuar se ka një ndarje mes Uashingtonit dhe Europës për mënyrën se si duhet vepruar në konfliktin në Ukrainë dhe si duhet të trajtohet Rusia. “Më lejoni t’u siguroj të gjithëve se nuk ka ndarje, apo veçim, edhe pse po dëgjoj njerëz që përpiqen ta krijojnë”, tha Kerry në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Deklaratat e kreut të diplomacisë amerikane erdhën pasi disa senatorë amerikanë kritikuan Gjermaninë dhe vende të tjera evropiane që kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë për të luftuar kryengritësit pro-rusë. Uashingtoni po studion mundësinë që të armatos Kievin, opsion që deri tani nuk është pranuar. “Jemi të bashkuar, jemi duke punuar shumë ngushtë dhe ne të gjithë pajtohemi se kjo sfidë nuk duhet të përfundojë me forca ushtarake. Ne jemi të bashkuar në diplomacinë tonë”, tha Kerry.
Nga ana e saj, Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar dje në mëngjes presidentin rus, Vladimir Putin, se po vepron si një “tiran” në Ukrainë, por vuri në dukje se forcat e Kievit nuk mund të mposhtin ushtrinë ruse në fushën e betejës dhe vetëm një zgjidhje politike mund të ndalojë gjakderdhjen. “Ukrainasit nuk mund të përballen me ushtrinë ruse, ky nuk është një propozim praktik. Nuk duhet të jetë një zgjidhje praktike”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond. “Ky njeri (Putin) ka dërguar trupa në një kufi ndërkombëtar dhe ka pushtuar territorin e një vendi tjetër në shekullin XXI, duke vepruar si një tiran i shekullit XX”, shtoi ai.
Rusia është kritikuar edhe nga Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier. “Është përgjegjësi e Moskës identifikimi i interesave të përbashkëta”, tha Steinmeier. “Por nuk kemi parë pothuajse asgjë për këtë deri tani dhe fjalimi i kolegut tim Lavrov nuk ka dhënë asnjë kontribut”, vuri në dukje ai në lidhje me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Me,shum keqardhje po shkruj se:ka ardhe koha e luftes botrore jo sot,por qysh kur u ndruan kufit me baltiket,dhe me.gjrmanin,dhe po ashtu ne luftrat e ish jugosllavis.Po,atehere dikush e pagoi shtrejt si ne kaukaz,dhe ne ballkan,por nuk ju shkoi mendja amerikanve dhe evroperendimorve,se politikat e tyre ishin krejtsishte gabim qe nuk i kushtuan ma shum ceshtjes s’ballkanit,dhe jo tu mireshin ma kufit e baltikve,dhe kaukazit se u dihte se ariu rus nji dite dote kerkonte shkakun jo alibin.Pra,para 25,vite u nenshkrue nji dokument se,natoja nuk dote kaloje kufit e gjermanis,por nuk ndejti ne fjal,ajo ju afrue ne kufi rusis,nga polonia,dhe baltiku,pra ariu i rezikshem rus ne ato kohra ishte i mjegelluar nga jelcini pijanec,dhe tani kur e mori vetveten po i tregon muskujt dhe gjuhen e terbuar prej ariut.Putini,eshte nji monster kjo dihet,por kundra monstres eshte dashte te miren masa qera,p,sh,perendimu njihere e pergjithmon ta izolonte nga ballkani,pra te perdorte politiken ma shum karota dhe ma pak kamzhika,per hungarezet,bullgaret,rumunet,serbet,greket,polaket cheket,sllovaket,se per polonin dihet se polaket kan qen dhe jan,ma antirus se qeret qe shkrujta ma larte.
Tani,eshte von per evroamerikanet qe te ndalin marshin e rusve.Por,eshte ma mir qe po te mundin ta izoloin situaten vetem ne krime,dhe ne lindje te ukraines,me ndonji marveshje te gjat jetese,me nji atonomi por pa ndryshue kufi nese mundet dhe ruset ta pranoin.Por,une nuk e besoi se ruset dhe aqi ma pak putini kete e deshiron apo e pranon.Ai,don te gjithe torten jo cerekun e tortes se,vec cerekin e ka,pra krimea vdaq,dhe ukraina lindore po se po,por cfar eshte per te shpetue kievin dhe pjeset qera,dhe te ndalet lufta kjo eshte ma e mira nga e keqja ma e madhe.Rusia hakmeret per kosoven dhe per serbin kjo dihet.Ama pikrishte per kete,politika e intereseve dhe miqsive te disa vendeve perendimore ndaj rusis eshte politika e gabuar dhe dotju kthehet bumerang pikrishte popujve te ktyre politikanve prorus,ashtu si ne kohen e hitlerit.Pra ne ato kohra hitleri marshonte ne poloni,chekosllovaki,dhe austri,holland,belgjik,anglia dhe amerika benin shurdhin dhe qorin.
Tani,pa 70,vite dote kemi luftrat te pergjakshme,jo vetem ne gadishullin arabik,por dhe ne gadishullin evropjan kjo dihet si drita e dyellit,vetem injorantet nuk duan ta din dhe ta besoin,kurse une them se,pykpyetje eshte a’mos mundim ta festoim main e vitit 1945,pra main e 2015,ne liri dhe pa lufte pykpyetje e madhe eshte,kam frig se,ne jemi gjenerate qe dota perjetoim luften e tret boterore mjerishte.